Paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-n
A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para,...

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.4 pikë në muajin dhjetor. Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e treguesit të besimit në ekonomi u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë dhe ai i besimit të konsumatorit mbetën pothuajse të pandryshuar. Rritje regjistroi vetëm treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Treguesi i besimit të industrisë regjistroi një rënie të lehtë me 0.2 pikë përqindje në muajin dhjetor, i ndikuar nga pritjet në rënie për porositë nga eksportet. Niveli i këtij treguesi aktualisht qëndron rreth 2 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje, ndërkohë që çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen priten të mbeten pothuajse të njëjta.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 2.8 pikë përqindje në muajin dhjetor. Pavarësisht rënies, niveli i këtij treguesi qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rënia e besimit u ndikua nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për poshtë, ndërkohë që janë rishikuar për lart çmimet në të ardhmen.
Treguesi i besimit në tregti për dhjetorin regjistroi një vlerë thuajse të njëjtë me atë të muajit nëntor. Niveli i tij qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e treguesit u ndikua nga vlerësimet në rënie të ecurisë aktuale të biznesit dhe në rritje të pritjeve për punësimin. Pritjet për ecurinë e biznesit dhe për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.5 pikë përqindje për dhjetorin. Aktualisht, ky tregues qëndron 16.6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Në rritjen mujore ndikuan të dy komponentët, si vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe ai i porosive aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rritje.
Treguesi i besimit konsumator për dhjetorin nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar, duke qëndruar rreth 1.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ndikimet në drejtime të kundërta të balancave përbërëse të tij u kompensuan, duke mos e ndryshuar nivelin e treguesit të agreguar. Vlerësimi për situatën ekonomike në të ardhmen dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha u rritën këtë muaj, ndërkohë, në kahun tjetër, pritjet për situatën financiare dhe blerjet e mëdha ishin më pak optimiste. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë. /MONITOR
A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para,...
Shpenzimet buxhetore po rriten shumë më shpejt se fondet p...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Planifikimi dhe zbatimi i investimeve publike gjatë vitit ...
Turizmi, rritja e kostove të ndërtimit e deri te qarkullim...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Ekonomia globale po përballet që nga fillimi i vitit 2025 ...
Në shtëpitë shqiptare, ekranet janë bërë shoqëruesit e për...
Mund të kishte qenë shumë më keq. Në prill 2025, ndërsa pr...
Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kishin mundur të ku...
Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në mu...
Nis nga 1 janari 2026 zbatimi i paketës fiskale, që përfsh...
Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve p...
Nga sot, paga minimale në vend bëhet 50 mijë lekë. Ky vend...
Shqipëria është ekonomia e rajonit të Ballkanit Perëndimor...
Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mb...
Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 ...
Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publ...
Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...