Një në tri familje me ndihmë ekonomike merr subvencion për dritat/ Qiraja po i lë jashtë skemës
Vetëm një në tri familje që marrin ndihmë ekonomike po për...

Zgjerimi i punësimit vitet e fundit sidomos pas pandemisë po udhëhiqet nga pensionistët. Largimi i të rinjve në emigracion dhe rritja e kërkesës për punë ka bërë që gjithnjë e më shumë pensionistë të angazhohen në tregun e punës edhe për të kompensuar edhe të ardhurat shumë të ulëta nga pensioni.
Të dhënat e fundit nga INSTAT, treguan se shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grupmoshën mbi 65 vjeç ishte 27% në tremujorin e fundit të vitit 2025 nga 23% që ishte ky tregues në të njëjtin tremujor të vitit 2024. Pothuajse e gjithë përqindja e pensionistëve që merr pjesë në forcën e punës është punësuar. Shkalla e punësimit në grupmoshën mbi 65 vjeç rezultoi gjithashtu 27% në 3-mujorin e fundit 2025.
Në vitin 2015, shkalla mesatare e punësimit të pensionistëve ishte mesatarisht 8.6%, shifrat e vitit 2025 tregojnë një rritje me tri herë. Kjo rritje reflekton, jo vetëm nevojën ekonomike për të rritur të ardhurat në moshë të thyer, por edhe presionin që po ushtron emigracioni i të rinjve mbi tregun e punës, duke i detyruar bizneset të mbështeten te moshat më të thyera.
Analiza sipas nivelit arsimor tregon se peshën kryesore në këtë fenomen e mbajnë pensionistët me arsim 8 dhe 9-vjeçar. Kjo kategori ka regjistruar rritjen më agresive, duke u kulmuar në tremujorin e parë të vitit 2025 me një shkallë punësimi prej 29.7%. Ky fakt tregon se një pjesë e madhe e pensionistëve që mbeten aktivë në treg janë të angazhuar në sektorë që kërkojnë krah pune fizik ose kualifikim të ulët, si bujqësia apo shërbimet mbështetëse, ku mungesa e fuqisë punëtore të re është më e ndjeshme.
Nga ana tjetër, edhe të moshuarit me arsim të mesëm kanë shënuar një ecuri progresive, duke u rritur nga nivelet minimale prej 4-5% që vëreheshin në vitet 2014-2015, në një rekord prej 26.6% në periudhën e fundit të raportuar.
Ndryshe paraqitet situata për kategorinë me arsim të lartë. Edhe pse ka një rritje të lehtë krahasuar me vitet e kaluara, shkalla e punësimit për intelektualët mbi 65 vjeç mbetet më e ulëta mes grupeve, duke u luhatur rreth 14.9%. Ky hendek tregon se ndërsa tregu ka nevojë urgjente për punëtorë të thjeshtë, integrimi i të moshuarve në profesione me kualifikim të lartë mbetet i kufizuar ose i diktuar nga procesi natyror i daljes nga sistemi administrativ.
Të dhënat tregojnë se kufiri i pensionit po bëhet gjithnjë e më shumë formal, ku mosha e tretë po shndërrohet në një shtyllën kryesore të kapitalit njerëzor./ Revista Monitor
Vetëm një në tri familje që marrin ndihmë ekonomike po për...
Ndërsa e gjithë Europa i është larguar makinave me naftë, ...
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë...
Këtë të hënë, një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë dhe ...
Tregjet globale të aksioneve janë hapur në rënie të hënën,...
Sipas sociologëve, përshpejtimi i plakjes së popullsisë po...
Këtë të diel në tregun valutor, monedha euro do të këmbehe...
Administrata shqiptare ka një zakon të vjetër: sa herë që ...
Këtë të shtunë në tregun valutor, monedha euro do të këmbe...
Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopoliti...
Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Çmimet e energjisë në Europë mund të mbeten të larta për n...
Bujqësia është konsumatori më i madh i ujit në botë. Sipas...
Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po a...
Prej të paktën tri vitesh, Shqipëria po e humb me sukses g...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Banka Botërore ka rishikuar lehtë në ulje pritshmërinë për...
Bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, ndërsa çmimet e na...
Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në m...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...