Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Sot, më 20 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...

Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në tremujorin e tretë të vitit. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, vëllimi i tregtimeve u rrit me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregtimi i valutës është rritur me ritme dyshifrore përgjatë gjithë 9-mujorit të parë të vitit, duke dëshmuar praninë e flukseve të larta valutore në ekonomi. Volumet e tregtimit të valutës ishin rritur me 30% në tremujorin e dytë të vitit dhe me 16% në tremujorin e parë.
Banka e Shqipërisë konstaton se kursi i këmbimit të lekut ndaj valutave kryesore vijon të karakterizohet nga presione forcuese edhe gjatë tremujorit të tretë. Mbiçmimi i lekut u rishfaq prej muajit gusht, ndonëse jo me të njëjtën shpejtësi si në fillim të tremujorit të dytë të vitit.
Kursi mesatar i këmbimit euro-lekë zbriti gradualisht në 100 në gusht, e më tej në 99.4 në shtator, pas qëndrueshmërisë në një mesatare prej 100.4 të vërejtur në periudhën maj – korrik.
Ndërkohë, pasi shënoi nivelin më të ulët prej 2.8% në muajin korrik, mbiçmimi vjetor u thellua në tre muajt pasues, duke shënuar vlerën mesatare prej 6.4%. Ky nivel është gjithsesi nën normën mesatare të mbiçmimit prej 9.3% të vërejtur gjatë gjashtë muajve të parë të viti.
Megjithatë, ecuria e kursit të këmbimit është ndikuar pjesërisht edhe nga ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore ka kryer rregullisht ndërhyrje gjatë periudhës maj-korrik, me qëllim për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit.
Por, pasi në muajin gusht Banka e Shqipërisë u tërhoq nga ndërhyrjet duke ia lënë kursin forcave të tregut, euro ka vazhduar rënien poshtë kufirit të 100 lekëve dhe po thyen vazhdimisht rekorde të reja historike.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 98.11 lekë, duke arritur nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.
Në harkun e pesë viteve të fundit, kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë me pothuajse 20%.
Burimi i ofertës së lartë valutore në ekonomi mund të identifikohet sidomos te rritja e numrit të turistëve të huaj dhe tek investimet e huaja, veçanërisht ato në tregun e pasurive të paluajtshme.
Agjentët e tregut perceptojnë gjithmonë edhe një efekt të konsiderueshëm nga prurjet valutore të lidhura me aktivitete informale ose të jashtëligjshme, si një faktor që i ndikon në vazhdimësi treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit, duke përfshirë këtu edhe kursin e këmbimit.
Nga ana tjetër, leku i fortë edhe për këtë është mbështetur pjesërisht nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat mbiçmuese. Sipas shifrave të Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit suficiti arriti vlerën rekord të pothuajse 69 miliardë lekëve.
Forcimi i lekut e ndihmoi ekonominë shqiptare të përballonte me pasoja më të zbutura valën inflacioniste të vitit 2022. Gjithashtu, forcimi i lekut në përgjithësi vlerësohet të ketë luajtur një rol pozitiv në stabilitetin financiar, duke rritur aftësinë paguese të huamarrësve në euro, me të ardhura në lekë. Por, nga ana tjetër, leku më i fortë ka dhënë efekte të dukshme negative në sektorët eksportues të ekonomisë./ Revista Monitor
Sot, më 20 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka kërkuar Korporatës Elek...
Në përfundim të diskutimit në parim të projektbuxhetit 202...
Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla t...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u ngadalës...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta M...
Shqipëria e ka dyfishuar ekonominë e saj dhe të ardhurat b...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ekonomia vendase ka shënuar rritje të konsumit në 10 muajt...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Borxhi (detyrimet) në formën e sigurimeve të papaguara të ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi s...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për s...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...