
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Znj. Anke Ëeber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 13-19 qershor, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.
Në përfundim të vizitës, FMN ka dalë me një deklaratë, ku ndër të tjera ka cekur çështjen e rritjeve të pagave.
FMN deklaron se rritjet e ardhshme të pagave në sektorin publik duhet të shoqërohen me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik.
“Ne mbështesim angazhimin e autoriteteve për arritjen e një balance primare jonegative në vitin 2023, një vit përpara afatit të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB). Synimi drejt një teprice primare prej 1.5 për qind në vitin 2024 do të ndihmojë për rikrijimin e shpejtë të hapësirave fiskale dhe për të garantuar rezistencë ndaj goditjeve të ardhshme. Kjo qasje do të ulë edhe presionet inflacioniste. Theksojmë se rritja e buxhetit për pagat e sektorit publik duhet shoqëruar me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik dhe të mos rrezikojë objektivat afatmesme të konsolidimit fiskal.
Strategjia afatmesme e të ardhurave duhet të ankorojë një konsolidim fiskal të besueshëm dhe agjendën e reformave në fushën e tatimeve. Ne mbështesim ligjin “Për të ardhurat” miratuar së fundmi, i cili pritet të zgjerojë bazën tatimore. Zbatimi në kohë i masave të tjera të planifikuara për rritjen e të ardhurave tatimore është po ashtu me rëndësi. Reforma të tjera për administrimin e të ardhurave, përfshirë rritjen e pajtueshmërisë së individëve të pasur, plotësojnë përpjekjet e politikave tatimore. Përparimi i vazhdueshëm i reformave strukturore fiskale do të forcojë menaxhimin e financave, investimet dhe monitorimin e rrezikut”, thuhet në deklaratë.
Përsa i përket synimit të Bankës së Shqipërisë për të vijuar normalizimin e politikës monetare, FMN pretendon se është i duhuri.
“Ulja e mëtejshme e inflacionit është thelbësore, sidomos për të mbrojtur familjet në nevojë. Ne mbështesim synimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare dhe vëmë re se kjo politikë mbetet lehtësuese, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit në mars. Nëse inflacioni vijon të jetë më i qëndrueshëm se parashikimi, ritmi shtrëngues duhet të përshpejtohet. Ne përkrahim një qasje ndaj vendimeve të politikës monetare, e cila është fleksibël dhe e mbështetur në të dhëna. Ndërhyrjet në kursin e këmbimit duhet të kufizohen për rastet e çrregullimeve të kushteve të tregut, duke ruajtur rolin e kursit të këmbimit si amortizues i goditjeve.
Sistemi bankar ka dëshmuar rezistencë ndaj goditjeve të njëpasnjëshme, por shtrëngimi i kushteve financiare mund të ekspozojë dobësitë e tij. Në përgjithësi, sistemi bankar ka pozicion të fortë sa i takon kapitalit dhe likuiditetit, por numri më i lartë i huave me probleme mund ta gërryejë këtë kapital. Në këtë kontekst, mirëpresim përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, përfshirë krijimin gradual të shtesave më të mëdha të kapitalit bankar. Ne inkurajojmë monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, rrezikut të kursit të këmbimit dhe atij të normave të interesit. Mbledhja e më shumë të dhënave mbi sektorin e pasurive të paluajtshme do të jetë kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit makroprudencial”, thekson FMN./ CNA.al
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një deklaratë pas ...
Sot, më 21 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 l...
Sot, më 20 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98 lek...
Sot, më 19 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.3 l...
Ekonomisti Dritan Shano ka komentuar raportin e INSTAT për...
Çmimi i miellit për bukë nga importi në tregun vendas është ...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka dhënë sot ...
Sot, më 16 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.6 l...
Sot, më 15 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.3 l...
Sot, më 14 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 l...
Sot, më 13 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Sot, më 12 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 l...
Mungesa e një ndërlidhjeje të mirë të transportit publik n...
Sot, më 9 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 le...
Sot, më 8 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 le...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...