Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Në shtator, tatimet e doganat mblodhën rreth 52 miliardë lekë të ardhura, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e të ardhurave është 4.5%, më e ulëta e këtij viti.
Në shtator inflacioni u rrit lehtë në 4.1%, ndërsa ekonomia për 6-mujorin e parë u rrit mesatarisht me 3%, çka tregon se rritja reale e të ardhurave ishte negative. Ngadalësimi është ndikuar kryesisht nga ecuria e doganave që janë prekur nga rënia e çmimeve të mallrave të importuara.
Në total, sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave për gjithë 9 mujorin, të ardhurat totale për 9 –mujorin u realizuan në masën 477.25 miliardë Lekë ose 101.5% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +51 miliardë lekë ose +12% më shumë.
Ritmet e rritjes së të ardhurave janë ngadalësuar teksa për 8 mujorin u zgjeruan me 12.9% dhe për 6 mujorin me 14.5%.
Tatim fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe TVSH-ja vijojnë të mbajnë peshën kryesore në rritjen e të ardhurave në buxhet.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9 – mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë Lekë me një realizim në 92.2% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +3.8 përqind më të larta ose rreth +15.7 miliardë Lekë më shumë.
Niveli i sufiçitit për periudhën 9 – mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë lekë nga rreth 8.5 miliardë lekë sufiçit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 16.29 miliardë Lekë.
Të Ardhurat
Sipas njoftimit të Ministrisë së FInancave, Të ardhurat totale për 9 – mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 477.25 miliardë Lekë ose 101.5% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +51 miliardë lekë ose +12% më shumë.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 415 miliardë lekë, 35.1 miliardë ose 9.2% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 11.2 miliardë ose 2.8% më shumë se plani 9-mujor për vitin 2023.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 159.8 miliardë lekë, 4.6 miliardë lekë ose 2.8% më pak se 9 mujori 2022, si dhe 13.6 miliardë lekë ose 7.8% më pak se plani i të ardhurave doganore për 9 mujorin e vitit 2023.
Të ardhurat nga TVSH në import për 9 mujorin rezultojnë 107.7 miliardë lekë, 7.7 miliardë lekë ose 6.7% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 12.3 miliardë ose 10.3% më pak se plani për 9-mujorin 2023.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 43.1 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 461 milionë lekë ose 1.1% më pak se plani i akcizës për 9-mujorin 2023.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.3 miliardë lekë, 1 miliardë ose 31.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 65.2% kundrejt planit për 9-mujorin 2023.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6.7 miliardë lekë, 425 milionë lekë ose 6.8% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe realizim në masën 106.1% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 9 mujorin 2023 u realizuan në masën 255.2 miliardë lekë, 39.7 miliardë ose 18.4% më shumë se 9 mujori i vitit të kaluar, si dhe 24.8 miliardë lekë, ose 10.8% më shumë se plani i 9 mujorit 2023.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 35.8 miliardë lekë, 7.4 miliardë ose 26% më shumë se 9 mujori 2022, si dhe 4.6 miliardë ose 14.8% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 9 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 9 mujore 2023 janë 14.6 miliardë lekë, 950 milionë lekë ose 7% më shumë se 9-mujori 2022, si dhe 1.3 miliardë lekë ose 9.7% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 9-mujorin 2023.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 44.9 miliardë lekë 11 miliardë lekë, ose 32.4% më shumë se 9-mujori 2022, si dhe 9.4 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se plani i 9-mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 43.8 miliardë lekë, 9.7 miliardë lekë ose 28.5% më shumë se 9-mujori 2022, si dhe 6.6 miliardë ose 17.7% më shumë se plani i 9-mujorit 2023.
Taksat nacionale, për periudhën 9-mujore 2023 u realizuan në masën 28 miliardë lekë, 3.9 miliardë lekë ose 12.1% më pak se 9-mujori 2022, si dhe 6.3 miliardë lekë ose 18.3% më pak se plani për 9-mujorin 2023.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 102.6 miliardë lekë, 15.4 miliardë lekë ose 17.7% më shumë se 9-mujori 2022, si dhe realizim 111.3% të planit për 9-mujorin 2023.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën nëntë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 425.65 miliardë Lekë me një realizim në masën 92.2% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 3.8% më i lartë ose rreth 15.7 miliardë Lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 9-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 61% të planit vjetor.
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98% dhe 70.8% të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 69.4% dhe 37.2% të tij.
Shpenzimet korente për periudhën 9-mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 379.4 miliardë Lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.6% më i lartë ose rreth 36.4 miliard LEK më shumë.
Shpenzimet kapitale për periudhën 9-mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 46.1 miliardë Lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 9.6% më i ulët ose rreth 4.9 miliardë Lekë më pak.
Niveli i suficitit për periudhën 9-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 51.6 miliardë Lekë nga rreth 8.5 miliardë Lekë suficit i planifikuar për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar rreth 216.8% më i lartë ose rreth 35.3 miliardë Lekë më shumë./Monitor.al
Të dhëna të detajuara për 34 artikuj të shportës së ko...
Sot, më 20 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.6...
Rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë ...
Rritja e normave të interesit të kredive mund të përkt...
Fabrikat e përpunimit të qumështit vijojnë të rrisin impor...
Sot, më 19 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.7...
Të mërkurën, qeveria vendosi që nëpërmjet një akti nor...
Sot, më 18 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 lek...
Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim serinë e kartëmo...
Kredia për shtëpi mbetet produkti me performancën më t...
Eksportet kanë vijuar tendencën e tyre rënëse për të t...
Sot, më 17 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8...
Inflacioni bazë ra për të shtatin muaj radhazi në shtator ...
Të dhënat zyrtare mbi investimet e huaja që raportohen...
Projektligji “Për taksimin e pasurisë së paluajtshme” i he...
Sot, më 16 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Sot, më 15 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.9...
Sot, më 14 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 lek...
Në bursat botërore aktivizohen mekanizma të njohur në rast...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...