Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 30 tetor 2024
Sot, më 30 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...

Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit të verës dhe fillimit të vjeshtës të paktën nëse i referohemi atij që njihet si turizëm patriotik. Shifrat zyrtare konfirmojnë se në muajin gusht rritja e shqiptarëve të Kosovës ishte thuajse inekzistente, ndërsa në shtator hyrjet shënuan rënie me 19.2 për qind në raport me shtatorin e një viti më parë.
Turoperatorët paralajmëruan që në muajin qershor se rezervimet e këtij grupi ishin të ulëta teksa rritja e çmimeve në disa rajone që u bë më pas virale në internet dhe sidomos zhvlerësimi i euros kanë dhënë goditjen tjetër duke pakësuar këtë prezencë muaj pas muaji diçka që ka kulmuar këtë shtator.
Liberalizimi i vizave argumentohet të jetë një tjetër faktor që shtetasit e Kosovës kanë preferuar të eksplorojnë destinacione të reja në disa raste edhe nga Tirana për shkak të linjave low cost.
Por duket se nuk kemi të bëjmë vetëm me një zbehje të interesit të turizmit patriotik. Shifrat zyrtare tregojnë për një numër më të ulët të çekëve një grup që vazhdimisht ka qenë me rritje dhe që ka pasur interes për turizmin e organizuar.
Konkretisht në gusht kishte 2.4 për qind më pak hyrje nga Çekia krahasuar me gushtin 2024 teksa rënie të theksuar kanë shtetasit nga Belgjika me një tkurrje 34.5 për qind apo shtetasit nga Norvegjia dhe Finlanda të cilët kanë rënie respektivisht me 55 për qind dhe 52 për qind.
Ajo që bie në sy është fakti që pavarësisht një lëkundjeje të lehtë të rritjes së shtetasve nga Italia, këta të fundit kanë vijuar të mbeten grupi i dytë më i madh i shtetasve që kanë vizituar vendin tonë gjatë gushtit dhe shtatorit.
Konkretisht në gusht 2024 hynë rreth 256 mijë shtetas italianë me një rritje 12 për qind krahasuar me gushtin e një viti më parë teksa në shtator hyrjet ishin 110 mijë apo 26.4 për qind më shumë.
Në fakt italianët priteshin të kishin prezencë më të lartë gjatë muajve të verës, por rritja e çmimeve sidomos në Jug të vendit duket se krijoi panik tek ata që kishin bërë plane për Shqipërinë duke anuluar hotelet diçka që u konfirmua edhe nga strukturat akomoduese, sidomos gjatë muajit korrik.
Me një rritje të lehtë gjatë gushtit dhe shtatorit ishin shtetasit nga Maqedonia e Veriut që janë grupi i tretë më i madh që viziton vendin tonë teksa në vend të katër janë Greqia dhe Mali i Zi.
Gjermania është shteti i gjashtë në renditje duke pasur në gusht 70.9 mijë vizitorë me një rritje 30 për qind në raport me gusht 2023, ndërsa në shtator kjo rritje ishte 6 për qind në raport me shtatorin e një viti më parë.
Polonia ka pasur një rritje me 21 për qind gjatë gushtit, diçka që u lakua edhe nga turoperatorët të cilët nënvizuan se grupet e organizuara kishin kërkuar rritje të kapaciteteve akomoduese të rezervuara përgjatë sezonit për turizmin e organizuar.
Por nga Polonia duket se rritja vjen sidomos edhe nga turizmi individual diçka që ka qenë i dukshëm këtë verë. Edhe gjatë shtatorit polakët ishin me një rritje 13 për qind në raport me shtator 2023./ Revista Monitor
Sot, më 30 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Banka e Shqipërisë ka publikuar të plota ndryshimet që mir...
Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele...
Sot, më 29 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Vlera e kontratat të reja me Partneritet Publik-Privat që ...
Në vitin 1993, Shqipëria miratoi ligjin për sigurimet shoq...
Sot, më 28 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sipas të dhënave zyrtare, shteti shqiptar ka prodhuar gjit...
Sot, më 27 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Pas krizës financiare të viteve 2007-09, çmimet globale të...
Sot, më 26 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Raporti i Tendencave të Strehimit 2024, i përpiluar nga ag...
Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nears...
Sot, më 25 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare pësoi përsëri rënie në ...
Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ran...
Ashtu siç u paralajmërua, në vijën bregdetare do të kenë p...
Sot, më 24 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ndryshimet klimatike, por edhe fenomenet natyrore më ekstr...
Sot, më 23 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...