SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Situata e mirë fiskale, me të cilën ka performuar buxheti i vitit 2023 në këtë 9-mujor nuk ka ndikuar në uljen e borxhit publik.
Të dhënat zyrtare në Ministrinë e Financave tregojnë se stoku i borxhit në vlerë u rrit me 14,4 miliardë lekë (138 milionë euro) ne janar-shtator 2023.
Gjithashtu treguesi i borxhit mbeti pothuajse i pandryshuar edhe në raport me PBB-në. Detyrimet publike arritën në 64.01 % të PBB-së në fund të 9-mujorit nga 64.46% që ishin në fund të vitit 2022.
Në raport me vitin 2021 raporti i borxhit me PBB-në është ulur me 10 pikë për qind, por nuk ka shënuar përmirësim ne krahasim me fundin e vitit 2022, edhe pse qeveria arkëtoi të ardhura shtesë këtë vit, të cilat i rialokoi në investime në infrastrukturë në aktin e fundit normativ për ndryshimin e buxhetit 2023.
Stoku i borxhit të brendshëm shënoi 34.48% të PBB, ndërsa borxhi i jashtëm shënoi rënie të lehtë duke arritur në 29,53% të PBB-së nga 30,02 % që ishte në fund të vitit 2021.
Qeveria shqiptare harxhoi gjithsej 63,2 miliardë lekë për shërbimin e borxhit në 9-mujor nga rreth 78 miliardë lekë në të gjithë vitin 2022, nga të cilat 34 miliardë lekë ishin për interesat e borxhit dhe 28,5 miliardë lekë ishte principali.
Nga totali i interesave 23,5 miliardë lekë ose 2 të tretat shkuan për borxhin e brendshëm dhe 11,2 miliardë lekë shkuan për interesat e borxhit të jashtëm. Shpenzimet për shërbimin e borxhit arritën në 2,91 % të PBB-së.
Pesha e borxhit që maturohet brenda një viti është mbeti e lartë edhe gjatë vitit 2023 sidomos e bonove 12-mujore, teksa u vu re një rënie e emetimeve në instrumentet afatshkurtër 3 dhe 6-mujore, të cilat ishin më të zakonshme gjatë vitit 2022.
Vlera më e lartë e emetimeve ishte për obligacionin 10-vjeçar me një vlerë totale 120 miliardë lekë në 9-mujor, ndërsa vlera më e ulët e emetimeve ishte për obligacionin 15-vjeçar.
Nga pikëpamja e investitorëve, 9 mujori 2023 është karakterizuar nga një rritje e peshës së individëve dhe institucioneve jo financiare. Pavarësisht kësaj, baza e investitorëve, vijon të jetë e përqendruar në mbi 62% te sektori bankar duke e bërë portofolin e borxhit të brendshëm të ndjeshëm ndaj risqeve sistemike që mund të paraqesë ky sektor.
Normat e interesit të borxhit nisën me rritje të shpejtë në 6-mujorin e parë, por u stabilizuan në 3-mujorin e tretë, teksa maturimi i borxhit ishte në përmirësim pas një rënie që u vu re vitin e kaluar./Monitor.al
Izraeli është një nga nëntë fuqitë bërthamore globale dhe ...
Numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti ...
Sot, më 26 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6 lek...
Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është duke u rritur me sh...
Sot, më 25 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 lek...
Ndryshimet buxhetore në aktin e fundit normativ shkurt...
Sot, më 24 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 98.6...
Akti i parë normativ për ndryshimin e buxhetit 2023 la të ...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor po rrit edhe ...
Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që ko...
Sot, më 23 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4...
Rritja e turizmit të shqiptarëve jashtë vendit po kontribu...
Sot, më 22 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.4 lek...
Sot, më 21 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.3...
Në shtator, tatimet e doganat mblodhën rreth 52 miliardë l...
Të dhëna të detajuara për 34 artikuj të shportës së ko...
Sot, më 20 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6...
Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë ...
Rritja e normave të interesit të kredive mund të përkt...
Fabrikat e përpunimit të qumështit vijojnë të rrisin impor...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...