Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 29 nëntor 2024
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...

Kosova ka importuar nga Shqipëria mbi 200 milionë euro mallra gjatë këtij viti, duke e kthyer këtë fundit partneren kryesore për importin dhe eksportin e mallrave nga vendet e CEFTA-s, duke i lënë prapa Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Nga muaji janar deri në tetor të këtij viti Kosova ka eksportuar në Shqipëri 105 milionë euro mallra.
Emanuel Bajra, njohës i tregjeve financiare, është shprehur se mes dy vendeve ka rritje të bashkëpunimit në të gjitha fushat.
“Fundi i vitit 2023, viti 2024 ka qenë rekord në frekuencën e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve ka një prezencë të madhe të investitorëve kosovarë në Shqipëri sidomos në fushën e turizmit, energjisë, patundshmërive, që është e pritshme, për shkak se Shqipëria është vend turistik”, ka theksuar ai.
Por Bajra ka thënë se duhet të gjenden strategji midis dy shteteve ashtu që raporti tregtar të jetë më nxitës dhe më i barabartë.
“Duhet t’i identifikojmë këto dy pika ekuilibruese në mënyrë që ta bëjmë shkëmbimin dhe konsolidimin ekonomik ndërshqiptar më dinamik, më të favorshëm për të dyja entitetet. Të mos e zbrazim Kosovën dhe të mos e dëmtojmë ekonominë e Kosovës, për shkak se fokusi do të jetë gjithsesi në Shqipëri, por në anën tjetër, të mos e lëmë Shqipërinë të shndërrohet në një terren sezonaliteti ekonomik. Shqetësimet e mia janë domethënë më tepër në këtë barazi të shkëmbimeve tregtare”, ka thënë Bajra.
Deri vonë, nga vendet e CEFTA-s Serbia ka qenë shteti prej ku Kosova ka importuar më së shumti.
Por nga qershori i vitit të shkuar e deri në tetorin e sivjetmë, Kosova ka zbatuar masë sigurie ndaj mallrave serbe, me përjashtim të lëndës së parë dhe gjysmëprodukteve të nevojshme për prodhim final.
Sipas të dhënave të Doganës, këtë vit Kosova ka importuar nga Serbia 77 milionë euro mallra, ndërsa ka eksportuar 36 milionë.
Fidan Qerimi, profesor i ekonomisë, ka numëruar disa nga arsyet përse vitin e fundit orientimi ekonomik i Kosovës ka qenë i kthyer më shumë nga Shqipëria.
“Kanë qenë diku rreth 10 për qind efekt politikat e reja tregtare mes Serbisë. Faktori kryesor ka qenë rritja e sasisë së mallrave të tregtuara mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një pjesë rreth 25 deri 30 për qind të këtij ndryshimi në vlerë është inflacioni, që do të thotë që kemi pasur rritje të çmimeve. Po ashtu, ndikim ka pasur edhe përmirësimi i infrastrukturës tregtare, dhe këto janë arsyet pse ka pasur një ndryshim të volumit të shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka theksuar ai.
Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon, si për eksport ashtu edhe për import të mallrave.
Nga ky shtet, Kosova ka importuar mall në vlerë prej 180 milionë eurosh, ndërsa ka eksportuar 75 milionë më pak.
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajon...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një he...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë në lidhje...
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka përf...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ka një arsye se pse të gjithë po “nxitojnë” të investojnë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Pavarësisht se pothuajse çdo veprim me administratën në ve...
Ditën e sotme Bitcoin i kaloi 96 mijë dollarë duke iu afru...
Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizo...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blih...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në ...
Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...