FOTO-Sherri masiv në Korçë/ Dalin pamjet nga përleshja
CNA ka siguruar pamje nga sherri masiv në Korçë, ku mbetën...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit paralajmëron zbatim të rreptë të ndalimit të celularëve në shkolla dhe bën thirrje për bashkëpunim mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.
Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në institucionet arsimore parauniversitare.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në mesazhin drejtuar nxënësve, mësuesve, prindërve dhe gjithë komunitetit, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar te mësimi.
“Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësira ku duhet të mbizotërojë kujdesi, përqendrimi dhe respekti për njëri-tjetrin dhe mësimin që kryhet në klasë. Prej disa vitesh ne kemi pasur si rregull që telefonat celularë nuk lejohet të përdoren gjatë orës së mësimit. Por këtë vit shkollor, duke parë përvojën e vendeve të tjera dhe studimet e fundit, po e forcojmë zbatimin e këtij rregulli, që të jetë realisht efektiv. Nuk jemi të vetëm në forcimin e masave të ndalimit të përdorimit të telefonave celularë në shkolla dhe vendet europiane i kanë aplikuar këto masa dhe e kanë përforcuar këtë vit këtë rregull. Ne po ecim në të njëjtin drejtim, sepse rezultatet janë të qarta: më pak shpërqendrim, më shumë sukses në mësim, më shumë mirëqenie për nxënësit.”
Ministrja sqaroi se vendimi nuk synon të përjashtojë teknologjinë, por ta orientojë atë drejt përdorimit të duhur.
“Ky vendim nuk është aspak kundër teknologjisë. Përkundrazi, është për të mësuar ta përdorim në mënyrën dhe kohën e duhur. Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Studimet e OECD-së dhe OBSH-së tregojnë se përdorimi i shpeshtë i telefonave te fëmijët ul përqendrimin, ul aktivizimin mes nxënësve në klasë, dhe gjithashtu, në disa raste, mund të rrisë edhe rrezikun e bullizmit.”
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se rregulli i ri është i qartë dhe i zbatueshëm për të gjithë dhe se përcakton qartë përgjegjësitë e mësuesve dhe prindërve.
“Në këtë vit shkollor rregulli është i thjeshtë për të gjithë: Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor. Mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli. Për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli.
Roli i prindërve është të bashkëpunojnë me shkollën duke e përforcuar mesazhin edhe në shtëpi, që fëmija të kuptojë se ky rregull është për të mirën e tij. Nëse ky rregull nuk respektohet në mënyrë të përsëritur edhe pas masave këshilluese dhe rekomanduese, drejtoria e shkollës vendos për ecurinë e masave të tjera sipas rregullave të përcaktuara në rregulloren e shkollës, si një sinjal i qartë që respektimi i rregullave, veç të tjerash, është pjesë e rëndësishme edhe e formimit edukativ personal.”
Në përmbyllje të mesazhit, ministrja Manastirliu bëri thirrje për bashkëpunim të plotë mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.
“Zbatimi i këtij rregulli është angazhim dhe detyrë e përbashkët, mësues, prindër dhe nxënës, që ora e mësimit të jetë orë mësimi, dhe për këtë na duhen librat, na duhet ta përdorim në mënyrë të përgjegjshme teknologjinë, sipas protokolleve të shkollës, duke i shërbyer arsimimit dhe edukimit të nxënësve, dhe mbi të gjitha na duhet shumë përkujdes, respekt dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin. Përgatitje të mbarë për fillimvitin shkollor të gjithë nxënësve dhe prindërve!”/ CNA
CNA ka siguruar pamje nga sherri masiv në Korçë, ku mbetën...
Lirohet nga detyra drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimi...
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për i...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sot në orën 10:00 do të paraqi...
Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, i ka dhënë lamtumirën regj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë mesazh n...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan ...
Një gjendje trafiku tejet e rënduar ka përfshirë mbrëmjen ...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka vijuar reagimet ndaj ...
Nga data 1 shtator, të gjitha gratë e grupmoshës 40–50 vje...
Këtë fundjavë në doganën e Kakavijës është regjistruar një...
Kjo fundjavë është përshkruar nga kushte atmosferike të pa...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokum...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në 8 dhtator në d...
Sot është faza e dytë e regjistrimeve për vitin e ri akade...
Mero Baze është shembulli më flagrant i krizës së thellë q...
Fortlumturia e Tij, Joani në të Dielën e XII të Mattheut k...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gj...
Politikani Pëllumb Pilinci i cili tashmë gjerësisht njihet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...