“Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten”/ Korreshi denoncon ndotjen në Lushnjë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë nj...

Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet që të paguajnë 3.65 miliardë lekë (rreth 36 milionë euro), si taksë për ndërtesat ku ata banojnë, ose kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik.
Shifra bëhet e ditur në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2025. Në krahasim me mesataren vjetore të 2019-2023, prej 2.1 miliardë lekësh në vit, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë rritur me 74%, ose 1.5 miliardë lekë (15 mln euro) më shumë në vit.
Ndonëse taksa mbi ndërtesën ka mbetur e pandryshuar, rritja e çmimit të referencës së ndërtesave, që nga gushti i vitit 2024 ka ndikuar automatikisht në shtimin e detyrimit që bizneset dhe individët duhet të paguajnë.
Bizneset madje e kanë paguar së fundmi detyrimin shtesë që lindi nga ndryshimi i referencës për periudhën gusht-dhjetor 2024, teksa u krijua një paqartësi që çoi në bllokimin e llogarive të shumë subjekteve. Në relacionin e projektbuxhetit 2025, Bashkia Tiranë pohon se taksa mbi ndërtesën është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë Tiranë dhe përbën mesatarisht 13% të totalit të të ardhurave të veta referuar realizimit faktik 10 mujorë dhe atij të pritshëm për vitin 2024.
Llogaritja e taksës për ndërtesën/njësi pronësore bazohet në shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, më specifikisht sipas pikës 5, të nenit 2, të VKM 132/2018, të ndryshuar dhe ligjit 9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë:
a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;
b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
Në datën 28.07.2023 hyri në fuqi aplikimi i çmimeve të reja të referencës ku u ndryshuan çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi të një pjesë të konsiderueshme të njësive administrative të Bashkisë Tiranë.
Këto ndryshime u replikuan nga ana e Agjentit tatimor për subjektet familjare në faturimin e muajit gusht 2023 dhe për Drejtorinë e përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore bazuar dhe në orientimin e marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë u aplikuan në muajin shtator 2024 sipas vendimit të Këshillit Bashkiak Nr.35, datë 28.03.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar me parashikimin e një dispozite kalimtare.
Në vitin 2023 kjo taksë ka pasur realizimin më të lartë krahasuar me vitet e kaluara, ndërkohë që në vitin 2024 realizimi i pritshëm nuk ka të njëjtën bazë krahasuese duke qenë se çmimet referuese kanë ndryshuar duke ndryshuar bazën e taksueshme.
Viti 2024 pritet të jetë viti me realizimin e më të lartë gjatë kësaj periudhe 6 vjeçare si nga rritja e arkëtimeve dhe nga fakti i ndryshimit të nivelit të taksës së ndërtesës, që nga aplikimi i çmimeve të reja të referencës.
Planifikimi i të ardhurave për periudhën 2025 – 2027 merr në konsideratë planifikimin për kategorinë e bizneseve në bazë të të dhënave të DPTTV, ndërsa për kategorinë familjare në bazë të një vlerësimi paraprak, sipas të dhënave aktuale që disponohen nga baza e të dhënave e krijuar nga Agjenti Tatimor, thuhet në relacion.
Për Bashkinë e Tiranës, struktura përgjegjëse për llogaritjen dhe mbledhjen e detyrimit për këtë taksë nga subjektet që realizojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë, është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, ndërsa për detyrimet e kategorisë familjarë, është përzgjedhur si Agjent tatimor Ujësjellës-Kanalizime Tiranë sh.a, me vendim të Këshillit Bashkiak dhe rregulluar sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit nr. 25505 datë 21.06.2019.
Bazuar në të dhënat e 9 mujorit të vitit 2024 nga agjenti tatimor, abonentë të faturuar mesatarisht në muaj gjatë kësaj periudhe janë 207,552, nga këta kanë paguar mesatarisht 170,778 në muaj. Abonentë të përjashtuar në faturimin e muajit tetor 2024 në lidhje me taksën e ndërtesës rezultojnë 28,772 abonentë./ Revista Monitor
Sot, më 4 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Qeveria ka kërkuar një financim shtesë prej 145 milionë do...
Sot, më 3 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit ranë më tej ...
Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pe...
Vlera e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë ka kalua...
Vit pas viti buxheti i shtetit është duke rritur përqendri...
Sot, më 2 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Sot, më 1 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Pas daljes në pension, pas 40 viteve punë mami materniteti...
Sot, më 30 nëntor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
Kosova ka importuar nga Shqipëria mbi 200 milionë euro mal...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajon...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një he...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Tregu i sigurimeve vijoi rritjen edhe gjatë muajit tetor, ...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar qeverinë në lidhje...
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ka përf...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...