Interesat e kredisë për shtëpi bien përsëri, në gusht prekën nivelin më të ulët në 30 muaj
Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ran...

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare pësoi përsëri rënie në ankandin e muajit tetor. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.93%, nga 6.13% që kishte qenë në ankandin e fundit, të zhvilluar në muajin korrik. Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare ka prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit 2022, para nisjes së ciklit të rritjes së normave të interesit.
Kërkesa e investitorëve u shfaq e lartë edhe në ankandin e radhës. Nga tre miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave të paraqitur në ankand arriti në 5.5 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumën e huamarrjes në 3.45 miliardë lekë, duke i vlerësuar, me sa duket, të kënaqshme, yield-et e kërkuara nga investitorët. Nëse shuma e pranuar nuk do të ishte rritur, me shumë të ngjarë yield-i do të rezultonte edhe më i ulët.
Yield-et duken tashmë në një tendencë të qartë rënëse në të gjitha instrumentet e borxhit të qeverisë. Në fillim të muajit korrik, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli normën bazë të interesit nga 3.25% në 3%. Kjo ishte ulja e parë e normës bazë prej më shumë se katër vitesh dhe i dha fund një cikli dyvjeçar gjatë të cilit politika monetare kishte lëvizur në kahun shtrëngues.
Ndërkohë, inflacioni ka vazhduar rënien edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin shtator zbriti në 1.9%, në nivel më të ulër të tre viteve të fundit.

Këto sinjale janë përcjellë shpejt në tregun primar të titujve të borxhit të qeverisë dhe tashmë yield-et duken në një fazë të rënies së mëtejshme.
Rënia e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë tregon një gjendje likuide të tregut të brendshëm financiar, kërkesë të lartë të investitorëve për këto tituj dhe një perceptim të ulët rreziku prej tyre.
Përveç kërkesës nga investitorët e brendshëm, gjatë këtij viti është vërejtur për herë të parë kërkesë për titujt e qeverisë në lekë edhe nga investitorë institucionalë jorezidentë.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit shtator, rritja vjetore e agregatit monetar M2 arriti në 6.7%, niveli më i lartë që prej tetorit 2021.
Rënia e yield-eve të titujve të borxhit të qeverisë pasqyrohet edhe në normat e interesit të kredive në lekë, duke rezultuar në kosto më të ulët për huamarrësit privatë.
Normat e ulëta të interesit kanë favorizuar një rritje të shpejtë të kreditimit në lekë në dy vitet e fundit. Në fund të muajit gusht, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 812 miliardë lekëve, me një rritje prej 12% krahasuar të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja po udhëhiqet kryesish nga kreditimi në monedhën vendase, që është zgjeruar me 18% krahasuar me një vit më parë./ Monitor.al
Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ran...
Ashtu siç u paralajmërua, në vijën bregdetare do të kenë p...
Sot, më 24 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ndryshimet klimatike, por edhe fenomenet natyrore më ekstr...
Sot, më 23 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin janë duke u rritur ...
Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë vjeshtës programin...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 22 tetor 2024, dollari a...
Pas rrëzimit të padisë nga Gjykata Kushtetuese, prodhuesit...
Një investim i madh i reklamuar si strategjik prej 2 milia...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 21 tetor 2024, dollari a...
Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në ish-kooperativat ...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 20 tetor 2024, dollari a...
Gati 530 miliardë lekë. Kaq para janë futur në arkën e sht...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 19 tetor 2024, dolla...
Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i k...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 18 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 17 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 16 tetor 2024, dollari a...
Qeveria synon vendosjen e një takse të sheshtë për sektori...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...