Raporti i BERZH/ Sejko: Plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve, kërcënim për ekonominë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sekjo, ishte i pr...

Vit pas viti vendi ynë është duke rritur varësinë nga ushqimet e importit si rrjedhojë e uljes së prodhimit vendas dhe nevojave më të larta për konsum nga turistët.
Në vitin 2025 u importuan 1,347,550 tonë ushqime, me rritje vjetore 4.3% sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Vlera e importeve shënoi gjithashtu rritje me 3,9%.
Të dhënat tregojnë se nga njëra anë sasia e ushqimeve të importuara po rritet me ritme të qëndrueshme, ndërsa çmimi mesatar për kilogram i importeve po bie, duke e bërë ushqimin e importuar gjithnjë e më të lirë. Kjo nuk duket se është reflektuar në tregun e pakicës, ku çmimet si të ushqimeve, ashtu dhe të rafteve në supermarkete vetëm sa po shtrenjtohen.
Në vitin 2020, Shqipëria importonte rreth 1.09 milionë tonë ushqime dhe pije. Në vitin 2025, kjo sasi arriti në 1.35 milionë tonë, një zgjerim prej mbi 250 mijë tonësh ose rreth 23% më shumë brenda pesë vitesh. Vitet e fundit, konsumi i brendshëm po mbështetet gjithnjë e më shumë te tregjet e jashtme për të mbuluar nevojat bazë ushqimore, në një kohë kur kërkesa është rritur edhe nga turizmi.
Në të njëjtën kohë, vlera totale e importeve në lekë është rritur, por jo në të njëjtin ritëm me sasinë. Nga rreth 110.9 miliardë lekë në vitin 2020, importet arrijnë në mbi 162 miliardë lekë në vitin 2025. Ndonëse Shqipëria po shpenzon më shumë në terma absolutë për ushqime të importuara, çdo kilogram ushqim importi po kushton më pak vit pas viti.
Çmimi mesatar për kilogram, i cili arriti kulmin në vitin 2022, në rreth 146 lekë për kg gjatë krizës globale të çmimeve pas luftës në Ukrainë, ka rënë gradualisht deri në rreth 120 lekë për kg në vitin 2025, një ulje prej afro 18% në vetëm tri vjet. Kursi i këmbimit ka favorizuar dukshëm importuesit, teksa euro u këmbye mesatarisht me 97 lekë në 2025-n, nga rreth 140 lekë që ishte në 2015-n.
Shqipëria sot po blen ushqime më lirë në tregjet ndërkombëtare sesa gjatë periudhës së pikut të krizës, por po blen shumë më tepër. Rënia e çmimit për njësi ka ndihmuar që faturat e importeve të mos rriten aq sa sugjeron rritja e fortë e sasive, duke amortizuar presionin mbi çmimet e brendshme. Kjo prirje tregon edhe një varësi gjithnjë e në rritje nga furnizimi i jashtëm për ushqimet bazë, duke e bërë ekonominë më të ndjeshme ndaj luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare në të ardhmen.
Një pjesë e rritjes së volumit të importeve po vjen nga vende si Turqia, Ballkani, Amerika Latine dhe tregje të tjera ku prodhimi bujqësor është më i lirë sesa në BE.
Rritja e turizmit dhe e konsumit urban ka shtuar kërkesën për produkte të standardizuara, të paketimit industrial dhe të prodhuara në seri të mëdha, të cilat janë zakonisht më të lira për njësi sesa prodhimet artizanale apo lokale.
Sakaq prodhimi vendas nuk po rritet me të njëjtin ritëm me kërkesën. Kostot e larta të prodhimit vendas bëjnë që shumë produkte shqiptare të jenë më të shtrenjta se ato të importuara. Si rezultat, tregtarët dhe përpunuesit zgjedhin mallin e huaj, që vjen më lirë dhe në sasi të mëdha./Monitor
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sekjo, ishte i pr...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 80.9 le...
Qeveria synon që punësimi dhe energjia të jenë dy reformat...
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka zhvilluar një konfer...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81 lekë ...
Pavarësisht uljes gjatë viteve të fundit, Shqipëria pozici...
Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë...
Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro inves...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lek...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 l...
Shqiptarët e Kosovës mbetën grupi kryesor i turistëve në v...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton të gjithë qytetarë...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka zhvilluar ditë...
Nga data 22 janar është hapur sistemi e-Tax për plotësimin...
Treguesit buxhetorë të periudhës afatmesme 2025–2029 trego...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82 lek...
Në total, në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar 6...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 le...
Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029 qeveria mbajti të...
Çmimi i arit arriti nivelin më të lartë në histori, mbi 4,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...