Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Qyteti i Orikumit, i shtrirë në jugun e gjirit të Vlorës, është një prej destiancioneve turistike të vendit. Pozicioni gjeografik i Orikumit qe laget nga dy detet, Jon dhe Adriatik, kushtet klimatike e tokësore ofrojnë bukuri të shumta natyrore dhe mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm detar e malor. Pavarësisht kësaj, banorët e këtij qyteti jetojnë fare pranë një gangrene të madhe plehrash në hyrje të tij.
Situata kritike rrjedh që prej kohës kur Orikumi ka qenë bashki dhe sot, pas 20 vitesh, hyrja e tij shërben si pikë grumbullimi e 130 mijë tonë mbetjesh.
“Unë jam banor i kësaj zone dhe e bëj përditë këtë rrugë. Sa herë që kaloj më duhet të mbyll xhamat e makinës sepse ndihet shumë aroma e rëndë e mbeturinave. Është turp që mbahemi si vend turistik edhe i presim njerëzit me këtë pirg mbeturinash.” - tregon Veli Gjipalaj, një banor i Orikumit.
Ndodhemi pranë rrethrrotullimit ku bashkohet rruga e “Bypass"-it të qytetit të Vlorës me njësinë administrative të Orikumit. Qyteti i vogël bregdetar i vendosur në skajin jugor të gjirit të Vlorës është një prej destinacionet turistike të Rivierës Shqiptare për turistët. Mirëpo edhe pse është një vend i komercializuar për turizmin, nëse turistët apo qytetarët përshkuajnë rrugën gjarpërushe të “Bypass"-it, gjëja e parë që do të përballin sapo afrohen me Orikumin, është një sipërfaqe e madhe e rrethuar me plastmas. Ky i fundit, i vendosur në anën e majtë të rrugës, nuk është aq i lartë sa për të mbuluar grumbujt e pafundëm të mbeturinave.
Vendgrumbullimi ndodhet në juglindje të qytetit të Orikumit, në një largësi rreth 200 m nga lagjja më e afërt, afër rrugës nacionale Vlorë-Sarandë (70 m), në breg të lumit të Dukatit dhe 500 m nga deti Adriatik.
“Kam 17 vjet që jam larguar nga Orikumi, kur kthehem, vij edhe si ‘djalë i zonës’, por edhe si turist. Nuk ndihem mirë që nëse jam i shoqëruar me miq të huaj, të duhet t’ju shpjegoj që zona jonë nuk është vetëm ai pirgu aty me mbeturina në hyrje, por ka edhe gjëra të tjera më të mira”, -shprehet një 40-vjeçar, i cili ka ardhur të kalojë pushimet në Vlorë.
Banorët e Orikumit, por edhe fshatrave përreth, jetojnë pranë kësaj pike grumbullimi, ku janë depozituar mbetje për gati 20 vjet. Për çdo vit në këtë vend, i cili ndodhet shumë pranë lumit të Dukatit dhe shtëpive a bizneseve të banorëve të zonës, hidhen rreth 6 mijë e 500 tonë mbetje.
“Kjo sipërfaqe e vendgrumbullimit është 120 metra e gjatë x 40 metra e gjerë, arrin në 4800m2. Sasia e mbetjeve në vendgrumbullim në 15 vitet e depozitimit me një mesatare vjetore shkon rreth 6500 tonë. Nga këto, nëse e llogarisim për 20 vite herë 6500, aty të paktën janë 130 mijë tonë mbeturina gjithë këtyre viteve.” -sqaron N.H., specialisti i Zonave të Mbrojtura.
Bashkia e Vlorës pritej që t’i jepte zgjidhje trajtimit të mbetjeve në landfillin e ri të Sherishtës që në qershor të vitit 2021. Ky landfill, i cili ndodhet 10 km larg qytetit të Vlorës, ende nuk është vendosur në funksion, pasi afati është shtyrë disa herë. Ndërtimi i landillit është një projekt i financuar nga banka gjermane KfW për menxhimin e mbetjeve, i cili ka kushtuar 20.8 milionë euro, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi, ndërsa pjesa tjetër grante.
Qershori i vitit 2020 përkon me kohën kur u shpallën fituesit e tenderit, përkatësisht Integrated technology Services në bashkëpunim me kompaninë italiane “Bulfaro Spa”.
Mirëpo puna ngeli në vend që prej 14 dhjetorit 2021, kompania “Integrated Teçnology Services” u sekuestrua me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, aksioner i të cilës është Klodian Zoto. Ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash dhe korrupsion, pas skandaleve të inceneratorëve në Fier dhe Elbasan.
Në 13 shkurt të këtij viti, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve pranë Bashkisë së Vlorës, Erinolda Lushaj shprehej se landfilli i Sherishtës, i cili i kaloi si kompetencë Bashkisë së Vlorës, do të vihej në funksion në muajin prill.
