Ndryshime në qeveri/ Ja kush lirohet nga detyra
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...
Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre ësh...

Pavarësisht se pothuajse çdo veprim me administratën në vend ka kaluar online, bizneset e huaja perceptojnë se në vitin 2024 ka pasur një rritje të ndjeshme të burokracisë në vend, sipas Anketës për Mjedisin e Biznesit në Shqipëri 2024.
Përfaqësuesit e biznesit besojnë se ka një rritje të nivelit të burokracisë me të cilën përballen, duke arritur 64 pikë nga 100, 21 pikë më shumë krahasuar me vitin 2023, ku kishte 43 pikë në të njëjtën shkallë.
Sondazhi tregon gjithsesi një përmirësim të lehtë të ambientit për të bërë biznes në vend, por ai mbetet nën mesataren në shkallën e favorizimit, duke mos e kaluar nivelin e 50, nga 100 që është treguesi maksimal.
Anketa për Mjedisin e Biznesit në Shqipëri 2024 u realizua gjatë muajve Gusht – Tetor 2024 përmes përfshirjes së komunitetit të investitorëve të huaj në vend. Gjetjet u prezantuan nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Confindustria Albania, Dhoma Italiane e Tregtisë në Shqipëri dhe Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri.
Të anketuarit kryesorë të këtij sondazhi ishin bizneset e huaja të rëndësishme në Shqipëri, në sektorët e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, industrive të rënda dhe minierave, energjisë dhe mjedisit, shërbimeve financiare, tregtisë, logjistikës, turizmit, shërbimeve konsulente etj.
Investitorët e huaj vlerësojnë situatën aktuale të të bërit biznes në Shqipëri me 49 nga 100 pikë, me një rritje prej 3 pikësh krahasuar me vitin 2023 (46 pikë), megjithatë nuk arrijnë të kalojnë mesataren në shkallën e e favorizimit. Kur shikohen pritshmëritë për klimën e biznesit në të ardhmen, arrijnë të njëjtin rezultat si vitin 2023, me 52 pikë nga 100, edhe në vitin 2024. Në aspektin e situatës makroekonomike globale dhe kombëtare, investitorët e huaj konsiderojnë “zhvlerësimin aktual të euros dhe ndikimin e tij në biznesin e tyre”, si edhe “ndikimin e normës së lartë aktuale të inflacionit”, si dy çështjet më të rënda me ndikim në biznesin e tyre, me një ulje të vogël në shkallën e intensitetit, krahasuar me anketën e vitit 2023.
Duke parë faktorët e brendshëm, përfaqësuesit e biznesit besojnë se ka një rritje të nivelit të burokracisë me të cilën përballen, duke arritur 64 pikë nga 100, 21 pikë më shumë krahasuar me vitin 2023, ku kishte 43 pikë në të njëjtën shkallë. Deri në 69% e përfaqësuesve të bizneseve pohojnë gjithashtu se informaliteti është i pranishëm në sektorët ku ata operojnë. Rendi dhe siguria janë dimensionet me performancë më të mirë në këtë kategori, ku 33% përgjigjen që përballen me probleme në këtë drejtim, megjithatë, intensiteti i këtyre problemeve është vlerësuar me 61 pikë nga 100 në të njëjtën shkallë. Për më tepër, mbi 63% e të anketuarve besojnë se qeveria nuk është transparente në një nivel të mjaftueshëm ndaj biznesit të tyre. Kur mendohet
për të bërë biznes në Shqipëri, vihet re një përmirësim prej 7 pikësh për klimën politike shqiptare, e konsideruar si problematike me 49 pikë, krahasuar me 56 në vitin 2023, në shkallën e intensitetit. Gjyqësori shqiptar, nga ana tjetër, ka marrë 55 pikë, me një rritje prej 12 pikësh krahasuar me 43 pikë në vitin 2023. Seksioni i furnizimit me energji në sondazhin e vitit 2024 sheh një përmirësim të përgjithshëm në krahasim me vitin 2023, me të gjitha dimensionet që nuk e kalojnë vijën e mesme të intensitetit në shkallën e vlerësimit.
