
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit ka dyshime se organizata Muxhahedinët e popullit iranian (MEK), anëtarë të shumtë të së cilës janë strehuar në zonën e Manzës, pranë Durrësit, në Kampin Ashraf 3, ka përdorur territorin shqiptar për të kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit, në disa periudha të ndryshme kohore, si dhe drejt disa institucioneve në shtetin Iranian. Kjo është arsyeja, pse Gjykata e posaçme, me anë të një vendimi të datës 19 Qershor, të cilin Zëri i Amerikës e ka parë, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të ushtruar kontroll në mjediset e Kampit.
Prokuroria ka rregjistruar procedimin penal për një sërë veprash penale: “Provokim i luftës”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, Keqpërdorimi i pajisjeve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Sinjalizimi është marrë nga Njësia e Hetimit të Krimit Kompjuterik, pranë policisë së shtetit e cila ka monitoruar disa faqe online dhe rrjete sociale ku janë publikuar shkrime mbi sulme kibernetike ndaj institucioneve iraniane, shoqëruar me publikimin e dokumentave dhe të dhënave të shumta personale, përfshirë foto e video të dyshuara se janë hakeruar nga sistemet kompjuterike qeveritare ne Republikën Islamike të Iranit.
Po ashtu janë monitoruar dhe të dhënat e publikuara në rrjetin sociali Telegram nga ashtuquajturi grupi “JusticeHomeland”, në të cilin ka patur mesazhe kërcënuese ndaj Shqipërisë për shkak se “nuk po i vë fre aktivitetit terrorist të MEK-ut. Ishte ky grup që pas sulmit masiv kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë në korrik të vitit të kaluar, publikoi në vazhdimësi dokumenta dhe të dhëna të hakeruara nga institucione dhe agjenci zyrtare të Shqipërisë.
Sipas Prokurorisë “gjatë fundit të vitit 2022 është konstatuar një rritje e retorikës kërcënuese nga Republika e Iranit dhe strukturave të tyre të Inteligjencës për të kryer sulme të mundshme, përfshi dhe sulme me dronë ndaj organizatës MEK në Shqipëri”
Informacionet e përcjella Gjykatës në kërkesën për kryerjen e kontrolleve në Kampin Ashraf 3, dëshmojnë se “Ministria e Jashtme iraniane i ka përcjellë “Notë verbale” Ministrisë së Jashtme shqiptare ku thuhet se sipas inteligjencës së besueshme dhe të dokumentuar, e cila është siguruar nga agjencitë e sigurisë së Republikës së Iranit, për tre skuadra terroriste të arrestuara së fundmi, është zbuluar se janë stërvitur në kampin e organizatës MEK në Durrës”.
Duke vënë në dukje faktin se muxhahedinët në Shqipëri, janë strehuar për arsye humanitare, dhe atyre u ndalohet kryerja e çfarëdolloji aktiviteti politik, si dhe duke marrë parasysh, se Shqipëria është gjetur nën sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, si kundërpërgjigje ndaj veprimtarisë së MEK-ut në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar kryerjen e kontrollit në mjediset e Kampit në Manzë me qëllim “gjetjen e serverave apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga Shqipëria”. Sipas Prokurorisë madje, “ka dyshime se pjestarë të organizatës MEK, janë të përfshirë në aktvitet kriminal të terrorizmit dhe të financimit të terrorizmit”.
Ndërhyrja ditën e djeshme e policisë, hasi sipas saj në rezistencën e fortë të anëtarëve të MEK-ut, siç dallohet dhe në disa video të shpërndara nga policia, ku mjetet e saj pengohen të avancojnë brenda kampit ku u gjetën pajisje të shumta kompjuterike të cilat u sekuestruan, si dhe dokumentacion shkresor.
Anëtarët e MEK-ut akuzuan policinë se ka përdorur dhunë, nga e cila sipas tyre ka gjetur vdekjen dhe një prej banorëve të kampit. Akuzat u hodhën poshtë nga autoritetet, të cilat saktësuan se askush nuk mund të injorojë një vendim gjykate, e aq më keq, të mundohet të pengojë zbatimin e vendimit./ VOA
Tridhjetë të rinj dhe politikëbërës nga i gjithë Ballkani ...
Klinika Zhan Mitrev është bere pjesë e rrjetit Spitalor Am...
“Gaffel Kolsch”, një nga birrat më të mira gjermane, mund ...
Këshilli i Ministrave ka marrë sot një vendim për të rritu...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas intervistës për C...
Akademiku Artan Fuga shprehet se deputeti i PS-së, Petro K...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’a...
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Izrael, k...
Vajza, e cila u shfaq në videoskandalin e kryebashkiakut t...
Ambasadorja Yuri Kim gjatë fjalimit të saj ka bërë të qart...
Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se vendimin në lidhje me...
Në shumë deklarata të saj, ambasadorja Yuri Kim e ka cilës...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në fjalën e saj të fundit...
Një video ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe në disa por...
Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz...
Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi ka dalë në një deklaratë...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar ndërhyrjen e polic...
Mjeku në kampin e MEK-ut në Manëz të Durrësit ka deklaruar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...