88% e profesioneve të lira janë rimbursuar/ Malaj: Do vijojmë për ata që deklarojnë llogaritë
Deri më 18 Dhjetor 2024 janë rimbursuar 7,157 biznese të p...

Pavarësisht ritmeve të rritjes së kredidhënies, kredia për sektorin privat është relativisht e ulët në krahasim me vendet homologe të rajonit, gjë që tregon potencial të pashfrytëzuar në mbështetjen e bizneseve dhe individëve.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, se, duke marrë në konsideratë specifikat e ekonomisë shqiptare, rëndësi të veçantë merr sektori i biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, si segmenti kryesor i bizneseve aktive në Shqipëri.
Në objektivat për të ardhmen, Sejko megjithatë theksoi edhe nevojën për ruajtjen e nivelit të ulët të raportit të kredive me probleme.
“Rritja e shpejtë e kredisë e vërejtur gjatë muajve të fundit, përbën një rrezik potencial për cilësinë e kredisë në të ardhmen. Megjithë nivelin e ulët aktual të kredive me probleme, bankat duhet të mbajnë në vëmendje uljen e mëtejshme të huave të klasifikuara me probleme dhe të sigurojnë vlerësime rigoroze të rrezikut të kredisë në portofolet e tyre,” tha Sejko.
Guvernatori theksoi edhe nevojën për të promovuar më shumë përdorimin e monedhës vendase.
“Intensifikimi i përpjekjeve për nxitjen e përdorimit të monedhës Lek për depozitat dhe huatë do të reduktonte varësinë nga monedhat e huaja dhe ekspozimin ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, si dhe do të nxiste efektivitetin e politikës monetare në vend,” tha ai.
Një tjetër çështje që kërkon angazhim më të madh nga sektori bankar, sipas tij, është përfshirja e kufizuar financiare. Një pjesë e popullsisë, veçanërisht në zonat rurale, mbetet e pashërbyer nga sektori bankar, duke reduktuar aksesin në kredi dhe shërbime të tjera financiare. Sejko theksoi se fokusi i shtuar nga bankat në komunitetet e pashërbyera dhe bizneset e vogla, është i rëndësishëm në terma të rritjes ekonomike dhe stabilitetit afatgjatë.
Një çështje shumë e rëndësishme, sipas Guvernatorit, është edhe transformimi digjital. “Adoptimi i teknologjive inovative nevojitet të përshpejtohet me ritme të krahasueshme me tregjet më të avancuara. Bankat duhet të vazhdojnë të investojnë në teknologji, duke theksuar nevojën për zgjidhje bankare digjitale për të përmirësuar përvojën e klientit, për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike dhe rritur besimin e klientëve në shërbimet online,” tha ai.
Sejko vuri në dukje edhe rrezikun e klimës dhe financat e gjelbra, duke shtuar se implementimi i Strategjisë Kombëtare për Rrezikun e Klimës dhe përputhshmëria e sektorit bankar me udhëzimet e reja për menaxhimin e rrezikut klimatik do të jetë në fokus të kërkesave të shtuara përgjatë vitit 2025. Banka e Shqipërisë inkurajoi bankat të rrisin financimin për projekte të gjelbra dhe të qëndrueshme.
Përafrimi me standardet e BE-së dhe acquis communitare do të vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Sipas Sejkos, vëmendje e veçantë nevojitet veçanërisht lidhur me përputhshmërinë me kërkesat dhe masat ndaj parandalimit të pastrimit të parave (PPP) dhe financimit të terrorizmit (PFT), të cilat kërkojnë përpjekje dhe investime të vazhdueshme, në kuadër të raundit VI të vlerësimit nga MoneyVAL për Shqipërinë.
Anëtarësimi në SEPA lehtëson pagesat e standardizuara në Euro përtej kufijve dhe Guvernatori kërkoi që sistemi bankar të angazhohet për të qenë plotësisht pjesë e sistemeve SEPA, duke investuar në teknologji, infrastrukturë dhe trajnime të stafit, me qëllim përmbushjen e kërkesave teknike dhe rregullatore.
Ai nënvizoi edhe nevojën për më shumë shërbime me fokus klientin.
“Rritja e kënaqësisë së klientit përmes shërbimeve të personalizuara bankare, ndërmarrja e programeve të edukimit financiar dhe zgjidhjet konkurruese bankare janë parakushte për të forcuar rolin tuaj në ekonomi dhe arritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë,” tha Guvernatori./ Revista Monitor
Deri më 18 Dhjetor 2024 janë rimbursuar 7,157 biznese të p...
Aksionet në Shtetet e Bashkuara ranë në një ndër nivel...
Sot, më 19 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Ndërhyrjet në banesa në funksion të eficiencës së energjis...
Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë ...
Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpuc...
Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi ...
Sot, më 18 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Eksportet kanë vijuar me tendencën e tyre tkurrëse edhe në...
Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vaz...
Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin ...
Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Në kushtet e tkurrjes së prodhimit në disa sektorë dhe red...
Shoqata Shqiptare e Bankave po finalizon hartimin e një pr...
Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nive...
Sot, më 16 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93...
Sot, më 15 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lek...
Kina kontribuoi në dy të tretat e shitjeve globale të auto...
Nga 1 prilli 2023, paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë n...
Sot, më 14 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.9 l...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...