Situata nuk duket shumë pozitive kur vlerësohet sistemi tatimor në vend, me vetëm 3 dimensione nga 9 të vlerësuara që kalojnë pak mesataren e intensitetit në shkallën e vlerësimit. Konkretisht, “Frekuenca e ndryshimeve të legjislacionit dhe praktikave tatimore dhe ndikimi i tij në biznes” (55 pikë), “Rëndësia dhe qartësia e vendimeve / interpretimeve të lëshuara nga autoritetet tatimore dhe ndikimi i tyre në biznes” (51 pikë), dhe “Niveli i ndërlidhjes/ komunikimit ndërmjet platformave / institucioneve qeveritare të ndryshme” (51 pikë).
Kur shikojmë marrëdhëniet me institucionet shqiptare, edhe pse vetëm 1 dimension kalon vijën e mesme në shkallën e intensitetit (Kapacitetet e institucioneve, vendore apo qendrore, si edhe niveli i ekspertizës së zyrtarëve publikë, në kryerjen e funksioneve të tyre, me 56 pikë), ka një ulje të vogël të performancës së përgjithshme në këtë drejtim, në pothuajse në të gjitha dimensionet e vlerësuara.
Situata në lidhje me tregun e Punës në Shqipëri është sërish ndër dimensionet më të dobëta të vlerësuara nga investitorët e huaj, konkretisht kur bëhet fjalë për rritjen e pagave në vend, që ka marrë 65 pikë në shkallën e intensitetit, një rritje prej 21 pikësh krahasuar me 44 pikë në vitin 2023. Gjithashtu, kur shihet aksesimi i fuqisë punëtore të kualifikuar / të trajnuar dhe ndikimi i saj në biznes, ajo ka marrë 74 pikë, 5 pikë më shumë krahasuar me 69 pikët e vitit 2023.
Situata në lidhje me strategjitë dhe stimujt pro-biznesit ndihet në rastin më të mirë “e vakët”, me investitorët e huaj që vlerësojnë ndikimin e reformave dhe politikave ekonomike shqiptare ndaj biznesit të huaj me 48 pikë (rritje e lehtë me 1 pikë krahasuar me vitin 2023), po ashtu vlerësimi i politikave dhe stimujve për nxitjen e investimeve është 45 pikë (ulje e lehtë me 2 pikë, krahasuar me vitin 2023).
Investitorët e huaj nuk presin ndryshime të mëdha në ekonominë shqiptare në vitin e ardhshëm, duke marrë 55 pikë në një shkallë ku 0 = dobësohet ndjeshëm dhe 100 = përmirësohet ndjeshëm. Kjo pasohet nga një optimizëm i vogël për rritjen e xhiros së biznesit, e cila pritet të rritet në masën 60 pikë në një shkallë ku 0 = ulet ndjeshëm dhe 100 = rritet ndjeshëm.
Rezultatet e sondazhit u prezantuan në prani të Shefit të Bashkëpunimit nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri Z. Hubert Perr, Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Znj. Delina Ibrahimaj, Zëvendësministrit për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin Z. Enkelejd Musabelliu, si edhe të ftuarve të tjerë të shquar dhe përfaqësuesve diplomatikë në Shqipëri./ Monitor.al
Ditën e sotme Bitcoin i kaloi 96 mijë dollarë duke iu afru...
Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizo...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blih...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në ...
Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta...
Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në ...
Sot, më 20 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka kërkuar Korporatës Elek...
Në përfundim të diskutimit në parim të projektbuxhetit 202...
Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla t...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalës...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta M...
Shqipëria e ka dyfishuar ekonominë e saj dhe të ardhurat b...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ekonomia vendase ka shënuar rritje të konsumit në 10 muajt...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Borxhi (detyrimet) në formën e sigurimeve të papaguara të ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...