Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për bankat tregtare, në 0.5%, por ka paralajmëruar edhe njëherë një rritje të mundshme të saj, nëse kreditimi vazhdon të rritet me ritme të larta.
Sipas rregullores “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”, shtesa kundërciklike e kapitalit ka si qëllim posaçërisht ngadalësimin e kreditimit, në rast se rregullatori gjykon se kjo rritje është shumë e shpejtë dhe mund të sjellë potencialisht rreziqe të shtuara për stabilitetin financiar.
Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka evidentuar edhe njëherë ritmin më të shpejtë të rritjes së kredisë krahasuar me rritjen ekonomike. Në tremujorin 2025, kredia për ekonominë u rrit me 10.9% në terma vjetorë, ndjeshëm mbi normën e rritjes së PBB-së së vjetorizuar për të njëjtën periudhë prej 5.4%.
Vendimmarrja mbi nivelin e shtesës kundërciklike mbështetet së pari në ecurinë e vlerave të treguesit të hendekut të raportit të kredisë ndaj PBB-së. Raporti i mësipërm tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit.
Vlerat e treguesit parësor mbeten negative, por madhësia e vlerës negative vijon të zvogëlohet me ritme të përshpejtuara. Konkretisht, në tremujorin e tretë ky raport ishte -3.44 pikë përqindje, ndërkohë që mesatarja 2009-2025 vlerësohet në nivelin -7.7 pikë përqindje.
Hendeku për segmentin “individë” qëndroi në territor pozitiv për të dytin tremujor radhazi (0.28 pikë përqindje ), duke reflektuar rritjen e qëndrueshme të kredisë për familjet.
Në këto kushte, Banka e Shqipërisë thekson edhe njëherë se është e nevojshme të monitorohet ngarkesa me borxh e tyre dhe faktorët që ndikojnë në aftësinë paguese të familjeve.
Nga ana tjetër, hendeku për segmentin “biznes” mbetet në territor negativ, por prirja e ngushtimit të tij, në terma në terma vjetorë me rreth 1.3 pikë përqindje reflekton përmirësimin gradual të qasjes së bizneseve ndaj kredisë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në mënyrë të ngjashme me familjet, edhe për bizneset është e nevojshme të vlerësohet nëse rritja e borxhit është shoqëruar me rritjen e kapacitetit prodhues dhe të përfitueshmërisë së tyre, në mënyrë që të evidentohen në kohë presionet mbi aftësinë paguese dhe cilësinë e portofolit përkatës të kredisë.
Megjithëse “hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së” është treguesi kryesor, praktika e zbatimit të tij në vende të tjera dhe në Shqipëri ka evidentuar ngadalësinë e reagimit të këtij treguesi në përgjithësi, dhe pamjaftueshmërinë e tij për të kapur dhe evidentuar zhvillime të shpejta në segmente të caktuara të kredisë.
Ndaj, kuadri rregullator dhe metodologjik i Bankës së Shqipërisë, parashikon që vendimmarrja për shtesën kundërciklike të mbështetet edhe mbi Treguesin e Paralajmërimit të Hershëm Plotësues (TPHP).
Vlera e indeksit TPHP u rrit më tej në nivelin 0.66, duke kapërcyer në mënyrë më të dukshme kufirin maksimal të sugjeruar nga metodologjia e përcaktimit të normës kundërciklike (mesatarja historike prej 0.5) dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021, duke sinjalizuar rreziqe potenciale që burojnë nga një mbinxehje në tregun e kredisë dhe kryesisht të aktiveve jofinanciare.
Zhvillimet e fundit pasqyrojnë një ritëm rritjeje pozitiv por disi më të ngadalësuar të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me të njëjtën periudhe një vit më parë.
Rritja e kësaj kategorie kredie vijon të regjistrojë vlera që tejkalojnë normën e rritjes nominale të PBB-së dhe normën e rritjes se tepricës totale të kredisë bankare. Megjithatë, vlera aktuale e normës së rritjes për këtë kredi mbetet nën vlerën e mesatares historike.
Indeksi i çmimit të banesave ka përforcuar ritmin rritës dhe qëndron mbi nivelet afatgjata të rritjes prej më shumë se një viti. Paralelisht, rritja e raportit ndërmjet çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe atyre të qirasë, tregon se çmimet e blerjes po rriten me shpejtësi më të madhe se qiratë, për të katërtin tremujor në radhë. Këto zhvillime tregojnë për një kërkesë të fortë në treg, por gjithashtu mund të shoqërohen me shqetësime për stabilitetin afatgjatë të ecurisë së çmimit. Lëvizjet në kreditimin për pasuri të paluajtshme dhe ndryshimet në indeksin e çmimeve të banesave kanë tendencën të ndikojnë duke përforcuar njëri-tjetrin. Kjo lidhje vlerësohet e rëndësishme për analizën dhe vendimmarrjen në kuadër të stabilitetit financiar. Nëpërmjet analizave të këtyre dy faktorëve, si dhe informacioneve indirekte që nxirren nga vlerësimi i borxhit të familjeve, mund të identifikohen shenja të mundshme të rreziqeve sistemike, të cilat mund të lindin nëse çmimet e pasurive të paluajtshme rriten në mënyrë të paqëndrueshme.
Me qëllimin për të moderuar ritmet e rritjes së kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë nivelin e normës së shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) në qershor 2024 dhe në dhjetor 2024, me nga 0.25%, në nivelin aktual prej 0.50%. Këto rritje të KUNC kanë hyrë në fuqi për t’u përmbushur përkatësisht në qershor dhe në dhjetor 2025.
Njëkohësisht, me qëllim ruajtjen e cilësisë së ekspozimeve të bankave në tregun e pasurive të paluajtshme, në muajin maj 2025 Banka e Shqipërisë vendosi të zbatojë kufij të sipërm në dy tregues të standardeve të kredidhënies për pasuri të paluajtshme, raportin e kredisë ndaj vlerës së pronës dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave të kredimarrësit.
Këto kufij janë vendosur të diferencuar sipas monedhës dhe sipas qëllimit të blerjes së pronës dhe zbatohen që prej datës 1 korrik 2025.
Banka e Shqipërisë shprehet se, aktualisht, ndikimi i gjithë masave të mësipërme po monitorohet për të vlerësuar përshtatshmërinë dhe nevojën e plotësimit të mundshëm të tyre./ Monitor
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.9 le...
Brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë pritet të jenë të in...
Dhoma Amerikane e Tregtisë e ka vlerësuar si pozitive qasj...
Individët e vetëpunësuar, që marrin mbi 80% të të ardhurav...
Banka Botërore sugjeron se përmirësimi i skemës publike të...
Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e pranishm...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 ...
Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht, ...
Të ardhurat në buxhet nga doganat për vitin 2025 arrijnë s...
Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare rezulton ...
Që nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i si...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 le...
Enti Rregullator i Energjisë ka kërkuar që Operatori i Sis...
Ecuria e kreditimit nga institucionet financiare jobanka i...
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.4 pikë në muaj...
A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para,...
Shpenzimet buxhetore po rriten shumë më shpejt se fondet p...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Planifikimi dhe zbatimi i investimeve publike gjatë vitit ...
Turizmi, rritja e kostove të ndërtimit e deri te qarkullim...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...