Deklarata “DIVA”/ Sot afati i fundit për tatimpaguesit shqiptarë
Sot, data 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e Dek...

Eurobondi i emetuar nga qeveria shqiptare në muajin shkurt e ka rritur më tej rezervën valutore të vendit, duke e çuar pranë kufirit të 7 miliardë eurove.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.9 miliardë euro, në rritje me 10% që nga fillimi i vitit dhe me 23.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin shkurt, qeveria shqiptare realizoi emetimin e Eurobondit të radhës në Bursën e Londrës. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore.
Në fund të shkurtit, titujt e borxhit përbënin 67% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 25% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.
Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.
Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase edhe gjatë 2024, Banka Qendrore vendosi të ndërhyjë në tregun valutor, duke tërhequr një pjesë të ofertës së madhe të euros dhe duke rritur ofertën monetare të lekut. Kjo ndërhyrje u motivua kryesisht në funksion të objektivit të inflacionit.
Blerjet direkte të Bankës së Shqipërisë vijuan deri në ditët e fundit të vitit 2024. Por, pavarësisht këtyre blerjeve kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë vitit të kaluar, duke prekur rekorde të reja historike, pranë nivelit të 98 lekëve.
Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.
Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm.
Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të euroizimit të sektorit financiar në vend. Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ në mallra, mungesa e valutës në momente të veçanta mund të krijojë probleme për aktivitetin ekonomik në vend.
Nga ana tjetër, rezerva mund të jetë gjithashtu e rëndësishme për të garantuar stabilitetin e kursit të këmbimit dhe të sistemit financiar./Monitor
Sot, data 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e Dek...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sezoni i favorshëm me klimë të ngrohtë dhe rritja e kërkes...
Deficiti i llogarisë korrente u përkeqësua vitin e kaluar....
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet...
Prapa harqeve të mëdhenj të Grand Bazaar të Stambollit, pë...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gja...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ulen deri në 25% çmimet e pullave fiskale për mallrat e ak...
Kursi i këmbimit euro-lek shënoi një rritje të fortë ditën...
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatat e bizn...
Turqia ishte investitori i huaj kryesor në Shqipëri vitin ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konf...
Korporata e Investimeve Shqiptare rishpalli nga e para thi...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...