Të ardhurat reale të familjeve për person në Europë/ Ku u rritën më shumë që nga pandemia?
Të ardhurat reale të familjeve për person në Bashkimin Eur...

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në disa kategori të administratës publike për vitin 2026.
Vendimet e qeverosë përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.
Krahas indeksimit, në disa sektorë parashikohen edhe rregullime specifike të shtesave dhe kompensimeve. Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2026 dhe vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me efekte financiare nga 1 janari 2026.
VENDIMET E PLOTA:
VENDIM PËR INDEKSIMIN E PAGËS REFERUESE BAZË PËR FUNKSIONET GJYQËSORE DHE TË PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “a”, të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 (zero pikë tridhjetë e gjashtë) me pagën e Presidentit të Republikës, indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë bëhet 156 825 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet e pesë) lekë/muaj.
2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionet përkatëse.
3. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
VENDIM PËR INDEKSIMIN E PAGËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Paga e Presidentit të Republikës indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës së Presidentit bëhet 435 625 (katërqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) lekë në muaj.
2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionin e Presidentit të Republikës.
3. Ngarkohet institucioni i Presidentit të Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.321, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT TË AGJENCISË SË MBIKËQYRJES POLICORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, të pikave 1, shkronja “a”, dhe 3, të nenit 70, të ligjit nr.128/2021, “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, dhe të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Lidhja nr.1 e vendimit nr.321, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të personelit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat e elementit “paga për funksion”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për funksionet organike me numra rendorë 1, 2 dhe 3 dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për funksionet e tjera organike.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.417, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE TË PUNONJËSVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.417, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor”, “Inspektor i dytë”, “Inspektor i parë” dhe “Nënkomisar” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Gardës së Republikës së Shqipërisë, i miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.423, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE, TË KOMPENSIMEVE TË TJERA FINANCIARE, QË PËRFITOJNË PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE GJATË QËNDRIMIT NË PUNË, DHE PROCEDURAVE TË PËRFITIMIT TË KËTYRE KOMPENSIMEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.423, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore, të kompensimeve të tjera financiare, që përfitojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve gjatë qëndrimit në punë, dhe procedurave të përfitimit të këtyre kompensimeve”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor” dhe “Kryeinspektor” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.484, DATË 24.7.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË POZICIONEVE “KOORDINATOR KUNDËR KORRUPSIONIT” NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr.848, datë 24.7.2024, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr.2, e vendimit nr.484, datë 24.7.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagës dhe të niveleve të pagave të pozicioneve “koordinator kundër korrupsionit” në disa institucione të administratës shtetërore”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;
b) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit, e përcaktuar në lidhjen nr.2, të këtij vendimi, dhe shtesa për vjetërsi kanë të njëjtën vlerë dhe mënyrë llogaritjeje me atë të miratuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e personelit mjekësor dhe të punonjësve të tjerë me arsim të lartë në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë.”.
2. Vlerat e elementit “paga e pozicionit”, në lidhjen nr.2, të këtij vendimi, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve shëndetësore përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.326, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË SPECIALITETEVE TË NDRYSHME NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Lidhjet nr.1 dhe nr.2, të vendimit nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vlerat e elementit “paga bazë për klasë”, në lidhjet nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.424, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE E SHTESAVE MBI PAGË, KOMPENSIMEVE DHE TRAJTIMEVE TË TJERA FINANCIARE TË PUNONJËSVE TË SISTEMIT SHËNDETËSOR, NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE, NË SISTEMIN E MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR SHËNDETËSINË, NË STRUKTURAT SHËNDETËSORE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE DHE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr.424, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave e shtesave mbi pagë, kompensimeve dhe trajtimeve të tjera financiare të punonjësve të sistemit shëndetësor, në institucionet shëndetësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Shkronja “c”, e pikave, 4.1, 4.2, 4.3, 14.1, 14.2 dhe 16.2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Shtesa për vjetërsi në punë që jepet në masën:
i. 0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para (1–10 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
ii. 0.8% pas çdo viti pune për 10 vitet e dyta (11–20 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;
iii. 1% pas çdo viti pune për 10 vitet e treta (21–30 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.”.
b) Pikat 17.1 dhe 17.2 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“17.1 Për mjekët e spitaleve në shërbimet e urgjencës, në shërbimet e reanimacionit, në shërbimet e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale dhe për mjekët neonatë, është në masën 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.”.
“17.2 Për punonjësit “infermier”, “teknik imazherie” dhe “teknik laboratori” të spitaleve në shërbimet e urgjencës, shërbimet e reanimacionit dhe shërbimet e hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale, si dhe për punonjësit “mjek” dhe “infermier” në shërbimin e urgjencës mjekësore paraspitalore, në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, është në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj. ”.
c) Në pikën 17.5 bëhen shtesat e mëposhtme:
i. Në shkronjën “a”, pas fjalës “… Pukë …” shtohet “… Fushë-Arës …”;
ii. Në shkronjën “b”, pas fjalës “… Librazhd …” shtohet “… Përrenjas …”.
