Trashëgimtarët e Berlusconit shesin “pallatin e festave” te sheiku i Katarit
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...

Treguesi i besimit të biznesit e nisi në rritje vitin 2026. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike.
Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, duke qëndruar rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e tij u ndikua pozitivisht nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. Gjithashtu, me rritje janë dhe pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 3.1 pikë përqindje në janar. Aktualisht, niveli i tij është rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në përmirësim ndikuan të dy komponentët: vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie këtë muaj.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 7.4 pikë përqindje këtë muaj. Niveli i treguesit qëndron rreth 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e besimit u ndikua pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me një muaj më parë.
Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.4 pikë përqindje në janar, duke arritur nivelin 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja u ndikua kryesisht nga vlerësimet optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve. Edhe pritjet e bizneseve për nivelin e punësimit në të ardhmen dhanë kontribut rritës, por në masë më të ulët. Pritjet për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.
Treguesi i besimit konsumator nuk regjistroi ndryshim krahasuar me nivelin e dhjetorit, duke qëndruar rreth 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sa i përket komponentëve përbërës, situata e blerjeve të mëdha regjistroi përmirësim në janar, si në gjendjen aktuale ashtu edhe në pritjet për të ardhmen. Nga ana tjetër, konsumatorët ulën disi pritjet për gjendjen e tyre
personale financiare, si dhe situatën ekonomike në të ardhmen, krahasuar me muajin e mëparshëm./REL
Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81 lekë ...
Shqipëria me dy sezone: gushti që gumëzhin, janari që hesh...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi në fund të vitit të kalu...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81 lek...
Tregu i sigurimeve e përmirësoi rritjen gjatë vitit 2025. ...
Dollari amerikan ka rënë në nivelin më të ulët të katër vi...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 80.4 l...
Administrata Tatimore informon se problematika e konstatua...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti këtë...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 80.3 le...
Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për ...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 80.1 ...
Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5.4%, rit...
Instituti për Bashkitë e Shqipërisë vlerëson pozitivisht p...
Vit pas viti vendi ynë është duke rritur varësinë nga ushq...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sekjo, ishte i pr...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 80.9 le...
Qeveria synon që punësimi dhe energjia të jenë dy reformat...
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka zhvilluar një konfer...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...