Rrezikuan pushuesit/ Bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në ligjin për prefektin që parashikojnë t’i japin më shumë kompetenca rolit të tij.
Në një konferencë për mediat, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se po krijohen Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike me synimin për rritjen e sigurisë në komunitet.
Ai deklaroi se këto këshillat do të drejtohen nga prefektët.
“Dua të ndaj me ju se po krijojmë edhe Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike, për të koordinuar më së miri të gjitha agjencitë ligjzbatuese që lidhen me sigurinë publike në çdo komunitet përgjatë zbatimit të paketës të sigurisë në shkolla. U kemi besuar prefektëve rolin drejtues në këtë proces dhe na ka rezultuar të jetë një rol efikas, por gjithashtu kemi identifikuar edhe disa ndryshime që lidhen me ta do të thosha unë, nevojën e rregullimit dhe të përcaktimit më qartë të vendimeve të Këshillave Bashkiakë apo të akteve të tjera të Njësive të Qeverisjes Vendore, të cilat kalojnë përmes filtrit ligjor të prefektit për ta reduktuar këtë numër në mënyrë që të lehtësojmë procesin e qeverisjes vendore, por pa harruar asnjëherë rolin shumë të rëndësishëm që ka prefekti në këtë kontroll.
Kështu që në këtë aspekt këto do të ishin disa prej çështjeve kryesore që mund të ndajmë në këtë proces të parë. Kujtojmë që është një ndryshim në ligj. Do të kemi mundësi që gjatë diskutimit në Kuvend që bashkë me deputetë, por dhe përfaqësues të tjerë ta diskutojmë më gjerë këtë nisëm ligjore. Dua të informoj publikun se kemi marr si referencë eksperiencat më të mira të rolit të Prefektit, kryesisht modeli francez, ai italian apo dhe rumun dhe besoj që pas miratimit të këtij ligji do të kemi një institucion Prefekti shumë më efektiv në procesin e ndërlidhjes mes qeverisë qendrore, qeverisë vendore dhe mbi të gjitha të organizimit më të mirë të punës në nivel vendor të agjencive shtetërore”, bëri të ditur ministri.
Balla mohoi zërat se me kompetencat e reja, prefekti mund të kërkojë shkarkimin e kryetarit të Bashkisë.
“Ka qenë një informacion i rremë lidhur me këtë qasje. Qeveria ka të drejtën e rasteve të propozimit të shkarkimit dhe në ligjin “Për qeverisjen vendore” përcaktohet qartë si zhvillohet ky proces dhe që vendimin përfundimtar e jep Gjykata Kushtetuese. Pra nuk ka një lajm lidhur me këtë pretendim të ngritur në media dhe nuk është e shkruar në ligj, nuk është e vërtetë”, tha ai.
Gjithashtu, ministri i Brendshëm theksoi se kompetencat e reja të prefektit nuk lënë hapësira përplasje me kryetarin e Bashkisë.
“Nuk ka asnjë përplasje të kompetencave të Prefektit dhe Kryetarit të Bashkisë. Prefekti është përfaqësuesi vendor i Këshillit të Ministrave. Ajo që për mua sot ka më shumë rëndësi, sa i përket rolit të Prefektit, është drejtimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, i cili bën bashkë të gjitha agjencitë për të garantuar sa më shumë siguri publike në çdo komunitet. Unë ju thashë nga zbatimi i Paketës së Sigurisë në Shkolla në territor, kemi kuptuar sa e rëndësishme është koordinimi i të gjitha agjencive ligjzbatuese në funksion të rritjes së cilësisë së sigurisë publike. Kemi qenë e mbetemi të qartë me publikun, Shqipëria kampione e Ballkanit jo vetëm në turizëm, por edhe në çdo fushë tjetër përfshirë sigurinë publike nuk është më një ëndërr, por një realitet për të cilën punojmë ta realizojmë çdo ditë”, nënvizoi Balla./ CNA
Hetimet e zhvilluara në Bashkinë e Tiranës dhe në disa ins...
Ilir Selmani, i cili është dënuar me 28 vite burg si p...
Ditën e sotme është mbajtur takimi i përvitshëm i Task For...
Zbardhet drafti final i Amnistisë Penale, që pritet të kal...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në një studio tele...
Policia ka arrestuar në Kuçovë babain dhe gjyshen e nj...
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në Ditën Ndërkombëtare të...
Shtyhet për në datën 6 mars, seanca për ish-ministrin ...
Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Ma...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Recep Tayip Erdogan k...
Drejtuesi i PD-së në Tiranë , Belind Këlliçi ka nxjerrë në...
Drejtuesi i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka komentu...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka ndarë disa fotot nga protes...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot në protest...
Pas përfundimit të protestës së opozitës në bulevardin "Dë...
Argita Malltezi ka deklaruar se njerëzit e mbledhur në kët...
Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berish...
Pasditen e sotme, opozita e bashkuar dhe aletatët e saj zh...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gamzment Bardhi i ka b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...