ç) Pika 19 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“19. Mjekët dhe punonjësit e personelit teknik të shkencave mjekësore të institucioneve të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe mjekët, civilë e ushtarakë, të strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e shërbimit të rojës dhe të shërbimit të urgjencës përfitojnë një shtesë, si më poshtë vijon:”.
d) Shkronja “b”, e pikës 19.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) për shërbimin e urgjencës së spitalit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, masa e shtesës përcaktohet, si më poshtë vijon:
Në ditët e zakonshme Në ditët e shtuna Në ditët e diela dhe të festave zyrtare
për sistemin 24 orë 2 700 lekë 2 900 lekë 3 200 lekë
për sistemin 16 orë 2 400 lekë 2 700 lekë 2 900 lekë
për sistemin 12 orë 2 200 lekë 2 400 lekë 2 700 lekë
dh)Shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 19.2, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) për shërbimin e urgjencës së spitalit, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, u jepet një shtesë, në masën:
Në ditët e zakonshmeNë ditët e shtunaNë ditët e diela dhe të festave zyrtare
për sistemin 24 orë 2 000 lekë 2 500 lekë 3 000 lekë
për sistemin 16 orë 1 700 lekë 2 000 lekë 2 600 lekë
për sistemin 12 orë 1 400 lekë 1 700 lekë 2 000 lekë
“b) për rastet kur, me kërkesë të institucionit dhe miratim të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë e të ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, punonjësve “teknik laboratori” të spitaleve, që kryejnë shërbim 24 orë, u jepet një shtesë mbi pagë, si më poshtë vijon:
për ditë të zakonshme 2 000 lekë
për ditët e shtuna 2 500 lekë
për ditët e diela dhe festa 3 000 lekë
e) Pika 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“22. Punonjësit e personelit “mjek” dhe “teknik të shkencave mjekësore”, të cilët punojnë në institucionet shëndetësore, larg vendbanimit të tyre, marrin një kompensim mujor, në masën, si më poshtë vijon:”.
ë) Fjalia hyrëse, e pikës 22.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për personelin “mjek” dhe “teknik të shkencave mjekësore” në qendrat shëndetësore të shërbimit parësor:”.
f) Pika 23 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“23. Titullarët e institucioneve, në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, me qëllim realizimin me efektivitet dhe eficiencë të misionit dhe objektivave të institucionit që drejtojnë, kanë të drejtë që për të marrë këshillimin e duhur për çështje specifike të kenë këshilltarë të jashtëm, me shtetësi shqiptare apo të huaj. Kontraktimi i këshilltarëve të jashtëm bëhet pas miratimit të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Pagesa e këshilltarëve të jashtëm bëhet nga llogaria ekonomike, e përcaktuar sipas udhëzimit përkatës të zbatimit të buxhetit të ministrit përgjegjës për financat dhe përcaktohet nga titullari përkatës, në masën deri në 112 750 (njëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj.
Numri i këshilltarëve të jashtëm, që mund të kontraktojnë titullarët e institucioneve në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, nuk duhet të jetë më i madh se 3 (tre).”.
g) Lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.7, nr.9, nr.10 dhe nr.11 zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Vlerat e elementit “pagë për pozicion” apo “paga bazë mujore e pozicionit të punës”:
a) për pozicionet me numrat rendorë 19, 20 dhe 21, të lidhjes nr.1, pozicionet me numrin rendor 9, të kreut I, dhe numrin rendor 6, të kreut II, të lidhjes nr.2, pozicionet me numrat rendorë 15, 16 dhe 17, të lidhjes nr.3, pozicionet me numrin rendor 8, të kreut I, dhe numrin rendor 9, të kreut VII, të lidhjes nr.4, pozicionet me numrin rendor 3, të kreut I dhe numrin rendor 4, të kreut II, të lidhjes nr.7, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave;
b) për pozicionet e tjera në lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.7, nr.9 dhe nr.10, të këtij vendimi, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.
3. Vlerat e shpërblimit mujor, të përcaktuar në lidhjen nr.11, për punonjësit e personelit të caktuar nga pala turke në Spitalin Rajonal “Memorial” Fier, si dhe në pozicionet “Menaxher spitalor në spitalet universitare e rajonale” janë rezultat i rregullimit të masës së këtij shpërblimi, për shkak të indeksimit të vlerës së elementit “paga e pozicionit” për pozicionet përkatëse ku aktualisht janë të punësuar këta punonjës, si dhe për shkak të ndryshimeve të kursit të këmbimit valutor.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i miratuar për secilin nga institucionet, pjesë e fushës së veprimit të tij, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.
5. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026. /CNA
Të ardhurat reale të familjeve për person në Bashkimin Eur...
Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e po...
Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 l...
Kredia e re për ekonominë u rrit përsëri me ritme dyshifro...
Çmimet e kriptomonedhave kanë rënë ndjeshëm javët e fundit...
Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej m...
Bilanci tregtar i Shqipërisë për produktet e shportës po d...
Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të sh...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 le...
Pas problemeve të shfaqura prej më tepër se dy javësh në s...
Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat z...
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjend...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 ...
Ekonomia shqiptare pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshë...
Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për s...
Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të n...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 le...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësua...
Treguesi i besimit të biznesit e nisi në rritje vitin 2026...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...