Rreth 4 orë pas aksidentit në Tiranë/ Betonieria ende në vendgjarje
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...

Banka e Shqipërisë ka publikuar të plota ndryshimet që miratoi në fillim të këtij muaji në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Rregullorja në fjalë tenton të përcaktojë disa kritere të detajuara në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.
Në variantin e konfirmuar të rregullores është konfirmuar kufizimi që një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.
Megjithatë, krahasuar me variantin fillestar të konsultuar në muajin shtator me palët e interesit, rregullorja e miratuar e ka rritur vlerën tavan të lejuar të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve.
Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.
Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60% (nga 40% që kishte qenë në projektrregulloren fillestare).
Kjo vlerë mund të jetë më e lartë në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme, të parashikuara në rregulloret e brendshme të subjektit, se niveli më i lartë i raportit DSTI nuk cënon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht pagesën e detyrimeve të kredisë.
Në çdo rast, të ardhurat neto pas shërbimit të borxhit nuk duhet të jenë më të vogla se shpenzimet e arsyeshme të jetesës së kredimarrësve.
Në variantin fillestar, projektrregullorja parashikonte se rastet përjashtimore nuk duhet të tejkalonin 10% të shumës së kredive të reja të dhëna nga subjekti për një vit kalendarik, por ky kufizim specifik është hequr në variantin e miratuar të rregullores.
Subjekti harton procedura të brendshme mbi llogaritjen e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), si dhe përcakton kërkesa më të kufizuara përsa lidhet me nivelin e treguesit për kredimarrësit me të ardhura të parregullta ose të luhatshme, apo për kredimarrësit monedha e të ardhurave të të cilëve është e ndryshme nga monedha e kredisë.
Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.
Subjekti siguron të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.
Në veçanti, subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të tjera të parregullta.
Subjekti duhet të sigurohet që aftësia paguese e kredimarrësit për të përmbushur detyrimetsipas kontratës së kredisë nuk bazohet në një rritje të konsiderueshme të pritshme të të ardhurave të kredimarrësit, përveç rasteve kur dokumentacioni ofron prova të mjaftueshme. Huadhënësi duhet të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit.
Subjekti duhet të vlerësojë aftësinë aktuale dhe të ardhshme të kredimarrësit për të përmbushur detyrimet sipas kontratës së kredisë, duke konsideruar edhe efektin potencial në skenarët e rritjes së normave të interesit në rastin e kontratave me norma të ndryshueshme dhe luhatjet e pafavorshme të kursit të këmbimit.+
Subjekti duhet të përcaktojë në procedurat e brendshme, informacionin që do të përdoret për vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit, në varësi të shumës, llojit të kredisë dhe burimit të të ardhurave. Informacioni përfshin të dhëna ose dokumente të nevojshme dhe të përshtatshme lidhur me të paktën punësimin, kushtet financiare dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave; burimet e ripagimit të kredisë; angazhimet financiare dhe shpenzimet për përmbushjen e tyre; kolateralin (për kredidhënien e kolateralizuar).Subjekti në vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit duhet të konsiderojë faktorët që ndikojnë në kapacitetin ripagues aktual dhe të ardhshëm të kredimarrësit, duke përfshirë edhe shpenzimet e jetesës së tij.
Subjekti duhet të kryejë vlerësimin e aftësisë paguese, në bazë të aftësisë së përbashkët paguese të bashkëkredimarrësve, në rastet kur kërkesa për kredi paraqitet bashkërisht nga më shumë se një kredimarrës.
Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në projektrregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin lidh kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër.
Kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie./ Revista Monitor
Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele...
Sot, më 29 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Vlera e kontratat të reja me Partneritet Publik-Privat që ...
Në vitin 1993, Shqipëria miratoi ligjin për sigurimet shoq...
Sot, më 28 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sipas të dhënave zyrtare, shteti shqiptar ka prodhuar gjit...
Sot, më 27 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Pas krizës financiare të viteve 2007-09, çmimet globale të...
Sot, më 26 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Raporti i Tendencave të Strehimit 2024, i përpiluar nga ag...
Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga tendenca e nears...
Sot, më 25 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare pësoi përsëri rënie në ...
Normat e interesit të kredisë së re për shtëpi në lekë ran...
Ashtu siç u paralajmërua, në vijën bregdetare do të kenë p...
Sot, më 24 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Ndryshimet klimatike, por edhe fenomenet natyrore më ekstr...
Sot, më 23 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin janë duke u rritur ...
Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë vjeshtës programin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...