Kursi i këmbimit, 23 janar 2026
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82 lek...

Treguesit buxhetorë të periudhës afatmesme 2025–2029 tregojnë qartë se modeli i qeverisjes mbetet i mbështetur kryesisht tel investimet kapitale, rrugë, ndërtesa, vepra infrastrukturore dhe shumë më pak te investimi në kapitalin njerëzor, pra arsim dhe shëndetësi.
Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik 2027–2029, shpenzimet kapitale do të lëvizin në një interval shumë të lartë prej 6–6.5% të PBB-së në vit gjatë periudhës afatmesme. Në vitin 2026, ato arrijnë në 6.5% të PBB-së, një nivel që e vendos Shqipërinë ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, ku investimet publike zakonisht sillen rreth 3–3.5% të PBB-së.
Kjo e bën Shqipërinë një nga ekonomitë më të orientuara drejt investimeve publike në rajon dhe në Europë, duke reflektuar një strategji zhvillimi që mbështetet fort në ndërtim dhe infrastrukturë si motorë të rritjes ekonomike.
Në kontrast të fortë, financimi për arsimin dhe shëndetësinë mbetet dukshëm më i ulët.
Shpenzimet për shëndetësinë, të përfaqësuara kryesisht nga skema e sigurimeve shëndetësore, luhaten nga 2.4% e PBB-së në 2025–2026, për të rënë gradualisht në 2.1% në 2029. Kjo do të thotë se, në terma relativë, shëndetësia po humbet peshë në ekonomi, edhe pse nevojat për shërbime shëndetësore rriten me plakjen e popullsisë dhe emigracionin e personelit mjekësor.
Fondet për arsimin do të vijnë gjithashtu në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në buxhetin afatmesëm 2026–2028. Shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2.9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB-së dhe në vitin 2028 do të jenë vetëm 2.1% të PBB-së. Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen më pak fonde për arsimin.
Struktura e buxhetit tregon se rritja ekonomike po kërkohet përmes investimeve fizike dhe jo përmes përmirësimit të produktivitetit të punës, cilësisë së arsimit apo shëndetit të forcës punëtore.
Në afat të shkurtër, kjo qasje mund të mbështesë rritjen përmes ndërtimit dhe punësimit në sektorë të lidhur me infrastrukturën. Por në afat të gjatë do të kemi një ekonomi me shumë kantiere ndërtimi, por me mungesë gjithnjë e më të madhe mësuesish, mjekësh dhe profesionistësh të kualifikuar.
Megjithë këtë nivel të lartë shpenzimesh për investime publike nga buxheti i shtetit, vendi vazhdon të vuajë nga mungesa e infrastrukturës bazë aty ku është përqendruar popullsia, aktiviteti ekonomik dhe presioni urban, në qendrat e mëdha, sidomos në Tiranë dhe zonën metropolitane përreth saj.
Në vend që kapitali publik të drejtohet aty ku kthimi social dhe ekonomik është më i lartë, ai shpërndahet në qindra projekte të vogla, të shkëputura nga njëra-tjetra, pa sinergji dhe pa një vizion territorial të zhvillimit.
Kjo copëzim e buxhetit ka një efekt të dyfishtë negativ: nga njëra anë, asnjë projekt nuk merr financimin e mjaftueshëm për t’u bërë realisht transformues dhe nga ana tjetër krijohet një terren ideal për abuzime, ri-negocime kontratash, shtesa fondesh dhe zhvendosje të qëllimshme të prioriteteve.
Pasojat tashmë janë të dukshme. Qendra e vendit, ku jeton dhe punon mbi gjysma e popullsisë dhe ku prodhohet pjesa dërrmuese e PBB-së, mbetet e nënfinancuar në infrastrukturë urbane, transport publik, ujësjellës, kanalizime, shkolla, spitale, hapësira publike, strehim. /Monitor
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82 lek...
Në total, në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar 6...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 le...
Në kuadrin e ri makroekonomik, 2027-2029 qeveria mbajti të...
Çmimi i arit arriti nivelin më të lartë në histori, mbi 4,...
Sipas ndarjes së re të propozuar nga qeveria për çmimet e ...
Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe,...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.8 ...
Shqipëria po rrit me shpejtësi varësinë nga Kina për mallr...
Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketë rillogaritje t...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 le...
Rritja mesatare vjetore e indeksit të Harmonizuar të Çmime...
Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk...
Për herë të parë për shitblerjen e ndërtesave/apartamentev...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lek...
Industria e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri po hyn në vi...
Turizmi i viteve të fundit u ka dhënë një shtysë të dukshm...
Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dh...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 l...
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...