Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në vendgjarje
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...

Ashtu siç u paralajmërua, në vijën bregdetare do të kenë prioritet për stacione plazhi vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet si ato të vijës së parë edhe ato që kanë afërsi me të.
Një rregullore e publikuar tashmë në QBZ saktëson mënyrën se si do të procedohet për sezonin e ardhshëm ku subjektet duhet të përmbushin një sërë kushtesh për të përfituar hapësirë të shfrytëzueshme si stacion plazhi.
Kryesori duket se lidhet me faktin që të jenë struktura akomoduese të regjistruara dhe kategorizuara. Aplikimet do të bëhen në e-albania dhe gjithçka do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore të cilat do të kenë edhe hartat specifike të hapësirave të disponueshme.
Konkretisht në pikën 7 të rregullores nënvizohet se në stacionin e plazhit ushtrojnë veprimtarinë subjektet që plotësojnë kriteret e kësaj rregullloreje dhe që lidhin një kontratë qiraje për përdorimin e hapësirës së plazhit, në varësi të kapacitetit të strukturës akomoduese, si dhe, rast pas rast, njësitë e vetëqeverisjes vendore përkatëse.
Në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, apo kërkesave të investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse.
“Kur veprimtaria e stacionit të plazhit ushtrohet nga subjekt privat, subjekti përmbush kriteret, si më poshtë: a) Të jetë i regjistruar si person fizik/tregtar apo juridik për ushtrimin e veprimtarisë, si strukturë akomoduese; b) Të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi para/në afërsi të strukturës akomoduese; c) Të ketë shlyer të gjitha detyrimet tatimore qendrore dhe detyrimet vendore; ç) Të ketë një plan operimi për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë kushtet minimale dhe kërkesat e sigurisë për stacionin e plazhit” thuhet në pikën 3 të nenit 7 të rregullores.
Në rastet kur njësitë vendore kanë kontrata me subjektet që shkojnë deri në vitin 2025, ato kontrata vijojnë edhe këtë sezon, edhe nëse nuk janë struktura akomoduese por vetëm aktivitet stacion plazhi.
Në raportin e ndarjes së plazhit publik dhe privat rregullorja përcakton distanca të qarta nga vija e detit, mes çadrave si dhe raportin në 1000 m2 ku të paktën 30 për qind janë publik. Plazhet ku ndërkohë nuk ka struktura akomoduese në masë siç janë Divjaka dhe Fieri sipas rregullores do të kalojnë me stacione plazhi për bar-restorantet duke vendosur kushte për këta të fundit.
Po kështu lidhur me ndarjen e kategorive të plazheve rregullorja përcakton katër tipologji.
“Plazhet, në bazë të vijës së bregut të detit ose të liqenit dhe të karakteristikave të tjera natyrore, ndahen në plazhe të tipit A, B, AB e C:a) plazh i tipit A është plazhi kryesisht me përbërje ranore dhe me gjerësi të konsiderueshme të brezit të plazhit, i cila nuk është më i vogël se 60 (gjashtëdhjetë) m vijë perpendikulare me vijën e bregut të detit ose të liqenit; b) plazh i tipit B është plazhi kryesisht me përbërje shkëmbore dhe zhavorri dhe me gjerësi të brezit të plazhit, i cila nuk është më i madh se 60 (gjashtëdhjetë) m vijë perpendikulare me vijën e bregut të detit ose liqenit; c) plazh i tipit AB është plazhi i ndërthurur, i cili përmban karakteristika si të tipave A e B; ç) plazh i tipit C është plazhi i virgjër, për përdorim të lirë, në të cilin nuk lejohet asnjë veprimtari për stacion plazhi, përveç mirëmbajtjes dhe pastrimit nga njësia e vetëqeverisjes vendore që e ka në administrim” thuhet në rregullore. Për secilin prej tipologjive kushtet që duhet të ofrohen nga subjekti privat sa i takon higjienës, shërbimeve të integruara apo sigurisë janë të ndryshme./ Revista Monitor
Sot, më 24 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ndryshimet klimatike, por edhe fenomenet natyrore më ekstr...
Sot, më 23 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin janë duke u rritur ...
Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë vjeshtës programin...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 22 tetor 2024, dollari a...
Pas rrëzimit të padisë nga Gjykata Kushtetuese, prodhuesit...
Një investim i madh i reklamuar si strategjik prej 2 milia...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 21 tetor 2024, dollari a...
Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në ish-kooperativat ...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 20 tetor 2024, dollari a...
Gati 530 miliardë lekë. Kaq para janë futur në arkën e sht...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 19 tetor 2024, dolla...
Partnerët e zhvillimit të Shqipërisë vitet e fundit po i k...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 18 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 17 tetor 2024, dollari a...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 16 tetor 2024, dollari a...
Qeveria synon vendosjen e një takse të sheshtë për sektori...
Nga fillimi i muajit tetor, ka hyrë në fuqi ulja e tarifav...
Në tregun valutor, ditën e sotme, 15 tetor 2024, dollari a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...