Vlerësimi i OKB-së: Gati 7 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...

Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimit, shitjes dhe pagave.
Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2024 indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë shënoi rënie me 21%.
Në fabrikat e këpucëve indeksi i punësimit shënoi tkurrje me 11.4 për qind, ndërsa indeksi i pagave me 10 për qind.
INSTAT ka vonuar publikimin e treguesve të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024, por indekse të tërthorta tregojnë se punësimi në fabrikat fason ka pësuar rënie rreth 20 për qind këtë vit. Kjo tkurrje ishte lajmëruar edhe më parë nga shoqatat dhe përfaqësues të sektorit.
Në dy vitet e fundit prodhuesit shqiptarë po kalojnë periudhën më të vështirë të dekadës së fundit, ku kombinimi i shumë faktorëve me ndikim negativ e ka bërë të paqartë perspektivën.
Rënia e vazhdueshme e euros, rritja e kostove të fuqisë punëtore dhe kërkesa e dobët në tregjet e jashtme i kanë vënë fabrikat shqiptare në të gjithë sektorët në vështirësi. Më të voglat po falimentojnë dhe shumë të tjera kanë ndryshuar strategjitë duke u përshtatur me situatën e re. Prodhimi për zinxhirët më të lartë të vlerës po aplikohet nga shumë njësi prodhimi për të mbajtur të ardhurat nën kontroll.
Të dhënat e 11-mujorit 2024 tregojnë se eksportet e veshjeve dhe këpucëve shënuan rënie me 16.5% në vlerë. Rënia e industrisë së fasonit nisi në gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe vijoi përgjatë 2023 dhe 2024.
Kursi i këmbimit dhe rritja e pagës minimale e bënë Shqipërinë jokonkurruese. Shumë kontrata u zhvendosën nga Shqipëria në destinacione më të lira.
Teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros në një kohë që tregjet europiane shfaqën rënie të kërkesës për veshje nga kriza e inflacionit, klientët historikë të Shqipërisë po zhvendosen në vende të tjera ku ka kosto më të lira prodhimi.
Nga ana tjetër harta globale e prodhimit të modës po ndryshon. Prodhuesit, veçanërisht nga qendrat tradicionale si India, po zgjerojnë operacionet e tyre në rajone të reja si Afrika, Lindja e Mesme, Turqia dhe Amerika Latine. Këto lëvizje synojnë kapërcimin e kufizimeve gjeografike në kërkim të kostove më të ulëta të punës, akses në lëndët e para dhe afërsi me tregjet e konsumit në Europë dhe Amerikë.
Ky diversifikim gjeografik është pjesërisht një përgjigje ndaj ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë dhe tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike.
Teksa makineritë po marrin gjithnjë e më shumë detyra të kryera tradicionalisht nga njerëzit, ata kërkojnë punonjës të kualifikuar për drejtimin e tyre./ Revista Monitor
Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi ...
Sot, më 18 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Eksportet kanë vijuar me tendencën e tyre tkurrëse edhe në...
Ndonëse pagat, sidomos në sektorin shtetëror po rriten vaz...
Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin ...
Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Në kushtet e tkurrjes së prodhimit në disa sektorë dhe red...
Shoqata Shqiptare e Bankave po finalizon hartimin e një pr...
Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nive...
Sot, më 16 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93...
Sot, më 15 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93 lek...
Kina kontribuoi në dy të tretat e shitjeve globale të auto...
Nga 1 prilli 2023, paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë n...
Sot, më 14 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.9 l...
Përllogariten për herë të parë çmimet mesatare të shitjes ...
Sot, më 13 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.8 l...
Pas lidhjes së kontratës për fazën e parë të ndërhyrjes në...
Ndërsa qeveria u vu dy vjet më parë në një garë të ethshme...
Sot, më 12 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.7 l...
Sot, më 11 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.6 l...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...