“Bashkia e Vlorës ka shkëputur kontratën me subjektin dhe tashmë “Sherishta” është në pronësi të bashkisë prej muajit tetor 2023. Jemi duke u marrë me procedurat dhe në prill 2024 fillon puna,” -deklaronte Lushaj.
Ku sipas saj, një prej fazave të kapsulimit të mbetjeve ishte edhe ajo për dy fushat e vjetra të mbetjeve, ish-Aviacioni dhe Orikumi. Mirëpo edhe pse kanë kaluar katër muaj që nga prilli i 2024-ës, në Orikum mbetjet nuk janë kapsuluar ende. Për këtë, në Njësinë Administrative të Orikumit patëm një komunikim nga afër me kryetarin e kësaj njësie, Selim Haskoçela.
“Ka shumë vite që na premtohet nga Bashkia Vlorë që mbeturinat do të largohen prej aty. Edhe gropa që është hapur për depozitimin e mbetjeve është ndërtuar nga Njësia Administrative e Orikumit, si zgjidhje e vetme, në një tokë që është e shpronësuar me vendim të Këshillit Bashkiak të Vlorës”, sqaron Haskoçela.
Kryetari i kësaj njësie na sqaron se ndotja në mjedis është e përmasave të mëdha pasi edhe vetë pozicioni i tokës ku hidhen mbetjet është në drejtimin e rrymave të erës, e për pasojë aroma e fermentimit të mbetjeve përcillet në qytet.
“Veç faktorit të rrymave të erës, duke qenë se ujërat freatike janë afër dhe toka është zhavorrishte, pra në afërsi të lumit, kemi depërtimin e lëndëve kimike në këto ujëra, që vijnë si shkak i depozitimit të këtyre mbetjeve.” - shprehet Haskoçela.
Vetë pozicioni i vendepozitimit në anë të Lumit të Dukatit tregon rrezikun e vazhdueshëm të transportimit të këtyre mbetjeve gjatë periudhës së reshjeve në drejtim të gjirit të Vlorës (deti Adriatik).
“Në grykëderdhjen e lumit të Dukatit me detin çdo vit depozitohen një sasi e madhe e materialeve të mbetjeve si plastikë, goma, mbetje të letrës dhe organike. Këto mbetje kanë një efekt negativ në mjedisin detar, pra preken flora dhe fauna detare. Mbi të gjitha ka ndikim edhe në cilësinë e ujërave, kryesisht atyre nëntokësore, të cilat po ashtu përfundojnë në det.” -thotë specialisti i Zonave të Mbrojtura.
Shërbimi i Pastrimit të Mbeturinave për Orikumin nuk respekton parimet e përgjithshme të ligjit për Largimin Publik të Mbeturinave.
Kjo sepse është në shkelje flagrante të nenit 3 të ligjit nr. Nr.8094 ( datë 21.3.1996), konkretisht në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, të cilat qartësojnë se duhet të:
1. Mënjanohet çdo dëm a rrezik për shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e jetës së personit.
2. Garantohet kërkesa higjieniko-shëndetësore dhe çdo rrezik ndaj ndotjes së ajrit, ujit, tokës e nëntokës.
3. Të ruhen e mbrohen fauna e flora e mjedisit.
Përmes një kërkimi në Agjencinë e Prokurimeve Publike, na rezulton se Bashkia e Vlorës ka hapur një procedurë prokurimi, ku si objekt i kontratës është “Shërbimi i pastrimit të Orikumit për vitin 2023” me një fond prej 27,910,434 lekësh, pa TVSH. Pra, edhe pse paratë publike vihen në dispozicion të shërbimit të pastrimit të qytetit, mbetjet sërish shkojnë në të njëjtin vend.
Lloji i procedurës së prokurimit: Procedurë e hapur Shërbim Numri i referencës së procedurës /Lotit: 67714-04-258-2023
Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Shërbim Pastrimi Orikum për vitin 2023. Kodi sipas Fjalorit të Përbashkët të Prokurimit (FPP): 19640000-4 Fondi limit: 27,910,434 ( njëzetë e shtatë milionë e nëntë qind e dhjetë mijë e katërqind e tridhjetë e katër) lekë Pa TVSH, për nevoja të Bashkisë Vlorë.
Pas konstatimit të problemit, iu drejtuam me një shkresë për informacion Bashkisë së Vlorës, konkretisht në datë 22 maj 2024, për të ditur fazën e projektit të landfillit të Sherishtës dhe kohën kur është përcaktuar kapsulimi i mbetjeve në Orikum. Bashkia fillimisht hezitoi të përgjigjej. Pas ndërhyrjes së Komisionerit për të Drejtën e Informimit, në datë 2 korrik, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të kësaj bashkie, na dha këtë përgjigje:
“Ju informojme se pastrimi i Njësisë Administrative Orikum kryhet me operatorë privatë të kontraktuara nga Bashkia Vlorë. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Vlorë nuk ka informacion zyrtar mbi pyetjet që keni ngritur ju.”
