Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Qiradhënia e pronave është një treg në rritje në vendin tonë, teksa shumëkush po nxiton të lëshojë shtëpinë me ditë, apo me afate më të gjata.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se të arkëtimet e TAP mbi të ardhurat nga qiratë arritën në 5.8 miliardë lekë në vitin 2025 nga 5.3 miliardë lekë më 2024 me rritje 8.5%.
Paralelisht me vlerën e tatimit të mbledhur, edhe vlera zyrtare e qirave të tatuara ka shënuar të njëjtin trend rritës.
Baza e vlerës mbi të cilën llogaritet ky tatim ishte 38,6 miliardë lekë më 2025, me zgjerim mbi 3 miliardë lekë brenda një viti, në krahasim me vlerën 35.6 miliardë lekë në 2024. Kjo rritje tregon jo vetëm zgjerimin e numrit të kontratave të deklaruara, por edhe një reflektim e rritjes së çmimeve të qirave në tregun vendas dhe rritjes së vlerës së referencave.
Tatimi mbi qiranë është një tatim i mbajtur në burim në masën 15%. Procesi ndryshon në varësi të statusit të palëve të përfshira. Në rastin kur individi i jep qira një biznesi, qiramarrësi ka detyrimin ligjor të mbajë 15% të vlerës bruto të qirasë dhe ta derdhë atë në llogarinë e Tatimeve brenda datës 20 të muajit pasardhës.
Ndërsa në rastin kur një individ i jep me qira një pronë një individi tjetër pronari i pasurisë (qiradhënësi) duhet të deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin prej 15%. Shpesh ky proces lidhet me regjistrimin e kontratës së qirasë në noter dhe më pas pranë zyrave të Kadastrës ose Tatimeve.
Tatimet aplikojnë çmimet e referencës për metër katror për tatimin mbi qiranë. Duke qenë se çmimet e apartamenteve sidomos në Tiranë dhe bregdet janë rritur ndjeshëm, shumë individë e kanë të pamundur blerjen dhe i drejtohen qirasë, duke rritur kërkesën dhe rrjedhimisht çmimet.
Një pjesë e madhe e stokut të banesave ka kaluar nga qira afatgjatë në qira afatshkurtër për turistët.
Sipas të dhënave të mëparshme nga AirDNA,, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb dhe Expedia (dhe në disa raste Booking.com) se në gjithë vendin, mesatarisht në vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijë apartamente përmes platformës së qiradhënies, Airbnb, nga 21 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 25.3%. Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).
Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.
Sipas të dhënave nga AirDNA dhe Expedia, në vitin 2025, vetëm nga këto apartamente të matura, u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.
Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, ka bërë që në treg të ketë më pak apartamente e shtëpi, që jepen me afat të gjatë, sidomos në kryeqytet dhe në zonat bregdetare (përgjithësisht në verë). Kjo ka çuar në shtrenjtimin e pagesave mujore, sidomos në kryeqytet.
Rritja ka qenë aq e fortë sa në dhjetor ndikoi në gati gjysmën e inflacionit (0.96 pikë përqindje nga 2.2% që rezultoi Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin e fundit të vitit). Qiraja më e lirë që mund të gjesh sot në kryeqytet është 250 – 300 euro në zonat periferike, ndërsa afër dhe në qendër, çmimet variojnë nga 500 – 1000 euro në muaj. Për vilat, kostot arrijnë në 300 – 5000 euro në muaj.
Gjithashtu zhvendosja e vazhdueshme e popullsisë drejt Tiranës për punësim dhe edukim mban kërkesën në nivele maksimale, pavarësisht ndërtimeve të reja.
Për buxhetin e shtetit dhe pronarët shtrenjtimi i qirave do të thotë më shumë të ardhura, por për qiramarrësit, te rinjtë dhe familjet e reja kthehet në një kosto të shtuar që shpesh tejkalon rritjen e pagave, duke e bërë qiramarrjen të papërballueshme./Monitor.al
Shqiptarët po konsumojnë patate mjaft cilësore dhe me çmim...
Fitimi i tregut të sigurimeve iu kthye rritjes vitin e kal...
Produkti i brendshëm bruto për frymë është një nga mjetet...
Në muajin mars 2026, eksportet e mallrave arritën vlerën 3...
Edhe këtë vit, në zonat bregdetare ka vijuar rritja e çmim...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dhe ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...
Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë n...
Guvernatori i Bankës së Shqiëprisë, Gent Sejko zhvilloi kë...
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të pasqyr...
Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përbal...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 80.8 lekë dhe...
Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmi...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 80.6 lekë d...
Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë...
Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tir...
Këtë të martë, një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Në vitin 2025, BE-ja eksportoi produkte mjekësore dhe farm...
Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...