SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur i shqetësuar duke lexuar me letër në dorë shqetësimet e tij për rritjen e kostos së jetesës.
Meta është shprehur se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për rritjen e çmimeve të karburanteve apo ushqimeve.
“Kostoja e jetesës në Shqipëri, në vendin më të varfër të rajonit, vazhdon të rritet çdo ditë.
Çmimet e ushqimeve të shportës, pra produktet bazike të konsumit dhe jo vetëm, janë shumë më të larta krahasuar, jo vetëm me fqinjët, por edhe me vendet e Bashkimit Evropian. Ndonëse pagat dhe pensionet në vendin tonë janë disa herë më të ulëta.
Vetëm në muajin dhjetor produktet ushqimore u rritën me 6.7%, duke i rënduar edhe më shumë kostot familjare, veçanërisht të shtresave më në nevojë dhe të atyre që mbijetojnë me ndihmë ekonomike.
Shqetësues është fakti që brenda grupit të ushqimeve, çmimet e zarzavateve janë rritur me nivele dyshifrore në 20,8%, ndjekur nga frutat me 10,9%, qumështi, djathi dhe vezët me 6,7%, mishi me 5,5% etj.
Rritja e çmimeve në këto nivele nuk ka shqetësuar Qeverinë, e cila nuk ka marrë asnjë masë zbutëse ndaj rritjes së kostos së jetesës te grupet sociale më të prekura, si pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike apo grupet e tjera shoqërore në nevojë.
Sipas NUMBEO, kostoja e jetesës në Shqipëri është sot 17.5% më e lartë se në Maqedoninë e Veriut dhe 27% më e lartë se në Kosovë. Ndërkohë që paga mesatare te ne është më e ulët sesa në këto dy vende.
Për të kuptuar se sa shqiptarët zhvaten çdo ditë nga Qeveria dhe oligarkët e saj, që kanë monopolizuar çdo sektor, po sjell një krahasim të thjeshtë të disa çmime produktesh në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut:
Çmimi i karburantit në Shqipëri është 41% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut edhe pse ne jemi një vend prodhues nafte.
Çmimet e zarzavateve janë 25-30% më shtrenjtë, ndërsa të frutave 40-50% më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut.
Çmimi i mishit është në Shqipëri 10% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i vezëve në Shqipëri është 56% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut.
Një Qeveri e përgjegjshme do të duhej të reagonte menjëherë, ashtu siç pritet të ndodhë në Greqi ku Qeveria ka marrë masa serioze dhe të prekshme për të ulur çmimet e ushqimeve.
Masat e reja që pritet të votohen këtë javë në Greqi do të konsistojnë në korrigjimin nga kompanitë të listës së tyre të çmimeve.
Çmimet para dhe pas shkurtimeve do të publikohen me qëllim që të sigurohet një transparencë e masave të marra.
Siç njoftojnë mediat greke, Qeveria do të marrë masa për uljen e çmimeve duke vendosur një kufi të marzhit të fitimit dhe do të shtohen inspektimet në terren për të parandaluar përfitimet e padrejta nga rritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve.
Varfërimi i çdo familjeje shqiptare dhe përqendrimi i ekonomisë përmes oligarkisë ka qenë dhe mbetet për fat të keq qëllimi i vetëm ekonomik i Qeverisë", tha Meta./ CNA
Opozita është treguar e vendosur duke deklaruar për mediat...
Nënkryetari PD-së, Oerd Bylykabashi, në një deklaratë ...
SPAK ka vënë nën sekuestrim HEC-in Drita, i cili është...
Autoritetet italiane kanë marrë në pyetje të penduarin e d...
SPAK ka arsyetuar rrëzimin e kërkesës së ish-kryeminis...
Pas skandalit të mjekut Dervish Hasi, i cili prej dy v...
Ushtari i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, duket se ës...
Pas përplasjeve në Komisionin për Reformën Zgjedhore, kreu...
"Top Channel", televizioni ortak me inceneratorët, tek...
Pas përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës...
Lulzim Basha ka nxjerrë para mediave “ushtarin” e tij, Enk...
Detaje tronditëse kanë dalë nga arrestimi i mjekut kir...
DEA vijon luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrim...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një deklaratë pë...
Forcat RENEA dhe të policisë kanë parandaluar një krim në ...
Gazment Bardhi do të mbledhë sot grupin parlamentar të...
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë ...
Mot i keq ka përfshirë pjesën veriore të vendit ku ka ...
SPAK ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Beri...
Sot, në orën 11:00, do të mblidhet Komisioni i Posaçëm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...