U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro/ Vihet në pranga shqiptari në Itali
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...

Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vazhdimisht, me to mund të blesh më pak produkte, duke e bërë jetesën gjithnjë e më të shtrenjtë, teksa çmimet janë si në Europë, apo dhe më shtrenjtë.
Eurostat ka publikuar sot treguesit për të ardhurat për frymë dhe konsumin individual për frymë të përditësuara për vitin 2023, ku Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të dy treguesit. Të dhënat për Kosovën mungojnë.
Në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 41% të mesatares europiane, duke e ulur nga shifra e hershme që u publikua në qershor, kur treguesi ishte 42%, çka tregon për një rënie të fuqisë blerëse reale. Edhe në 2022, ky treguesi ishte 41%. Ky tregues është një pikë përqindje më i ulët se Bosnjë Hercegovina (në 2022 ishim në të njëjtat nivele). Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 64% (nga 63% në 2022), e ndjekur nga Serbia me 55%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 49%, nga 50% në 2022.
Edhe në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë, Shqipëria është e fundit në Europë, me të ardhura sa 36% e mesatares së BE-së, në të njëjtin nivel me Bosnjë Hercegovinën.
Maqedonia e Veriut kishte të ardhura sa 41% e BE-së, njësoj me vitin e mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 49%, nga 44% vitin e mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 51%, nga 50% vitin e mëparshëm.
Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.
Çmimet në Shqipëri sa vijnë e po shtrenjtohen në raport me mesataren e BE-së. Në vitin 2023 ato ishin sa 58% e mesatares europiane, nga 54% në 2021. Ato mbeten të dytat më të shtrenjtat në rajon pas Serbisë (59%) dhe shumë më të larta se në Maqedoninë e Veriut (48.7%).
Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.
Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%. Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës. Europa
Në vitin 2023, nivelet e konsumit aktual individual (AIC) në vendet e BE-së varionin midis 70% dhe 136% të mesatares së BE-së. AIC përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdorin familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse. Mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.
Vitin e kaluar, 9 vende regjistruan një AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Luksemburgu shënoi nivelin më të lartë me 36% mbi mesataren e BE-së. I ndjekur nga Holanda dhe Gjermania (të dyja 19% më lart).
Nivelet më të ulëta të AIC për frymë u regjistruan në Hungari dhe Bullgari (të dyja 30% nën mesataren e BE-së) dhe Letoni (26% më poshtë).
Gjatë 3 viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE-së ka ndryshuar në shumicën e vendeve të BE-së. Midis viteve 2021 dhe 2023, nivelet e AIC u rritën në 15 vende të BE-së, veçanërisht në Irlandë (99% e mesatares së BE-së në 2023 krahasuar me 91% në 2021), Qipro (100% vs 94%) dhe Maltë (90% vs 85% ).
Nga ana tjetër, nivelet e AIC u ulën në 11 vende të BE-së. Uljet më të mëdha u regjistruan në Danimarkë (108% në 2023 kundrejt 122% në 2021), Suedi (106% kundrejt 112%), Lituani (88% vs 93%) dhe Çeki (81% kundrejt 86%).
Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të PBB-së për frymë të shprehur në standardet e fuqisë blerëse në BE, në 137% mbi mesataren e BE-së, përpara Irlandës (113%) dhe Holandës (33%).
Nga ana tjetër, Bullgaria (36% nën mesataren e BE), Greqia (31%) dhe Letonia (30%) shënuan nivelet më të ulëta.
GDP për frymë në raport me mesataren e BE-së gjithashtu ka ndryshuar ndjeshëm për shumicën e vendeve gjatë 3 viteve të fundit.
Në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021, vëllimet relative të PBB-së për frymë u rritën në 12 vende. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Portugali (81% e mesatares së BE-së në 2023 krahasuar me 74% në 2021), Spanjë (91% vs 85%), Rumani (78% vs 72%) dhe Kroaci (76% vs 70%).
Niveli i PBB-së për frymë ka rënë ndjeshëm në Luksemburg (237% vs 260%), Irlandë (213% vs 226%), Danimarkë (125% vs 134%) dhe Suedi (114% vs 121%)./ Revista Monitor
Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin ...
Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Në kushtet e tkurrjes së prodhimit në disa sektorë dhe red...
Shoqata Shqiptare e Bankave po finalizon hartimin e një pr...
Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nive...
Sot, më 16 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93...
Sot, më 15 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lek...
Kina kontribuoi në dy të tretat e shitjeve globale të auto...
Nga 1 prilli 2023, paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë n...
Sot, më 14 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.9 l...
Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes ...
Sot, më 13 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.8 l...
Pas lidhjes së kontratës për fazën e parë të ndërhyrjes në...
Ndërsa qeveria u vu dy vjet më parë në një garë të ethshme...
Sot, më 12 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.7 l...
Sot, më 11 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.6 l...
Presionet për rritje të pagave në sektorin financiar vazhd...
Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja d...
Sot, më 10 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.5 l...
Për ekspertët kontabël, ndryshimet e shpeshta fiskale nuk ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...