54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjend...

Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat zhvilloi sot seancën e dytë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kandidati Elton Korbi në vizionin e tij për rolin e Këshillit Mbikëqyrës vendosi theksin te forcimi i qeverisjes së bankës qendrore, përmirësimi i mbikëqyrjes, rritja e cilësisë së burimeve njerëzore dhe një vëmendje më e shtuar për mbrojtjen konsumatore.
“Transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë mënyrën e funksionimit të bankave qendrore në mbarë botën. Banka e Shqipërisë duhet të ndjekë në mënyrë aktive këto zhvillime, duke aplikuar teknologjitë e reja në analizën e të dhënave, mbikëqyrjen prudenciale, parashikimet makroekonomike dhe menaxhimin e riskut. Në këtë kuadër, mbikëqyrja financiare duhet të shoqërohet edhe me një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë kibernetike, duke kërkuar nga bankat dhe institucionet financiare standarde gjithnjë e më të larta në mbrojtjen e sistemeve, të të dhënave dhe të infrastrukturës kritike. Banka e Shqipërisë duhet të luajë një rol më aktiv në mbrojtjen e konsumatorit financiar, në mbikëqyrjen e institucioneve bankare dhe jobankare – veçanërisht mikrokredisë – dhe në forcimin e kërkesave për transparencë,” tha z.Korbi.
Ai theksoi se asnjë bankë qendrore moderne nuk mund të funksionojë pa investuar në mënyrë të vazhdueshme në kapitalin e saj njerëzor, duke shtuar se Banka e Shqipërisë duhet të forcojë më tej politikat e rekrutimit konkurrues, zhvillimit profesional dhe motivimit afatgjatë të stafit, duke ndjekur shembujt e bankave qendrore europiane.
Kandidati Selami Xhepa theksoi domosdoshmërinë e përshtatjes së rolit të Bankës Qendrore me zhvillimet e reja të lidhura, sidomos me format e reja të parasë, që shtron sfida të reja për stabilitetin monetar dhe financiar. Kjo, sipas tij, shtron nevojën për një kuadër rregullator më dinamik.
Gjithashtu, ai theksoi nevojën që Banka e Shqipërisë të eksplorojë më thellë dhe më mirë misionin e mbrojtjes konsumatore, për të balancuar asimetrinë e fuqisë dhe informacionit mes qytetarit të zakonshëm dhe institucioneve financiare.
Kandidatja Holta Zaçaj theksoi nevojën për të forcuar rolin e Këshillit Mbikëqyrës si garant i zbatimit të misionit ligjor të Bankës së Shqipërisë, duke balancuar pavarësinë e institucionit me një proces të besueshëm dhe transparent të llogaridhënies. Sipas saj, nevojitet forcim i transparencës lidhur me produktet dhe shërbimet financiare, si parakusht për rritjen e besimit të publikut te sistemi në tërësi. Ajo nënvizoi gjithashtu rolin e Bankës së Shqipërisë për të siguruar funksionimin e ndershëm në treg, nëpërmjet një qasjeje mbikëqyrëse të paanshme dhe proporcionale.
Kandidati Pajtim Melani theksoi rolin e Komitetit të Auditit brenda Këshillit Mbikëqyrës, si një organ që mund të ndihmojë në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së këtij institucioni.
Kandidatja Luljeta Minxhozi theksoi nevojën për ta bërë plotësisht operacionale bazën e re ligjore dhe projektet e reja të lidhura me sistemet e pagesave. Sfidë tjetër për të ardhmen, sipas saj, është përmirësimi i hapjes dhe konkurrueshmërisë së sektorit bankar dhe financiar.
Kandidatja Violeta Staka theksoi nevojën për forcimin e pavarësisë institucionale të bankës së Shqipërisë dhe nevojën për forcuar aftësinë e Bankës Qendrore për t’u përshtatur me ndryshimet teknologjike.
Kandidatja Merita Bejtja vendosi theksin tek eksperienca e saj si inspektore e përgjithshme e Bankës së Shqipërisë dhe kërkoi besimin e deputetëve për t’u angazhuar në nivel politikëbërjeje, si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të institucionit.
Kandidatja Liljana Mamadhaj theksoi nevojën për të luftuar flukset e parasë nga ekonomia e paligjshme që kanalizohen në ekonominë e ligjshme. Ajo theksoi nevojën për të luftuar në mënyrë më efikase kanalizimin dhe pastrimin e këtyre flukseve në sektorin formal financiar. Sipas saj, kjo çështje duhet të trajtohet si çështje prioritare e lidhur me stabilitetin financiar.
Kandidatja Ingrid Konomi theksoi se Banka e Shqipërisë ka nevojë të përmirësojë procesin e llogaridhënies, transparencës dhe një pune më aktive për përmirësimin e edukimit financiar. Gjithashtu, ajo shtroi domosodshmërinë e një procesi rrënjësor të modernizimit teknologjik të Bankës Qendrore.
Në fund të vitit 2025, përfundoi mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre prej anëtarëve të rinj duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa tre kandidatë të tjerë do të propozohen nga Këshilli i Ministrave.
Në procedurën e hapur nga Kuvendi, për tre kandidatët që duhet të propozohen nga ky institucion aplikuan 20 kandidatë, nga të cilët 18 u paraqitën në seancën dëgjimore të zhvilluar nga Komisioni përgjegjës.
Për t’iu propozuar zyrtarisht Kuvendit për votim, çdo kandidat duhet të mbledhë të paktën 28 vota të deputetëve. Ky proces pritet të mbyllet brenda 10 ditëve të ardhshme. /Monitor
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjend...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 ...
Ekonomia shqiptare pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshë...
Qeveria shqiptare ka ndryshuar përsëri projektligjin për s...
Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të n...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 le...
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësua...
Treguesi i besimit të biznesit e nisi në rritje vitin 2026...
Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81 lekë ...
Shqipëria me dy sezone: gushti që gumëzhin, janari që hesh...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi në fund të vitit të kalu...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81 lek...
Tregu i sigurimeve e përmirësoi rritjen gjatë vitit 2025. ...
Dollari amerikan ka rënë në nivelin më të ulët të katër vi...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 80.4 l...
Administrata Tatimore informon se problematika e konstatua...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti këtë...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 80.3 le...
Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...