Bitcoin kalon 100 mijë dollarë për herë të parë
Çmimi i Bitcoin ka kaluar për herë të parë shifrën e 100,0...

Kostot e prodhimit kanë vijuar të rriten në tremujorin e tretë, por gjithsesi me rritje më të ngadaltë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë rënia e euros dhe frenimi i inflacionit në Bashkimin Europian kanë bërë që të ulen lehtë çmimet e importit.
INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e tretë të vitit 2024, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,2 kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 1,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,2%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e tretë 2024 shënoi ulje me 0,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.
Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1% vërehet në seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5%, “Industri përpunuese” me 0,3%.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i pijeve” me 2,9%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 2,5%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” dhe “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2%, etj.
Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2,4%, pasuar nga “Përpunimi i tekstileve” me 1,2% etj.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi shënoi rritje me 1,6%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 4,0%, pasuar nga seksionet “Industria Përpunuese” me 0,8%, “Industri Nxjerrëse” dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,6% secili.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi shënoi rritje prej 0,7%. Rritja e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 5,4% dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 0,3%. Nga ana tjetër, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,4%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 0,1%.
Importet më të lira
INSTAT njoftoi se Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2024, arriti 108,0 kundrejt vitit 2021 si periudha bazë.
Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 1,3%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 0,7%. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2024 është ulur me 0,3%.
Ndryshimi vjetor: Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 4,6%, pasuar nga seksioni “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 93,5%, i cili shënoi ulje me 1,1% dhe seksioni “Industri nxjerrëse”, i cili shënoi një ulje me 0,6%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” shënoi një rritje me 0,9%.
Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Konfeksionimi i veshjeve” me 3,8%, pasuar nga “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 3,5%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3,2%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 2,8%, “Metalurgjia” me 2,1%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,8%, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 1,4% dhe “Përpunimi i tekstileve” me 1,1%.
Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” shënuan rritje me 2,4%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 2,0%, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 0,7%, “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 0,5%, etj/ Revista Monitor
Çmimi i Bitcoin ka kaluar për herë të parë shifrën e 100,0...
Sot, më 5 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Rikonstruksioni i rrugës nga fshati Sinë në Fushë Lurë pri...
Të paktën shtatë kontrata janë lidhur tashmë me operatorët...
Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet q...
Sot, më 4 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Qeveria ka kërkuar një financim shtesë prej 145 milionë do...
Sot, më 3 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit ranë më tej ...
Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pe...
Vlera e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë ka kalua...
Vit pas viti buxheti i shtetit është duke rritur përqendri...
Sot, më 2 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Sot, më 1 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 92.3 le...
Pas daljes në pension, pas 40 viteve punë mami materniteti...
Sot, më 30 nëntor 2024, dollari amerikan blihet me 92.4 le...
Kosova ka importuar nga Shqipëria mbi 200 milionë euro mal...
Ditën e sotme në tregun valutor, dollari amerikan blihet m...
Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajon...
Autoriteti i Konkurrencës vendosi këtë muaj të hapë një he...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Rritja e çmimeve të energjisë dhe plehrave kimike pritet t...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...