
Një vatër zjarri nisi pasditen e kësaj të shtune në Parkun Kombëtar të Prespës, në zonën e Pustecit.
Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski tha se moti dhe thatësira kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.
Lidhur me situatën, Kolefski theksoi se është duke u bërë një plan ndërhyrjeje, teksa vijon puna prë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
“Që në momentet e para që u lajmëruam, ka qënë reagim i shpejtë, por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo çka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi. Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse, kemi patur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qënë këtu zjarrfikeset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit, punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur. Ne jemi duke bërë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase. Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe, por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha i thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen. Fillimisht sipas specialiatëve, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë, zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata”,-tha Kolefski./CNA
Drejtori i AdZm-së, Gjergji Koki tha se fllimisht ëshë menduar të bëhet izolimi perimetral i vatrës për të mos agravuar situatën.
"Fatkeqësisht është viti i dytë që ndodh një situatë zjarri më këtë lloj përmase, por shpresojmë që nga eksperienca e vitit të kaluar të kemi nxjerrë mësimet tona. Reagimi i administratës ka qënë i menjëhershëm. Ne kemi qenë në gatishmëri si administratë, jo vetëm këtu, por edhe në zonat ku janë jashtë përgjegjësisë tonë, kemi qënë të gatshëm për të kontribuar. Gjithë admiistrata, gjithë specialistet janë këtu, në terren që në momentet e para të zjarrit. Jemi ndarë në 2 grupe pune së bashku me bashkinë dhe me ndihmat e tjera që kanë ardhur nga punonjesit e shërbimeve dhe qytetarë të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre për të bërë të mundur izolimin perimetral të vatrave të zjarrit duke u munduar të krijojmë kordonet e para, për të mos agravuar e për të mos u hapur në gjerësi vatra e zjarrit.
Terreni është i vështirë, bimësia është e ulët. Fatmirësisht nuk kemi depërtim të zjarrit në bimësi të lartë, e cila është në pjesën sipër. Jemi duke bërë një vlerësim të situatës, pasi edhe punonjësit janë të ezauruar, por edhe kushtet janë tepër të rrezikshme për të vazhduar ndërhyrjen. Po bëjmë një vlerësim për të nisur sërish një aksion me struktura të tjera për të bërë të mundur që herët në mëngjes, rreth orës 4 të mëngjesit të kemi një lloj mundësie për të bërë një rikonuicion më të mirë të situatës e më pas për të ndërhyrë, për të bërë sa mundemi me forcat tona e mundësitë që ne kemi.
Terreni është shumë i vështirë, por vullneti ynë dhe përgjegjesia maksimale që ka secili për të ruajtur mjedisin besoj do prevalojë e do bëjë të mundur që të bëjmë më të mirën tonë, për të mos patur agravim më të madh të situatës me zjarret. Që në momentin e parë edhe kordinatoret tanë në Agjensinë e Zonave të Mbrojtura, ku është kontaktuar menjëherë me koordinatorin përgjegjës për situatat e risqeve të tilla por për shkak se vendi jonë në këto lloj temperaturash eshtë nën trysninë e zjarreve dhe kudo ka zjarre, prioritet janë zonat e banuara.
Na është thënë që për momentin të mos presim asnjë mbështetje nga ajri, por të mundohemi që me gjithë mundësitë që ofrohen këtu lokalisht, me bashkitë fqinje dhe nga bashkitë e qarkut të kemi suport tokësor. Kjo është e mundur për momentin. Më pas do të komunikojmë edhe me partnerët tanë përballë, por edhe ata kanë një protokoll specifik kur aktivizohet mundësia e ndërhyrjes. Shpresoj të mos kemi situata si ajo e vitit të kaluar dhe ta izolojme në kohë”,-tha Koki./CNA
Një zjarr që ka rënë pasditen e sotme në vendin e quajtur ...
Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimi...
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ndau so...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Parkun Kombëtar ...
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht janë 17 va...
SPAK ka kryer një tjetër goditje ndaj trafikut të drogës. ...
SPAK ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drog...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra zjarri, nga të...
Në kishën shekullore të Shën Parashqevisë në Kamenicë u mb...
INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve dhe daljeve të shtet...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka ...
Të mërkurën e 23 korrikut, Prokuroria e Posaçme kundër...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të ...
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjar...
Apostol Zhuga, 42 vjeç, është nisur me urgjencë drejt QSUT...
Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e...
Një zjarr i madh, që ra sot pasditen e sotme në fshatin Ko...
12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar u t...
Një vatër zjarri ka përfshirë zonën kodrinore të Dukatit, ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...