Konkurrenca heton bankat për abuzim me pozitën siguruese në shitjen e sigurimit të jetës për kredinë
Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një he...

Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por ende një pjesë e konsiderueshme e familjeve jetojnë në kushte të mjerueshme.
Të dhëna të detajuara të Cens 2023 që u publikuan së fundmi për qarqet tregojnë se në të gjithë vendin 40,7 mijë banesa janë nën 40 metër katrorë, në të cilat banojnë më shumë se katër persona.
Në anën tjetër rreth 32,9% e totalit të banesave, ose 356 mijë, ishin të pabanuara në kohën kur u zhvillua Censi.
Të dhënat tregojnë se Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të familjeve mbi 4 persona që jetojnë në sipërfaqe më pak se 40 metër katrorë. Në Tiranë janë mbi 8 mijë familje që jetojnë në këto kushte dhe në Elbasan mbi 5 mijë familje (shiko grafikun e mëposhtëm).
Më tej Berati, Korça dhe Fieri kanë secila nga më shumë se 4 mijë familje me mbi 4 anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta më pak se 40 metër katrorë.
Në të kundërt, Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha kanë numër më të ulët të familjeve me shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta edhe për faktin se kanë një popullsi më të vogël.
Familjet me shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta janë të përqendruara në zonat e mëdha urbane, si Tirana dhe qarqet rreth saj, ku kostoja e jetesës dhe çmimi i banesave është më i lartë.
Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.
Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).
Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesa të zakonshme të pabanuara.
Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate.
Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”.
Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 .
Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës./ Revista Monitor
Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një he...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë në lidhje...
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka përf...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ka një arsye se pse të gjithë po “nxitojnë” të investojnë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Pavarësisht se pothuajse çdo veprim me administratën në ve...
Ditën e sotme Bitcoin i kaloi 96 mijë dollarë duke iu afru...
Pjesa dërrmuese e investimeve në ekonomi vijon të kanalizo...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blih...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në ...
Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta...
Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në ...
Sot, më 20 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...