“Veç të shkoj unë në burg”/ Elektricisti hap sahatin, qytetari gjobitet 20 milionë
Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit ...

Për gjobën 20 milionëshe, qytetari Ndue Kolthi takon drejtorin e OSHEE-së Lezhë, i cili sapo ka marrë detyrën. Ky i fundit thotë, se do ta shohë problemin, për t’i dhënë një zgjidhje.
Ndue Kolthi: Sahatin e ka hapur elektricisti. Unë s’e kam hapur.
Drejtori: Kush elektricist?
Ndue Kolthi: Mark Fizi! Thirre këtu ti! Më mirë se Marku nuk e di kurrkush situatën. Ai e ka hapur sahatin. I kam thënë në qoftë se na dalin problem, mos e hap sahatin. “Jo mbaj unë përgjegjësinë. Kam fol me Drejtorin”. 20 milionë lekë gjobë unë s’e di…
Drejtori: Shife njëherë, ka ndonjë raport pune?
Punonjësi i OSHEE: Po shef! Kur e ka bërë pagesën?
Drejtori: Ja hajde, shife këtu!
Punonjësi i OSHEE: Del tek 286 mijë lekë, kurse te fatura e ktëtyre, kurse dëmi ekonomik nuk kam akses unë me e pa atje pjesën, s’e ka njeri më vete këtë të dëmit ekonomik, po është një, që ka pas vulat e dëmtuara. Është sistemuar pastaj, do jetë sistemuar.
Drejtori: Po pra, po kush e ka sistemuar?
Punonjësi i OSHEE: XXXX, se ia ka lënë detyrë task forca për me sistemuar.
Drejtori: Po pra, po ai procesverbali, që është vendosur vula?
Punonjësi i OSHEE: Procesverbalin duhet me e pa, se është çuar!
Ndue Kolthi: E kanë lënë hapur, është hapur akoma ajo (sahati) edhe sot është hapur ai sahati.
Punonjësi i OSHEE: Nuk e kanë mbyllur akoma si sahat?
Ndue Kolthi: S’është mbyllur më sahati, rrimë pa drita 6 muaj.
Drejtori: Po del raporti i punës, quhet e mbaruar ajo. O XXXX si është puna e këtij..?
Punonjësja e OSHEE: S’ka dërguar asnjë raport pune (elektricisti).
Drejtori: Do merrem unë ta diskutoj, edhe do të marr në telefon!
Pas qytetarit gazetarja e Stop, takon në zyrat qendrore të OSHEE-së, koordinatorin për mediat, Ardi Kola, i cilit thotë se do të shihet gjithë praktika, pasi kontrollet bëhen nga OSHEE dhe nga task forca e ministrisë.
Ardi Kola: Pikë së pari duhet të shikojmë kush është arsyeja e vendosjes së gjobës, në cilat rrethana është vendosur ajo dhe nga cilat grupe është vendosur, nëse është siç thoni ju. Sepse duhet sqaruar që janë marrë 2 njësi kontrolli ose verifikimi në terren. Është një njësi kontrolli e cila varet nga OSSH-ja dhe është dhe një njësi kontrolli që varet nga ministria, po njësi task force. Pra, ky është hapi i parë për të parë kush nga grupet kanë qenë dhe kanë bërë veprimet në fjalë dhe për të verifikuar në lidhje me pyetjet që bëni, që është njoftuar apo jo abonenti, sikurse ai pretendon, që nuk ka qenë në dijeni të dëmit. Natyrisht do t’i drejtoheshim dhe Lezhës, por mesa thoni ju bëhet fjalë për një rast të Dhjetorit të 2022-shit, drejtori i Lezhës për fat ka dy javë që ka nisur punë, nuk besoj se do na ndihmonte shumë. Kështu që do nisim të gjitha verifikimet e mundshme në lidhje me rastin për të parë çfarë ka ndodhur dhe pastaj për të parë cila është forma, nëse ka hapësirë për ta zgjidhur.
Ne mësuam, se është thirrur elektricisti Mark Fizi, por ai ka mohuar që të ketë ndërhyrë në matësin e qytetarit, pasi nuk ekziston asnjë urdhër pune. Sahati është lënë i hapur, pasi nuk mund t’i shërbejnë një abonenti debitor, por nuk është çuar për procedim penal, pasi kontrata është në emër të një personi që nuk jeton. /tvklan.al
Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit ...
Bashkia e Kukësit nuk ka naftë! Kështu është shprehur këtë...
Gert Bogdani, një nga njerëzit e opozitës, ka qenë i p...
Skema e inceneratorëve ka filluar të bëhet edhe më e qartë...
Lajmi kryesor i këtyre ditëve ka qenë operacioni i SPA...
Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e e...
Tedi Malaveci është kreu i Dhomës Kombëtare e Përmbaru...
GJKKO caktoi këtë të shtunë masë sigurie për ish-ministrin...
Në Qershor të vitit të kaluar, u shpallën më shumë se 40 d...
Mungesa e druve të zjarrit mbetet një nga problematikat më...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Sokol Nako, ka bërë një dek...
Për çështjen e pensionit të të ndjerit Ramazan Cullhaj, sh...
Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërrua...
Panajot Gjoni tregon se para një viti u aksidentua te Kafj...
CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë n...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cil...
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me m...
Një muaj më parë, Komisioni i Bixhozit në Kahnawake ve...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen t...
CNA ka nisur një investigim për prokurorët dhe gjyqtar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...