27% e pensionistëve po punojnë, tri herë më shumë se në vitin 2015
Zgjerimi i punësimit vitet e fundit sidomos pas pandemisë ...

Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të lehtë vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthimi i rezervës ishte pozitiv në masën 3.03%, nga 2.91% që kishte qenë në vitin 2024.
Një rritje e lehtë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në gjysmën e dytë të 2025, ka ndikuar në një korrektim të vogël në rritje të kthimit nga rezerva valutore.
Gjithashtu, një ndikim pozitiv vlerësohet se ka dhënë veçanërisht edhe rritja e çmimeve të arit.
Në fund të vitit 2025, përbërja e rezervës valutore bruto sipas monedhave dominohej nga euro me 60.3%, e ndjekur nga dollari amerikan me 22.3%, Ari me 5.9%, të drejtat e tërheqjes në FMN (SDR) me 3.7%, paundi britanik me 2.5%, renminbi kinez, me 2.7%, jeni japonez me 2%, dhe dollari australian me 0.6%.
Në fund të dhjetorit 2025, stoku i rezervës valutore bruto përfshinte edhe rreth 116.99 mijë onz ose 3.64 ton ar monetar.
Rezerva valutore e administruar nga Banka e Shqipërisë është e investuar në aktive likuide, kryesisht me afat maturimi 1-3 vjet dhe 3-5 vjet.
Pesha e investuar në instrumente të borxhit me afat mbi 5 vjet rezulton me rritje, duke përfaqësuar rreth 13.4% të portofolit të rezervës së investuar në tituj, në mbyllje të vitit.
Portofoli i administruar nga administratori i jashtëm (IBRD, pjesë e Bankës Botërore) ka vijuar të investohet kryesisht në instrumente borxhi të emetuara nga qeveri dhe agjenci qeveritare, kundrejt një portofoli referencë 1-3 vjet emetime të thesarit amerikan.
Në funksion të rritjes së rezervës valutore, në muajin dhjetor u realizua ndryshimi i portofolit që administrohet nga IBRD-ja, duke iniciuar mandatin e ri të investimit në tituj të mbështetura në kredi hipotekare (Mortgage Backed Securities, MBS). Ky mandat investimi do të zbatohet me një horizont kohor investimi 5 vjet.
Në fund të vitit 2025, rreth 63.7% e portofolit të rezervës valutore rezultonte e investuar në emra me renditje të cilësisë së lartë (klasa AAA dhe AA, duke përfshirë edhe ekspozimet në llogari rrjedhëse dhe SDR).
Ekspozimet sipas llojit të emetuesit/kundërpalës me të cilën investohet, përfaqësohen nga qeveri/banka qendrore (81%), ndjekur nga banka/institucione të tjera financiare (7.7%), institucione shumëpalëshe (5.9%), agjenci (4.4%), autoritete qeveritare/organe publike (0.5%) dhe institucione të garantuara nga qeveritë (0.4%).
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 6.3 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 16.5% krahasuar me një vit më parë. /Monitor
Zgjerimi i punësimit vitet e fundit sidomos pas pandemisë ...
Vetëm një në tri familje që marrin ndihmë ekonomike po për...
Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, ...
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe ...
Tregjet globale të aksioneve janë hapur në rënie të hënën,...
Sipas sociologëve, përshpejtimi i plakjes së popullsisë po...
Këtë të diel në tregun valutor, monedha euro do të këmbehe...
Administrata shqiptare ka një zakon të vjetër: sa herë që ...
Këtë të shtunë në tregun valutor, monedha euro do të këmbe...
Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopoliti...
Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Çmimet e energjisë në Europë mund të mbeten të larta për n...
Bujqësia është konsumatori më i madh i ujit në botë. Sipas...
Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po a...
Prej të paktën tri vitesh, Shqipëria po e humb me sukses g...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka Botërore ka rishikuar lehtë në ulje pritshmërinë për...
Bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, ndërsa çmimet e na...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...