Ndryshime në qeveri/ Ja kush lirohet nga detyra
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...

Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, i mbështetur kryesisht nga produktet e sigurimit të detyrueshëm.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të 10-mujorit, primet e shkruara bruto arritën vlerën e 20.3 miliardë lekëve, në rritje me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut këtë vit është më e ngadaltë krahasuar me vitin 2023, ndikuar pjesërisht edhe nga vazhdimi i forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Sipas të dhënave të AMF-së, për gjysmën e parë të këtij viti afërsisht 33% e primeve të shkruara bruto në sigurime ishin të llogaritura në valutë të huaj, kryesisht në euro. Duke qenë se statistikat raportohen në lekë, forcimi i monedhës vendase në kursin e këmbimit ka dhënë një efekt negativ në vlerën e primeve të shkruara në valutë të huaj.
Përtej efektit negativ të kursit të këmbimit, struktura e tregut sipas produkteve këtë vit nuk shfaq risi të mëdha. Shumica e produkteve po ndjekin një rritje të ngadaltë dhe organike, me sigurimet e detyrueshme që vazhdojnë të përbëjnë shtyllën kryesore të tregut.
Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës u rritën me 7.5%, ndërsa në atë të sigurimit të Jetës me 8.5%.
Segmenti i Jo-Jetës vazhdon të dominojë, me gati 92% të primeve të shkruara bruto.
Sigurimet e detyrueshme motorike ngelen mbizotëruese në tregun e Jo-Jetës. Në fund të 10-mujorit, ato përbënin 66.1% të primeve të shkruara bruto, nga 65.9% që zinin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e lehtë e peshës së sigurimeve të detyrueshme motorike ka ardhur kryesisht nga siigurimi i brendshëm motorik TPL, ndërsa ecuri më të dobët shfaqin produktet e Kartonit Jeshil dhe Policës Kufitare. Duke qenë se të dyja këto produkte shiten në Euro, edhe në këtë rast vlerësohet se një ndikim negativ ka dhënë kursi i këmbimit.
Sigurimi i pronës nga katastrofat ngelet produkti kryesor i sigurimit vullnetar, me 10.4% të primeve të shkruara bruto, nga 10.8% që zinte një vit më parë. Vijon sigurimi KASKO i automjeteve, me 8.1% të primeve, nga 7.2% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, dëmet këtë vit po rriten me ritme ndjeshëm më të larta krahasuar me vitin e kaluar. Në fund të 10-mujorit rritja e tyre arriti në 22.7%, rritje kjo rreth tre herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Për10-mujorin, dëmet e paguara bruto kishin vlerën e 7 miliardë lekëve.
Struktura e dëmeve në tregun e Jo-Jetës vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me 70% të dëmeve të paguara bruto nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës./ Revista Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë në lidhje...
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka përf...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ka një arsye se pse të gjithë po “nxitojnë” të investojnë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Pavarësisht se pothuajse çdo veprim me administratën në ve...
Ditën e sotme Bitcoin i kaloi 96 mijë dollarë duke iu afru...
Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizo...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blih...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në ...
Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta...
Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në ...
Sot, më 20 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka kërkuar Korporatës Elek...
Në përfundim të diskutimit në parim të projektbuxhetit 202...
Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...