Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor, 7 tetor 2024
Sot, më 7 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në nivelin 0.25% normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për sektorin bankar.
Megjithatë, në arsyetimin e vendimit të marrë këtë muaj nga Guvernatori, Gent Sejko, thuhet qartë që, nëse kreditimi do të vazhdojë të zgjerohet me ritmet e muajve të fundit, rritja e mëtejshme e kësaj norme në fund të vitit 2024 ka një probabilitet të lartë.
Në muajin qershor, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.
Shtesa kundërciklike ka si qëllim ngadalësimin e ritmeve të kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur rregullatori gjykon se huadhënia po rritet me ritme tepër të shpejta, duke krijiuar rreziqe të shtuara për stabilitetin e sektorit.
Edhe analizat e fundit kanë treguar një përshpejtim të ndjeshëm të ritmit rritës të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme, si në terma vjetorë, ashtu edhe tremujorë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme arriti në 47.2% për tremujorin e dytë, nga 20.9% që është rritja mesatare historike (e llogaritur afërsisht për 20 vitet e fundit).
Rritja e kësaj kredie mbetet shumë më e shpejtë se rritja e tepricës së përgjithshme të kredisë bankare dhe se rritja nominale e PBB-së.
Në të njëjtin kah, sipas Bankës së Shqipërisë, kanë qenë edhe zhvillimet në indeksin e çmimit të banesave, i cili ka përshpejtuar ritmin e rritjes për të katërtin tremujor në radhë, duke regjistruar vlera mbi mesataren historike. Edhe ecuria e raportit të indeksit të çmimit të banesave kundrejt atij të qirasë është rritur, me kontribut tërësor nga ecuria e çmimit të banesave.
Këta dy nëntregues, të cilët priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit, po monitorohen me vëmendje nga Banka e Shqipërisë. Analiza e ecurisë së vlerave të këtyre dy nëntreguesve, së bashku me informacionin e tërthortë që përftohet nga vrojtimi i ngarkesës me borxh të familjeve, shërbejnë për të identifikuar dhe parandaluar situatat në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme shoqërohet me rritje të rrezieve sistemike.
Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024, vlera e indeksit të paralajmërimit të hershëm (ku përfshihen treguesit e mësipërm) mbetet mbi mesataren historike dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021. Ky zhvillim, sipas Bankës së Shqipërisë, sinjalizon një situatë në të cilën ritmi i kreditimit është mjaft i shpejtë dhe ku rreziqet eventuale nisin të akumulohen.
Në përfundim, të dhënat e monitoruara konfirmojnë vijimin e rritjes se shpejtë të kreditimit, e cila, mbështet një rritje të mëtejshme të shtesës kundërciklike. Megjithatë, duke konsideruar që një rritje u realizua në tremujorin e mëparshëm dhe për të siguruar një mbështetje më të mirë të vendimmarrjes mbi të dhëna sa më të qëndrueshme, Banka e Shqipërisë ka vendosur që norma e shtesës kundërciklike të kapitalit të konfirmohet edhe këtë tremujor në nivelin 0.25%.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson që, nëse të dhënat e rritjes së shpejtë të kreditimit do të konfirmohen edhe në muajt e ardhshëm, rritja e mëtejshme e shteës kundërciklike në fund të vitit ka një probabilitet të lartë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit së sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në 19.3%, nga 19% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kërkesa minimale e këtij raporti lëviz në intervalin mes 15% dhe 21%, në varësi të detyrimeve rregullatore që kanë bankat individuale. Kërkesat e kapitalizimit janë më të larta për grupin e bankave me rëndësi sistemike./ Monitor.al
Sot, më 7 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Ekonomia e vendit po ecën me ritme mbi parashikimet vi...
Për të eliminuar karbonin nga zinxhiri i furnizimit me ene...
Sot, më 6 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Europa, më në fund, e ka kuptuar se ka një problem me rrit...
Ka një tendencë rritjeje për restorantet, hotelet, mobilim...
Sot, më 5 tetor 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Sot, më 4 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sipas raportit të Balkan Barometer 2024, Shqipëria ka ...
Kultura e grurit ka qenë një nga drithërat që mbillej më g...
Sot, më 3 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike ...
Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezu...
Pas një viti prodhimtarie të dobët, sivjet pritet të vilet...
Sot, më 2 tetor 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Statistikat tregojnë se rritja e shpejtë e kredisë po ecën...
Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argët...
Sot, më 1 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer b...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...