Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Banka Botërore analizon se forcimi i kursit të këmbimit në Shqipëri ka ndihmuar në uljen e inflacionit, por të dhëna me të plota tregojnë se, rritja e fitimeve ishte shtytës i rëndësishëm i inflacionit në disa vende të Ballkanit Perëndimor, dhe në disa vende ka qenë pagat nxitës.
Fitimet llogariten si diferencë ndërmjet vlerës së shtuar bruto dhe kostos së punës. Banka Botërore tregon se fitimet u bënë nxitësi më i madh i inflacionit të brendshëm në vitin 2021 në Shqipëri, B&H dhe Mali i Zi, dhe në vitin 2022 në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që rritja e pagave ishte shkaktar i inflacionit në Serbi dhe Mal të Zi nga fillimi i vitit 2022, dhe në Maqedoninë e Veriut dhe B&H nga fundi i vitit 2022.
Në Shqipëri, fitimet u rritën nga mesi i vitit 2021, duke kontribuar mesatarisht 2.6 pikë përqindje në inflacionin e atij viti dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në vitin 2022, duke e shtyrë inflacionin me 7.7%. Kjo për arsye se pjesa e të vetëpunësuarve që fitojnë të ardhura të përziera që llogariten si fitim ka një peshë më të madhe në inflacion.
Nga ana tjetër, kontributi më i ulët i pagave (edhe për shkak të informalitetit) kufizon efektin e pagave në inflacion në Shqipëri.
Në Bosnjë gjithashtu fitimet ishin shtytësi kryesor i inflacionit në vitin 2021 dhe mbetën të forta përgjatë vitit 2022, duke kontribuar me rreth 5.3 pikë përqindjeje në inflacion.
Një rritje graduale e pagave rriti kontributin e tyre në inflacion nga viti 2022 dhe ishin nxitësi kryesor i inflacionit në gjashtëmujorin e dytë 2022.
Në Maqedoninë e Veriut, roli i fitimeve në nxitjen e inflacionit mbeti relativisht i ulët në vitin 2021, me një kontribut mesatar prej rreth 0.7 pikë për qind.
Megjithatë, në vitin 2022, ato kontribuuan me 5.7 pikë përqindje në inflacion. Kontributi i pagave u bë pak më i madh se ai i fitimeve në gjysmën e dytë të 2022.
Në Mal të Zi, fitimet e shtynë inflacionin mesatarisht në rritje me 3.7 pikë përqindjeje në vitin 2021, por në vitin 2022 ky trend u ndërpre nga rritja e punësimit dhe e pagës minimale, të cilat rritën kostot e punës. Që atëherë, pagat janë bërë një kontribuues kryesor në inflacion.
Së fundi, taksat neto kontribuan gjithashtu në një rritje të inflacionit në vitin 2022, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2022, taksat neto në Maqedoninë e Veriut ulën inflacionin me 5 pikë përqindjeje.
Kjo ndodhi për shkak të një rritje të mprehtë të subvencioneve për produktet e shportës. Kjo peshë ndryshoi në vitin 2023 kur qeveria e Maqedonisë së Veriut reduktoi subvencionet për ekonominë.
Në vendet e tjera, taksat neto kanë pasur presion të vogël. Banka Botërore analizon se presionet inflacioniste po pakësohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por nevojitet ende vigjilencë./ Revista Monitor
Sot, më 30 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7...
Sot, më 28 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lek...
Sot, më 28 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lek...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka bër...
Shefja e misionit të FMN-së, Anke Weber, ka bërë disa sugj...
Shqipëria ka dalë nga lista gri për pastrimin e parave...
Pas kthimit të vendit në një destinacion të preferuar ...
Sot, më 27 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 lek...
Të gjithë prodhuesit që zhvillojnë, prodhojnë, përpuno...
Situata e mirë fiskale, me të cilën ka performuar buxh...
Izraeli është një nga nëntë fuqitë bërthamore globale dhe ...
Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti ...
Sot, më 26 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lek...
Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është duke u rritur me sh...
Sot, më 25 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ndryshimet buxhetore në aktin e fundit normativ shkurt...
Sot, më 24 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 98.6...
Akti i parë normativ për ndryshimin e buxhetit 2023 la të ...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor po rrit edhe ...
Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që ko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...