2021-2022, në Shqipëri inflacioni u krijua nga fitimet, në Rajon nga pagat
Banka Botërore analizon se forcimi i kursit të këmbimit në...

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit në ankandin e fundit. Sipas të dhënave nga banka qendrore, yield-i uniform i pranuar në ankand arriti në 6.44%.
Ankandi ishte rihapje e atij të datës 12 korrik, kur obligacionet 10-vjeçare u shitën me një yield uniform dhe kupon prej 6%. Edhe ankandi i obligacioneve 10-vjeçare konfirmoi një tendencë në rritje të yield-eve të instrumenteve të borxhit afatgjatë të qeverisë shqiptare. Një nga arsyet është ulja e pjesëmarrjes së investitorëve në këto ankande
Në ankandin e javës së kaluar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) nxori në shitje një shumë prej tre miliardë lekësh obligacione 10-vjeçare, por kërkesa totale e paraqitur nga investitorët në ankand u kufizua në 2.8 miliardë lekë.
Nga këto, MFE pranoi vetëm 2.4 miliardë lekë. Në rast se shuma e pranuar do të ishte më e madhe, atëherë edhe yield-i uniform I obligacioneve do të rezultonte më i lartë.
Një nga arsyet e uljes së kërkesës dhe rritjes së yield-eve në tregun primar të obligacioneve mund të jetë pjesëmarrja më e ulët e bankave në këto ankande në pjesën e fundit të vitit.
Kjo është pjesërisht edhe një tendencë sezonale, duke qenë se bankat kanë një qasje më agresive në pjesën e parë të vitit, me qëllim realizimin e buxheteve dhe të objektivave të investimit.
Sidoqoftë, një korrektim në rritje i yield-eve ishte i pritshëm, duke qenë se deri në verë ato pësuan një rënie të ndjeshme, ndoshta përtej parashikimeve.
Përjashtim nga korrigjimi i yield-eve për momentin po bëjnë vetëm instrumentet afatshkurtra. Duke qenë edhe një instrument i menaxhimit të likuiditetit për bankat për bonot e thesarit në përgjithësi kërkesa është më e lartë dhe kjo ka bërë që yield-et të qëndrojnë të ulëta, pranë normës bazë, madje, në raste të veçanta edhe poshtë saj, siç ndodhi me ankandin e bonove 6-mujore.
Në një masë më të vogël, kërkesa në ankandet e bonove, sidomos atyre 12-mujore, mbështetet edhe në një kërkesë më të madhe nga individët. Megjithëse rënia e yield-eve vlerësohet se e ka ulur disi interesin krahasuar me vitin e kaluar, sërish investitorët individualë përbëjnë një segment të konsiderueshëm në ankandet e bonove të thesarit.
Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën e afërsisht 80 miliardë lekëve, në rënie me 3.6% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rënia do të jetë veçanërisht e theksuar për muajin dhjetor, kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar huamarrje totale në vlerën e 16.5 miliardë lekëve, 42% më pak krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.
Gjatë këtij viti, qeveria ka shfrytëzuar kushtet më të favorshme të financimit që ka ofruar treguar i brendshëm për të siguruar pjesën më të madhe të huamarrjes së planifikuar vjetore.
Madje, në gjysmën e parë të vitit huamarrja ka qenë edhe më e lartë se ajo e parashikuar në kalendar, falë kërkesës së lartë të tregut për instrumentet e borxhit të qeverisë dhe yield-eve në rënie./ Revista Monitor

Banka Botërore analizon se forcimi i kursit të këmbimit në...
Sot, më 30 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7...
Sot, më 28 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lek...
Sot, më 28 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bër...
Shefja e misionit të FMN-së, Anke Weber, ka bërë disa sugj...
Shqipëria ka dalë nga lista gri për pastrimin e parave...
Pas kthimit të vendit në një destinacion të preferuar ...
Sot, më 27 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lek...
Të gjithë prodhuesit që zhvillojnë, prodhojnë, përpuno...
Situata e mirë fiskale, me të cilën ka performuar buxh...
Izraeli është një nga nëntë fuqitë bërthamore globale dhe ...
Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti ...
Sot, më 26 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lek...
Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është duke u rritur me sh...
Sot, më 25 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ndryshimet buxhetore në aktin e fundit normativ shkurt...
Sot, më 24 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 98.6...
Akti i parë normativ për ndryshimin e buxhetit 2023 la të ...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor po rrit edhe ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...