Furgoni përplas motoçikletën/ Ekspertiza nxjerr viktimën fajtor
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...

Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Abazi aksidentoi një drejtues motoçiklete, në shkelje të rregullave të qarkullimit, “Stop” foli edhe me autorin e aksidentit, i cili ka dhe biznesin në vendin e ngjarjes dhe fshehu kamerat e sigurisë.
Gazetari: Për çfarë po rrejmë ne?
Ndue Abazi: Ju për çfarë po rreni? Më thuaj ti për çfarë ke ardhur dhe të them unë ty për çfarë po rren.
Gazetari: Ti ke bërë aksident këtu me atë çunin me motor?
Ndue Abazi: Ehh? Po.
Gazetari: Ju jeni pronari?
Ndue Abazi: Po!
Gazetari: Ju e keni bërë aksidentin?
Ndue Abazi: Po!
Gazetari: Dhe nuk keni qenë ju fajtor, por ka qenë ai?
Ndue Abazi: Sipas tij, këtu nuk është pistë avionash me ec me 180 në orë.
Gazetari: Këtu, edhe pistë avioni, duhet të hapësh sinjalin kur të hysh…
Ndue Abazi: Është hapur sinjali.
Gazetari: Nuk e ke hapur zotëri, ja ku e kemi kamerën dhe ti i ke fshehur kamerat e sigurisë prokurorisë.
Ndue Abazi: Po mirë pse nuk merreni vesh me mua njëherë.
Gazetari: Po pra do vijmë, ku e di ti? Ja ku e ke që ke hyrë ti zotëri dhe ti nuk ke hapur sinjalin. Plus që këtu është vija e pandërprerë.
Ndue Abazi: Ku është vija?
Gazetari: Ja ku e ke aty.
Ndue Abazi: Ku ekziston vija?
Gazetari: Që nuk ekziston është një tjetër problem. Ja ku e ke zotëri dhe ti nuk ke hapur sinjalin.
Ndue Abazi: Po masandaj?
Gazetari: Si? Po gënjejmë ne apo ti?
Ndue Abazi: Jo, jo, arsyeja?
Gazetari: Pse nuk ke hapur sinjal këtu që do kthehesh në pronën tënde?
Ndue Abazi: Këtu është hyrja që hyj përherë unë.
Gazetari: Hyn përherë ti, por duhet të hapësh sinjalin.
Ndue Abazi: Po ty kush të lejon me ec me 180 këtu?
Gazetari: Nuk është me 180.
Ndue Abazi: Me sa është?
Gazetari: Ti mbaj atë që ke?
Ndue Abazi: Me sa është?
Gazetari: Sa lekë keni paguar prokuroren Flora Reka?
Ndue Abazi: Unë kam paguar?
Gazetari: Po.
Ndue Abazi: Absolutisht asnjë.
Gazetari: Policin? Oficerin e Policisë Gjyqësore?
Ndue Abazi: Asnjë!
Gazetari: Ok, asnjë, faleminderit.
Sipas dëshmive me video, ai dha shuma Eurosh në prokurori, polici, ekspertë, që pamjet e kamerave të sigurisë të mos përfshiheshin në dosjen hetimore.
Me kamera të fshehtë “Stop” kemi siguruar dëshminë e djalit të autorit të aksidentit, Sokoli, i cili pohon se ka paguar prokuroren Flora Reka në prokurorinë e Durrësit e po kështu ka paguar edhe në polici.
“Flora Reka ka manipuluar gjërat të gjitha. Djali që më aksidentuar mua ka njohje me djalin e prokurores dhe më ka thënë vetë që kam dhënë lekë dhe kam shpenzuar çdo gjë me polici”, tha denoncuesi.
Në total djali i autorit thotë, se ka dhënë 3 mijë Euro për të mbyllur çështjen e aksidentit të të atit.
Denoncuesi: Ti nuk u përgjigje fare, as për gjënë më të vogël…
Sokol Abazi: S’u përgjigja unë?
