Boçi: Dorëheqja e Ramës identifikohet me gjithë të keqen që ka ndodhur në Shqipëri
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha sot s...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha sot s...

Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë vjeshtës programin e blerjeve në tregun valutor. Sipas të dhënave nga tregu, në dy ankandet e fundit, të muajve shtator dhe tetor, banka qendrore ka blerë gjithsej 31.6 milionë euro.
Në ankandin e ditës së premte, shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe dhjetë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 10 milionë euro.
Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 5.2 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 5.2 milionë eurosh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 18 tetor arriti në 15.2 milionë euro.
Edhe kë ankandin e muajit shtator, Banka e Shqipërisë në raundin e parë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, me 10 milionë euro, ndërsa më tej ushtroi të drejtën e blerjes edhe në raundin e dytë, me 6.4 milionë euro të tjera. Në total, shuma e blerë arriti vlerën e 16.4 milionë eurove, me një kurs mesatar të ponderuar prej 99.34 lekësh.
Përveç blerjeve në ankande, për gjithsej 31.6 milionë euro, që nga fillimi i muajit tetor Banka e Shqipërisë ka rifilluar edhe blerjet direkte të euros në tregun valutor, me qëllim për të mos lejuar forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit. Vlerat e blera në operacionet direkte nuk bëhen publike nga Banka e Shqipërisë deri në fundin e tremujorit pasardhës.
Sidoqoftë, kursi i euros vazhdon të qëndrojë pranë vlerave minimale historike. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehej të hënën me 98.73 lekë, me rritje prej vetëm 0.01 lekë në raport me fundin e javës së kaluar.
Banka e Shqipërisë nisi ndërhyrjet direkte në tregun valutor në muajin maj dhe arriti ta mbante kursin e këmbimit euro-lek sipër nivelit të 100 lekëve deri në fillim të gushtit.
Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Pasi Banka e Shqipërisë ndërpreu blerjet direkte, kursi i euros ra gradualisht poshtë nivelit të 100 lekëve. Por, në muajin tetor, Banka e Shqipërisë ka konstatuar një forcim të presioneve rënëse mbi kursin e euros dhe ka ndërhyrë përsëri në treg.
Gjatë gjithë vitit 2024, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve shumën prej 250-330 milionë eurosh për rritjen e rezervës valutore. Megjithatë, duke përfshirë edhe blerjet direkte të valutës, vlerësohet se tashmë shuma e blerë gjatë këtij viti ta ketë kaluar ndjeshëm intervalin e sipërm të objektivit, prej 330 milionë eurosh.
Në mungesë të këtyre blerjeve, rënia e kursit të këmbimit të euros me lekun do të kishte qenë edhe më e madhe./ Revista Monitor
Në tregun valutor, ditën e sotme, 22 tetor 2024, dollari a...
Pas rrëzimit të padisë nga Gjykata Kushtetuese, prodhuesit...
Një investim i madh i reklamuar si strategjik prej 2 milia...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 21 tetor 2024, dollari a...
Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në ish-kooperativat ...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 20 tetor 2024, dollari a...
Gati 530 miliardë lekë. Kaq para janë futur në arkën e sht...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 19 tetor 2024, dolla...
Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i k...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 18 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 17 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 16 tetor 2024, dollari a...
Qeveria synon vendosjen e një takse të sheshtë për sektori...
Nga fillimi i muajit tetor, ka hyrë në fuqi ulja e tarifav...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 15 tetor 2024, dollari a...
Një studim i këtij viti “The Cost of Youth Emigration in W...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 14 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 13 tetor 2024, dolla...
Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun v...
Sektori bankar disbursoi afërsisht 70 mijë kredi në gj...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...