Zbulohet prokurori që përdori Erion Veliaj për të mashtruar Gjykatën Administrative
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra ...

Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare rezulton dukshëm më negativ krahasuar me një vit më parë, duke sinjalizuar një rritje të fortë të pakënaqësisë, sipas të dhënave nga Barometri i Ballkanit.
Sipas të dhënave, 53% e të anketuarve në Shqipëri vlerësojnë se gjendja financiare pritet ë “më keq” ose “shumë më keq” në 12 muajt në vijim, një nivel që e bën pesimizmin dominues. 46% shprehen se situata është përmirësuar, ndërsa një pjesë minimale mendon se ka mbetur e pandryshuar.
Një vit më parë, në 2024 pakënaqësia ishte e kufizuar në 14%, ndërsa gati gjysma e shqiptarëve mendonin se situata financiare do të mbetej e njëjtë dhe 38% prisnin përmirësim.
Vihet re një kalim nga një klimë neutrale pritshmërie, në një gjykim masiv negativ brenda vetëm një viti, çka tregon se një pjesë e madhe e familjeve kanë përjetuar përkeqësim real të kushteve ekonomike, ose të paktën një zhgënjim të fortë nga pritshmëritë e mëparshme.
Ky ndryshim reflekton presionet e vazhdueshme mbi buxhetet familjare, veçanërisht rritjen e kostos së jetesës dhe pasigurinë ekonomike, të cilat duket se kanë gërryer besimin e qytetarëve.
Edhe pse inflacioni zyrtar është zbutur krahasuar me kulmin e viteve të mëparshme, çmimet e ushqimeve, energjisë dhe shërbimeve bazë kanë mbetur të larta, duke ulur fuqinë blerëse të pagave dhe pensioneve. Për shumë familje, normalizimi i inflacionit nuk është përkthyer në lehtësim real të shpenzimeve mujore.
Një arsye tjetër lidhet me mospërputhjen mes rritjes ekonomike dhe të ardhurave reale. Rritja e PBB-së dhe e pagës mesatare nuk është ndjerë njësoj në të gjitha shtresat, veçanërisht te punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Pakënaqësia ushqehet edhe nga pasiguria në tregun e punës, sidomos për të rinjtë dhe punësimin cilësor. Edhe pse punësimi në terma sasiorë është rritur, shumë vende pune mbeten me paga të ulëta ose pa stabilitet afatgjatë, duke forcuar perceptimin e pasigurisë financiare dhe mungesës së perspektivës.
Rritja e emigrimit dhe krahasimi i vazhdueshëm me të ardhurat dhe standardin e jetesës në vendet e BE-së e thellojnë ndjesinë e pakënaqësisë, edhe kur treguesit makroekonomikë paraqiten relativisht të qëndrueshëm.
Ndryshe nga 2024, kur dominonte ideja e stabilitetit, 2025 shënoi një kthesë drejt pakënaqësisë, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet e rajonit me rritjen më të fortë të perceptimit negativ për ekonominë për muajt në vijim./ Monitor
Që nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i si...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 le...
Enti Rregullator i Energjisë ka kërkuar që Operatori i Sis...
Ecuria e kreditimit nga institucionet financiare jobanka i...
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 0.4 pikë në muaj...
A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para,...
Shpenzimet buxhetore po rriten shumë më shpejt se fondet p...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Planifikimi dhe zbatimi i investimeve publike gjatë vitit ...
Turizmi, rritja e kostove të ndërtimit e deri te qarkullim...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Ekonomia globale po përballet që nga fillimi i vitit 2025 ...
Në shtëpitë shqiptare, ekranet janë bërë shoqëruesit e për...
Mund të kishte qenë shumë më keq. Në prill 2025, ndërsa pr...
Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kishin mundur të ku...
Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në mu...
Nis nga 1 janari 2026 zbatimi i paketës fiskale, që përfsh...
Programi Kombëtar i Parandalimit të Krijimit të Mbetjeve p...
Nga sot, paga minimale në vend bëhet 50 mijë lekë. Ky vend...
Shqipëria është ekonomia e rajonit të Ballkanit Perëndimor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...