Denoncuesi: As për gjënë më të vogël.
Sokol Abazi: Po çfarë duhet të të përgjigjesha unë?! Në qoftë se e ke bo me shtet harroje ti! Jam jashtë çdo detyrimi ligjor, si ligjor, si moral, se kam fol edhe me ata, që janë përplas nga 200 herë, mos kujto se nuk kanë fol me mu… Nuk i ke asnjë lloj detyrimi, në qoftë se në mes hyn shteti në mes.
Denoncuesi: Dhe në qoftë se hyn shteti në mes, çfarë do të thotë kjo?!
Sokol Abazi: Edhe s’kam punë fare, se është me shtet…
Denoncuesi: Pse? Se i rregullove ti me shtet?
Sokol Abazi: I rregullova unë me shtet, kam lënë lesh, t’u paguar prokuroren. (Flora Reka)
Denoncuesi: Flora Reka, prokurorja, shoku im e ka tezen e vet.
Sokol Abazi: Po!
Denoncuesi: Dhe e ka pyet nga afër dhe ajo i ka thënë, që s’ka marrë asnjë gjë nga çunat..
Sokol Abazi: Si nga çunat?
Denoncuesi: Po pra, pse i ke dhënë Lekë prokurores kot?
Sokol Abazi: Unë s’i kam dhënë lekë? Po si ta mbuloja unë? Si ta mbuloja këtë? Më thuaj ti mu?
Denoncuesi: Pse 3 mijë Euro ju ke dhënë atyre?
Sokol Abazi: Po 3 mijë Euro pak të duken ty? 1 mijë Euro këtu, 1 mijë Euro aty…, kush m’i jep mua?!
Denoncuesi: D.m.th kanë marrë ato, unë vari lesht, unë i dëmtuari, fare…
Sokol Abazi: Si i dëmtuar mo?
Denoncuesi: Ore a më the në fillim, do të dal krah?
Sokol Abazi: Të thashë hiq dorë nga policia…
Denoncuesi: Po u largova nga policia…
Sokol Abazi: Si u largove mo vëlla? A ke dhënë deklaratën ti, kur të ka ardhur mjeku-ligjor, po…
Denoncuesi: Dhe unë i kam thënë, që unë nuk mbaj mend asnjë gjë nga aksidenti. Kaq! Më ke prerë në besë Kolo.
Sokol Abazi: Jo s’të kam prerë në besë fare. Më kanë përplas, më kanë hedhur zvarrë mua dhe s’kam kërkuar gjo. Ke Fatjonin dëshmitar. Më kanë hedhur edhe mua zvarrë.
Denoncuesi: Në rregull…
Sokol Abazi: Ok!
Denoncuesi: Në qoftë se do të mbyllësh këtu, e mbyllim çdo gjë!/tvklan
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Për gjobën 20 milionëshe, qytetari Ndue Kolthi takon drejt...
Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit ...
Bashkia e Kukësit nuk ka naftë! Kështu është shprehur këtë...
Gert Bogdani, një nga njerëzit e opozitës, ka qenë i p...
Skema e inceneratorëve ka filluar të bëhet edhe më e qartë...
Lajmi kryesor i këtyre ditëve ka qenë operacioni i SPA...
Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e e...
Tedi Malaveci është kreu i Dhomës Kombëtare e Përmbaru...
GJKKO caktoi këtë të shtunë masë sigurie për ish-ministrin...
Në Qershor të vitit të kaluar, u shpallën më shumë se 40 d...
Mungesa e druve të zjarrit mbetet një nga problematikat më...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Sokol Nako, ka bërë një dek...
Për çështjen e pensionit të të ndjerit Ramazan Cullhaj, sh...
Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërrua...
Panajot Gjoni tregon se para një viti u aksidentua te Kafj...
CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë n...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cil...
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me m...
Një muaj më parë, Komisioni i Bixhozit në Kahnawake ve...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...