U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro/ Vihet në pranga shqiptari në Itali
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...

Shoqata Shqiptare e Bankave po finalizon hartimin e një projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kredisë, që do t’i propozohet qeverisë shqiptare për të marrë rrugën ligjore të miratimit vitin e ardhshëm.
Në koncept, projektligji do të parashikojë që Byroja e Kredisë të ngrihet nga një subjekt privat me eksperiencë në një aktivitet të tillë jashtë vendit.
Byroja e Kredisë do të përmbajë informacion për detyrimet që subjektet kanë ndaj institucioneve financiare, ndaj autoriteteve fiskale dhe atyre shtetërore në përgjithësi, si edhe ndaj operatorëve të shërbimeve utilitare.
Që prej vitit 2008, Shqipëria ka një regjistër kredie që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Por, informacioni që përmban ky regjistër është i kufizuar te kreditë e marra nga individët dhe bizneset prej institucioneve të licencuara financiare.
Byroja e Kredisë do të përmbajë një informacion më të plotë lidhur me detyrimet dhe profilin debitor të individëve dhe bizneseve. Të disponuarit e informacionit mbi detyrimet do të mundësojë edhe një credit scoring ose pikëzim të kreditit të çdo subjekti, duke e thjeshtuar ndjeshëm vlerësimin e aplikimeve për kredi.
Informacioni i Byrosë së Kredive do të jetë i disponueshëm për palët e interesuara kundrejt një tarife të caktuar, me dhënien e një miratimi paraprak nga vetë subjekti.
Projektligji parashikon që Byroja e Kredisë të mbikëqyret nga Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim garantimin e përdorimit të të dhënave personale sipas kërkesave ligjore.
Një çështje ende objekt diskutimi është nëse në procesin e vlerësimit të operatorit që do të administrojë Byronë e Kredisë duhet të ketë një rol nga Banka e Shqipërisë.
Banka Qendrore është shprehur kundër një varianti që ky operator të licencohet dhe mbikëqyret prej saj. Megjithatë, Shoqata e Bankave është në favor të një zgjidhjeje ku Banka e Shqipërisë të jetë pjesë e procesit ligjor, për të rritur besueshmërinë e tij dhe garancitë rreth subjekteve që do të autorizohen për të ngritur Byro të Kredisë.
Ngritja e një Byroje të Kredisë ka qenë një ide e hershme e Shoqatës së Bankave, por për vite me radhë zbatimi i saj nuk pati hapa konkretë. Diskutimet rreth mënyrës dhe formave për të ngritur një Byro të Kredisë nisën qysh me planin e masave për kreditë me probleme, në vitin 2015.
Këtë vit, Shoqata e Bankave mori përsipër hartimin e një projektligji, duke financuar konsulencën e nevojshme për këtë qëllim. Pasi drafti të finalizohet, ai do t’i dërgohet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, që nëpërmjet qeverisë do t’ia propozojë Kuvendit të Shqipërisë për miratim./ Revista Monitor
Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nive...
Sot, më 16 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93...
Sot, më 15 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lek...
Kina kontribuoi në dy të tretat e shitjeve globale të auto...
Nga 1 prilli 2023, paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë n...
Sot, më 14 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.9 l...
Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes ...
Sot, më 13 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.8 l...
Pas lidhjes së kontratës për fazën e parë të ndërhyrjes në...
Ndërsa qeveria u vu dy vjet më parë në një garë të ethshme...
Sot, më 12 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.7 l...
Sot, më 11 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.6 l...
Presionet për rritje të pagave në sektorin financiar vazhd...
Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja d...
Sot, më 10 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.5 l...
Për ekspertët kontabël, ndryshimet e shpeshta fiskale nuk ...
Sot, më 9 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
Sot, më 8 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
Bilanci i vitit të shkuar dha për herë të parë sinjalin se...
A kanë të drejtë adhuruesit e bitcoin që janë kaq të emoci...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...