Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në shtator kundrejt të njëjtit muaj një vit më parë ishte 10,0 për qind, vuri në dukje Enti Federal i Statistikave. Në gusht rritja ishte 7,9 për qind.
Ekonomistët edhe në muajt e ardhshëm llogarisin me kuota rritjeje. Kuota inflacioni si aktualisht nuk ka pasur asnjëherë në Gjermaninë e ribashkuar. Në landet perëndimore të federatës janë regjistruar rritje me dhjetë për qind në fillim të viteve 1950, megjithatë me kalimin e kohës metodologjia e matjes ka ndryshuar.
Kuotat e larta të rritjes së çmimeve dobësojnë fuqinë blerëse të konsumatoreve, të cilët mund të blejnë më pak me një euro. Raporti financiar mes të ardhurave dhe shpenzimeve të njerëzve tkurret.
Sipas një sondazhi të Shoqatës së Tregtisë në Gjermani (HDE) 60 për qind e konsumatorëve rezervohen në blerje. Për muajt e ardhshëm madje 76 për qind e të anketurave thonë, se blejnë më me kursim. „Shumë ekonomi shtëpiake janë të detyruara aktualisht që të paguajnë më shumë para për energjinë si dhe u duhet të llogarisin me rritjen e vlerës së pagesave të energjisë për ngrohjen. Si rrjedhojë atyre u duhet që të kursejnë fillimisht që të mund të blejnë diçka të re", shpjegon Rolf Bürkl, ekspert i GfK, Instituti për Studimet e Konsumit në Nyrnberg. Kjo ka pasoja për ekonominë më të madhe të Europës, sepse konsumi privat është një ndër shtyllat e rëndësishme të koniunkturës.

Energjia dhe ushqimet me çmime shumë të larta
Prej muajsh energjia dhe ushqimet janë faktorët që nxisin rritjen e çmimeve. Sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe vështirësitë me furnizimet e kanë ashpërsuar situatën gjithësesi të tensionuar. Në shtator energjia kushton 43,9 për qind më shumë se një vit më parë, ushqimet janë shtrenjtuar me 18,7 përqind. Në raport me një muaj më pare në shtator çmimet u rritën me 1,9 për qind. Në muajin gusht aboneja mujore e qarkullimit urban prej 9 eurosh si dhe masat lehtësuese të ndërmarra nga qeveria gjatë mujave të kaluar si p.sh. skontoja për karburantin e amortizuan disi situatën. Afati për të dyja këto masa lehtësuese mbaroi në gusht. Qeveria po planifikon lehtësime të reja. Pensionistët dhe studentët do të marrin një pagesë për përballimin e çmimit të energjisë. Ndihma për fëmijët do të rritet në fillim të vitit të ardhshëm.
Rritjen e çmimit të gazit qeveria do ta zbusë me frenimin e rritjes. Edhe në nivelin e Bashkimit Europian po diskutohen masa të tilla. Të premten (30.09) takohen në Bruksel ministrat e Energjetikës të vendeve të BE-së. Banka Qendrore Europiane (BQE), e cila pas një ngurrimi të gjatë po rrit interesat e depozitave në përpjekje për të përballuar inflacionin rekord me synim të arrijë afatmesëm për eurozonën një stabilitet të çmimeve. Inflacioni në zonën e përbashkët monetare në gusht, sipas të dhënave të fundit, arriti një vlerë rekord. Kundrejt të njëjtit muaj të një viti më parë çmimet për konsumatorët u rritën me 9,1 për qind. Kjo është kuota më e lartë e inflacionit që nga viti 1999 kur euro nisi të përdoret si monedhë reference./DW
Dollari amerikan ka shënuar rënie të ndjeshme, euro nuk ka...
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, zbuluar disa nga hile...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja t...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dek...
Dimri i viteve 1973-1974 ishte i zymtë dhe në shumë aspekt...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 120 lekë ...
Eksperti i ekonomisë Enton Duro ka folur mbi inflacion...
Rritja e çmimeve mund ta fusë në një efekt zinxhir eko...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja t...
Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 161,7 tonë...
Kështu, sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 1...
Nga Armin Tirana Teprimeve të financiarizimit po i de...
Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH)...
Në raport me ditën e djeshme, sot këmbimi valutor ka p...
Zv.Ministri i Financave, Besart Kadia, ka deklaruar...
Orjon Islamaj, nga Agjencia e Eficencës së Energjisë d...
Euro e ka nisur javën me rënien në tregun valutor. Më mir...
Qeveria ka transferuar 8 mld lekë për Korporatën Energ...
Eksperti i Energjisë, Lorenc Gordani, ka folur lidhur ...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të ka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...