Kursi i këmbimit, 11 prill 2026
Këtë të shtunë në tregun valutor, monedha euro do të këmbe...

Administrata shqiptare ka një zakon të vjetër: sa herë që nuk arrin të zgjidhë një problem, përpiqet ta mbulojë me një tabelë, një referencë, një bord, një çmim të komanduar. Kur u rrit nafta, zgjidhja nuk ishte të prekej barra fiskale, edhe pse ajo mbetet dukshëm më e lartë se në vendet e rajonit.
U riaktivizua Bordi i Transparencës, me një metodologji që është ndryshuar sipas rastit dhe me një rezultat modest për qytetarët. Edhe në rastet kur ndërhyhet, kursimi është minimal krahasuar me barrën që mban konsumatori në çdo litër, teksa e gjithë lufta bëhet për 4-5 lekë për litër.
P.sh., kur hyri në fuqi reduktimi i akcizës me 20%, çmimi i naftës u rrit nga 218 lekë në 224 lekë për litër! Ndërkohë, Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të larta të çmimeve të karburanteve në botë, duke hyrë në dhjetëshen e më të shtrenjtëve.
Pra, shteti nuk heq dorë nga pjesa e vet, por krijon iluzionin se po mbron qytetarin. E bën këtë duke administruar pasojën, jo shkakun. Nuk ul taksat, nuk godet deformimet që prodhojnë çmime të larta, nuk kanalizon një pjesë të të ardhurave shtesë që mbledh nga shtrenjtimi i çmimeve te shtresat e brishta, por ndërton një mekanizëm që i jep vetes rolin e arbitrit moral të tregut.
Në fund, qytetari kursen fare pak, ndërsa ekonomia mbetet me një nga karburantet më të shtrenjta për fuqinë blerëse që ka.
Të njëjtën logjikë po ndjek tani edhe me pagat. Nuk ka dyshim që në Shqipëri ka ende evazion të lartë në tërësi, me të ardhurat totale që janë 28% e PBB-së, nga 35-40% mesatarja në Europë. Ky evazion është te pagat në sektorin privat, teksa të ardhurat nga sigurimet shoqërore janë ende 6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në rajon dhe në Europë, ky tregues është mbi 10%.
Në vend që të forcojë administratën tatimore, të përmirësojë kontrollin inteligjent të riskut dhe të godasë realisht evazionin, qeveria po shtrihet nga një sektor në tjetrin me pagat referencë.
Pas shërbimeve, hoteleri-turizmit dhe ndërtimit, Tatimet kanë publikuar paga referencë edhe për 40 kategori profesionesh në sistemin shëndetësor privat dhe shërbimet estetike, duke përfshirë rreth 10 mijë biznese.
Praktikisht, biznesi nuk gjykohet më mbi pagën që paguan realisht, por mbi një pagë të vendosur nga administrata. Çdo deklarim nën atë nivel e kthen subjektin automatikisht në “risk”.
Ky është deformim i hapur i tregut të punës. Sepse paga nuk është çmim administrativ, por rezultat i produktivitetit, përvojës, aftësive, kërkesës dhe ofertës.
Vetë profesionistët e sektorit privat dhe kontabilistët kanë paralajmëruar se kjo qasje nuk reflekton realitetin, dëmton meritokracinë, nuk merr parasysh diferencat mes qyteteve, niveleve të përvojës dhe profileve profesionale, madje mund të prodhojë më shumë informalitet dhe mbyllje të bizneseve të vogla.
Mbi të gjitha, këto referenca pengojnë punësimin e të rinjve, pasi askush nuk do të tentojë të marrë në punë një të sapodiplomuar, që do të detyrohet ta paguajë me nivelin e një personi tjetër me më shumë përvojë.
Nëse referenca bëhet standard, tregu nuk bëhet më i pastër, por më i shtrembëruar. Një pagë fikse e vendosur nga lart nuk pasqyron realitetin e sektorit privat. Ajo mund të kthehet në tavan për disa dhe në justifikim për pagesa të tjera “në dorë” për të tjerë. Kjo nuk është luftë ndaj evazionit.
Është pranim i paaftësisë për ta hetuar atë rast pas rasti dhe ç’është më e keqja, mund të prodhojë iluzionin se ekonomia po ecën mirë, sepse të ardhurat buxhetore po rriten.
Ironia është se vetë qeveria jep sinjale krejt të kundërta. Nga njëra anë, shtrëngon tregun me paga referencë dhe u thotë bizneseve se do të paguani sipas tabelës sime. Nga ana tjetër, premton paqe fiskale dhe falje detyrimesh për ata që nuk kanë paguar në vite.
Në janar, faza tranzitore e ligjeve për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe për fshirjen e detyrimeve krijoi konfuzion te bizneset, ndërsa administrata vazhdon mbledhjen me forcë të detyrimeve të vjetra, edhe kur një pjesë e tyre pritet të falen sipas ligjit, që ende pritet të nisë nga zbatimi.
Kjo është tabloja më e keqe e mundshme për klimën e biznesit: për të ndershmit, rregulla gjithnjë e më të ashpra; për evazorët, herë presion e herë amnisti.
Në fund të fundit, problemi nuk është vetëm te padrejtësia. Problemi është te filozofia. Në një ekonomi tregu, qeveria nuk është aty për të fiksuar çmimet, as të naftës, as të punës.
Roli i saj është të ndërtojë institucione që funksionojnë, të garantojë konkurrencë të lirë, të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë dhe të godasë evazionin me administratë të aftë, jo me tabela të përgjithshme që penalizojnë të gjithë. Kur shteti vendos çmime reference për gjithçka, ai nuk po zgjidh problemin.
Thjesht po e zhvendos koston e paaftësisë së vet te sipërmarrja, te punëmarrësi dhe te konsumatori.
“Çmime të fiksuara” tingëllon si zgjidhje e shpejtë. Në të vërtetë, është rruga më e shkurtër për të fiksuar edhe problemin: një treg pune më pak i lirë, një ekonomi më pak konkurruese dhe një shtet që vazhdon të ngatërrojë kontrollin me zhvillimin./monitor.al
Këtë të shtunë në tregun valutor, monedha euro do të këmbe...
Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopoliti...
Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Çmimet e energjisë në Europë mund të mbeten të larta për n...
Bujqësia është konsumatori më i madh i ujit në botë. Sipas...
Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po a...
Prej të paktën tri vitesh, Shqipëria po e humb me sukses g...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka Botërore ka rishikuar lehtë në ulje pritshmërinë për...
Bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, ndërsa çmimet e na...
Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në m...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe...
Kompensimi i pronave pavarësisht përpjekjeve për të përshp...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Dy muajt e parë të vitit shënuan një nisje jo shumë të mba...
Prodhimi vendas bujqësor po kalon një situatë të vështirë ...
Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të r...
Tregu i punës në Shqipëri edhe në tremujorin e fundit të v...
Nuk duket se ka asnjë shpresë për lehtësimin e trafikut. K...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...