Lëvizin monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 2 prill 2025
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...

Bankat janë institucione thelbësore për ekonominë për dy arsye. Së pari, ato u mundësojnë qytetarëve një vend të sigurt për të ruajtur kursimet e tyre dhe së dyti ofrojnë kredi për të nxitur aktivitetin ekonomik.
Me pak fjalë, përmes ndërmjetësimit financiar, bankat luajnë një rol kritik në shpërndarjen e burimeve, rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar të një vendi. Dhe sa më e madhe të jetë një bankë, aq më jetik është ky rol në një ekonomi.
Në Shqipëri, banka më e madhe është Banka Kombëtare Tregtare. E themeluar në vitin 1993 nga bashkimi i Bankës Tregtare të Shqipërisë dhe Bankës Kombëtare Shqiptare, BKT u privatizua 7 vite më vonë.
Në vitin 2000 Parlamenti miratoi shitjen e saj te një konsorcium ndërkombëtar i përbërë nga Kentbank, IFC dhe BERZH. Në vitin 2009, të gjitha aksionet e BKT-së përfunduan në dorën e grupit turk çalik.
Në fund të vitit të kaluar, asetet totale të BKT-së arritën në 5.2 miliardë euro duke përbërë 24.5 për qind të totalit të aseteve të sistemit bankar në Shqipëri.
Paralelisht ajo është grumbulluesja më e madhe e depozitave në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, BKT ka 435 miliardë lekë depozita aktualisht ose 25 për qind të të gjitha kursimeve që qytetarët shqiptarë mbajnë në sistemin bankar.
Por pavarësisht se është banka e parë për nga asetet, kapitali dhe depozitat, BKT ka një anomali të madhe. Kjo është një bankë që nuk krediton.
Sipas të dhënave, në fund të vitit 2024, BKT kishte në total vetëm 103 miliardë kredi të dhëna për bizneset dhe qytetarët duke qenë banka e katërt në vend për nga kredia. Dhe anomalia e madhe zbulohet më mirë nga një tregues tjetër. Ky është raporti mes kredive dhe depozitave.
Aktualisht BKT ka një raport kredi/depozita prej më pak se 24 për qind. Kjo do të thotë se në çdo 100 lekë depozita që u merr qytetarëve, banka krediton më pak se 24 lekë për ekonominë.
Ky tregues është dy herë më i ulët sesa mesatarja e raportit kredi/depozita në rang kombëtar. Dhe nëse krahasohet me bankat e tjera më të mëdha të ekonomive fqinje apo vendeve të zhvilluara perëndimore është disafish më i ulët.
Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Në bonde. Në fund të vitit të kaluar, BKT kishte një portofol investimesh në letra me vlerë prej 325 miliardë lekësh. Pra, 75 për qind e depozitave të BKT-së shkojnë për të blerë bono të qeverive. Një pjesë e madhe e tyre jashtë vendit duke financuar borxhin e qeverive të huaja.
Kjo nuk është e paligjshme, por është një anomali shumë e madhe. Me këta tregues, BKT funksionon si një faktor frenues i ekonomisë shqiptare. Ose në rastin më të mirë nuk bën ashtu siç duhet rolin që duhet të ketë në financimin e ekonomisë.
Me pak fjalë e gjithë filozofia e menaxhimit të BKT-së është kjo. Merr depozita nga qytetarët dhe gjuaj për bono me maturitete, të cilat ofrojnë interesa më të lartë. Gjuetia e maturiteteve.
Në pamje të parë, ky mund të duket një menaxhim i përgjegjshëm që investon vetëm në asete të sigurta. Por kjo nuk është e vërtetë domosdoshmërisht.
Tri vjet më parë, ky menaxhim e çoi BKT-në në prag të tronditjes. Mbajtja e portofoleve të mëdha të bonove, krijon telashe të mëdha financiare kur rriten interesat. Kjo, pasi rritja e interesave ul çmimin e letrave me vlerë, duke prekur rrjedhimisht vlerën e aseteve, por mbi të gjitha treguesit e kapitalit.
Tri vjet më parë, BKT u fal. Ky ishte një fat që nuk e patën Silicon Valley Bank dhe Silvergate Bank në Shtetet e Bashkuara, të cilat ashtu si BKT flirtuan fort me investimet në letra më vlerë. Atje rregullatori vendosi t’i çonte në falimentim. Këtu bëri mirë që e fali.
Por pyetja që shtrohet është: kujt i duhet BKT përveç aksionerëve, të cilëve u çon minimalisht 50 milionë dollarë divident në vit?
Kjo përgjigje është e vështirë. Normalisht banka më e madhe e vendit ka të paktën detyrimin moral të ndërmjetësojë dhe të financojë ekonominë. Jo të luajë xhepistash me mashtruesit e mikrokredive duke zhvatur qindarkat e hallexhinjve.
Dhe ironia e fatit qëndron në faktin se herë pas here BKT merr edhe çmime si banka më e mirë në Shqipëri.
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Nga 1 prilli 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Eurobondi i emetuar nga qeveria shqiptare në muajin shkurt...
Sot, data 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e Dek...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sezoni i favorshëm me klimë të ngrohtë dhe rritja e kërkes...
Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar....
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet...
Prapa harqeve të mëdhenj të Grand Bazaar të Stambollit, pë...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gja...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e ak...
Kursi i këmbimit euro-lek shënoi një rritje të fortë ditën...
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e bizn...
Turqia ishte investitori i huaj kryesor në Shqipëri vitin ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konf...
Korporata e Investimeve Shqiptare rishpalli nga e para thi...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...