Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Në Tiranë, qarqet e biznesit mirëpritën ligjin e ri për arbitrazhin, me shpresën se ai do të përmirësojë klimën e biznesit, duke zgjidhur mosmarrëveshjet.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Grant Van Cleve thotë për Zërin e Amerikës se krahas emigrimit të punëtorëve të kualifikuar, bizneset përballen me informalitet dhe korrupsion, ndaj ngurrojnë për të zgjeruar investimet.
Anëtarët e Dhomës Amerikane pohuan në Indeksin vjetor një përmirësim të lehtë të klimës së biznesit, megjithë morinë e vështirësive të ndryshme.
Bizneset në Shqipëri, thotë për Zërin e Amerikës, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve, hasin ende shumë vështirësi në kërkim të punës së rregullt, veprimtarive të ligjshme, të antikorrupsionit dhe të drejtësisë.
Ai shtoi se investuesit e rinj nga jashtë vendit kanë nevojë për siguri fizike dhe ligjore, për mbrojtjen e të drejtave të tyre nga sistemi gjyqësor, i cili tani është duke u zhvilluar në drejtimin e duhur. Sistemi i arbitrazhit në përputhje me procedurat e BE-së është mënyra më e mirë për të zgjidhur çështjet shpejt dhe lirë, tha zoti Cleve.
“Janë hedhur disa hapa kohët e fundit, që janë në drejtimin e duhur. Edhe krijimi i ministrisë së antikorrupsionit, me një person serioz dhe të duhur për këtë punë, si edhe ligji për arbitrazhin më duket se do të ndryshojnë perspektivën e gjërave. Ndoshta duhet pak kohë që të zbatohen, por unë jam optimist”, tha zoti Cleve.
Ai i bëri këto komente pas një konference ku u paraqit ligji i ri për Arbritrazhin, i cili u vlerësua nga zyrtarët si një gur themeli për sistemin ligjor bashkëkohor, që u përgjigjet nevojave të biznesit për standarte dhe shpejtësi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Sipas ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja, ligji i ri është pjesë e përpjekjeve për të fuqizuar reformën në drejtësi dhe synon rritjen e besimit tek investuesit e huaj, sepse përmbush standartet ndërkombëtare në barazinë para ligjit, uljen e kostove dhe zgjidhje të shpejta të mosmarrëveshjeve.
“Ky kuadër mishëron përgjigjen tonë ndaj kërkesës së vazhdueshme të investitorëve dhe komunitetit të biznesit në vend. Me garancitë për neutralitetin, shmangien e burokracive, si dhe avantazhet e tjera të arbitrazhit, ligji I ri do ta lehtësojë të bërit biznes në Shqipëri”, tha zoti Manja.
Shqetësimi kryesor i anëtarëve të Dhomës Amerikane, sipas Indexit vjetor është vështirësia për të gjetur punëtorë të kualifikuar për shkak të emigrimit të tyre.
Nga ana tjetër, presidenti i Dhomës Amerikane Cleve thekson se hezitimi i kompanive për të investuar rishtas apo për të zgjeruar investimet ekzistuese buron nga përballja me informalitetin dhe konkurrenca e pandershme.
“Pavarësisht nga fakti që kemi e-Albania dhe ca gjëra të tjera, që kanë hequr një pjesë të korrupsionit, vazhdon informaliteti, që krijon pasiguri, dhe pengon pra sigurinë që duhet. Janë raste personale në disa nga anëtarët, që i kanë ngritur si çështje, por është edhe një frikë, një hezitim, ose edhe një vështirësi për të thithur investim nga jashtë, që të zgjerojnë punën dhe të vijnë aktorë të tjerë. Janë me hezitim”, thotë zoti Cleve.
Indexi vjetor i Dhomës Amerikane vërejti një përmirësim me disa pikë të klimës së biznesit dhe të gjyqësorit.
Megjithatë ky tregues, që del nga anketimi i anëtarëve të Dhomës është ende poshtë nivelit 50 për qind të standarteve, që duhet të përbëjnë një klimë normale të zhvillimit të biznesit në një vend, theksoi zoti Cleve.
“Mund ta krahasoj gjendjen me automjetin, kur flasim mbi gazin dhe frenin. Gazi ekziston; është një vend i bukur, njerëz të mirë, turizëm në rritje, energji në rritje, digjitalizimi dhe inovacioni në rritje, por prapë janë këto frenat që krijojnë një hezitim. Një shkrimtar amerikan, Jim Colin, ka thënë se “Good is the enemy of the Great” (Mirë është armike e Shkëlqyer). Domethënë, gjërat po ecin relativisht mirë dhe më mirë se sa kanë qenë në disa fusha shumë të rëndësishme, por prapë ngelemi në disa aspekte. Por një nga një do të kapim arritje dhe më duket se ka një vullnet të mirë për përmirësimin e klimës së biznesit”, tha zoti Cleve.
Ai shtoi se sa më shumë të përmirësohet klima e biznesit aq më shumë do të rriten bizneset amerikane dhe ndërkombëtare në Shqipëri, e cila po bëhet gati të hyjë në Bashkimin Europian dhe të konkurrojë atje me prodhime dhe standarte.
Autoritetet besojnë se me digjitalizimin e shërbimeve ekonomike dhe dokumentare po frenojnë korrupsionin dhe rryshfetet, duke shmangur takimet e biznesit me administratën.
Ligji i ri për arbitrazhin është një tjetër nismë, që ata besojnë se do të ndikojë në përmirësimin e klimës së biznesit, si një mjet të ri që palët të mos rendin nëpër gjykata në kërkim të drejtësisë, por për ta gjetur atë më shpejt dhe më lirë./ VOA
CNA ka denoncuar prej 3 ditësh skemën e Partisë Social...
Gjetjet e fundit të “Barometrit”, të publikuara këtë premt...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas arrest...
Opozita ka dalë edhe këtë të premte në protestë në rrugën ...
Ervin Salianji, apo siç njihet ndryshe deputeti “Babale”, ...
Dita e Ujit të Bekuar është festuar këtë të premte ne ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në unazën veri...
Në një intervistë për CNA TV, avokatja dhe aktivistja ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pa...
Avokatja Adriana Kalaja, në një intervistë për CNA, ka...
Gjermania ka aprovuar ligjin që ua lehtëson qytetarëve të ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi...
Komisioni i Etikës ka shqyrtuar kërkesën e grupit të P...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar dhe ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur i s...
Opozita është treguar e vendosur duke deklaruar për mediat...
Nënkryetari PD-së, Oerd Bylykabashi, në një deklaratë ...
SPAK ka vënë nën sekuestrim HEC-in Drita, i cili është...
Autoritetet italiane kanë marrë në pyetje të penduarin e d...
SPAK ka arsyetuar rrëzimin e kërkesës së ish-kryeminis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...