Pra referuar përgjigjes së Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, edhe pse si kompetencë menaxhimi i mbetjeve pas ngërçit të vitit 2021 është e Bashkisë Vlorë, nuk saktësohet se kur do të largohen mbetjet nga ai vend.
Qytetarët e Orikumit dhe fshatrave përreth, Dukat, Dukat Fshat, Tragjas dhe Radhimë, paguajnë çdo muaj taksë pastrimi. Numri i banorëve arrin në shifrat 11976, ndërsa në periudhën e sezonit turistik(qershor-gusht), ky numër arrin në 40 mijë banorë.
Çdo familje e kësaj zone, në faturën e energjisë elektrike, paguan 3 mijë lekë të rinj në vit, të cilat shkojnë për pastrimin e zonës. Ndërsa sa u takon bizneseve, një biznes i vogël paguan 45 mijë lekë të rinj në vit dhe një biznes i madh 60 mijë lekë të rinj.
Sipas statistikave të Bashkisë Vlorë për Njësinë Administrative të Orikumit(viti 2022), rezulton se numri i banorëve arrin në 11976, thënë ndryshe nëse i referohemi një familjeje me 3 pjestarë, ky numër përkthehet në 3720 familje.
Pra 3720 familje x 3000 lekë të vjetër = 11 milionë e 160 mijë lekë të rinj. Këto para kanë shkuar si taksë pastrimi për Bashkinë Vlorë nga kjo njësi.
Nëse llogarisim bizneset, nga të dhënat rezulton se kjo zonë ka 270 biznese të vogla, ku në total bashkia merr 12 milionë e 150 mijë lekë rë rinj. Numri i bizneseve të mëdha arrin në 70, të cilat depozitojnë në buxhetin e bashkisë 4 milionë e 200 mijë lekë të rinj.
Pra në total, familjet dhe bizneset e Njësisë Administrative të Orikumit i “falin” 27 milionë e 510 mijë lekë të rinj Bashkisë Vlorë.
E pavarësisht kësaj çdo mbetje e Orikumit e fshatrave përreth vijon të depozitohet në të njëjtin vend, aty ku rreziku i zjarrit për shkak të pranisë së gazit metan është prezent.
“Metani është një gaz, i cili për shkak të strukturës së tij çliron deri në 35 herë më shumë nxehtësi në atmosferë sesa dioksidi i karbonit. Çlirimi i tij në këtë vendgrumbullim dhe mungesa e menaxhimit ka bërë që ndër vite vendi të përfshihet nga flakët, për pasojë të kthehet në rrezik për shëndetin e banorëve dhe gjallesave në ekosistemin përreth.” -thotë specialisti i Zonave të Mbrojtura.
Sipas tij, zjarret në venddepozitime të ngarkuara me gaz metan janë të vështira për t'u kontrolluar dhe fikja e tyre kërkon një kohë më të gjatë, duke shkaktuar dëme të mëdha mjedisore dhe shëndetësore në komunitet.
Pa u krijuar një plan i mirëfilltë për kapsulimin dhe largimin e këtyre “maleve” me mbetje, këto pamje do të shoqërojnë jo vetëm banorët e Orikumit dhe fshatrave përreth, por edhe qindra turistë që përshkojnë këtë aks për të shkuar drejt plazheve të jugut. Kjo “njollë e zezë” mjedisore është zhgënjimi më i madh për turistët, në një kohë kur vendi ynë përshkruhet në mediat e huaja si perla e Ballkanit./CNA
Banorët e Kombinatit kanë plot tre ditë pa ujë. Ky është n...
Në pjesën veriore të Vunoit, krahun e majtë mbi malin Mjeg...
CNA prej kohësh ka denoncuar situatën skandaloze me mbetje...
Një qytetare iu drejtua redaksisë së emisionit “Stop”, duk...
Emisioni “Stop” ndodhet në qytetin e Vlorës, pasi qytetari...
CNA ka denoncuar rastin e mallrave kontrabandë ku rapo...
Një fenomen, që në fakt është një kambanë alarmi për s...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Studiuesi Taulant Muka akuzon Presidentin Bajram Begaj...
Një fjalë e urtë popullore thotë se “kripa është e lirë në...
Një denoncim është bërë këtë të enjte në lidhje me pag...
Në një projektligj të propozuar nga Ministria e Mjedisit, ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe familjarët e tij janë n...
Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë për landfilli...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ...
Një denoncim të fortë bëri mbrëmjen e kësaj të enjteje...
Autostrada Tiranë-Elbasan është trumbetuar si një nga ...
Bashkia e Tiranës, e përfshirë në skandale dhe korrups...
Opozita ka denoncuar se në Himarë ka pasur blerje të v...
Një paralajmërim të fortë ka bërë mbrëmjen e kësaj të hëne...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...