web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vëzhguesi amerikan nuk lejohet në seancën e Veliajt/ Nuk plotësonte kriteret ligjore

11 Mars 2025, 10:34, Aktualitet CNA

Vëzhguesi amerikan nuk lejohet në seancën e Veliajt/ Nuk

Vëzhguesi amerikan, Joshua Roberts, nuk është lejuar të marrë pjesë në sallën e gjyqit në seancën që po zhvillohet për Erion Veliajn.

Trupa gjykuese s'e ka pranuar Roberts-in sepse nuk plotësonte kriteret ligjore.

Seanca e sotme në Apelin e GJKKO-së po zhvillohet për shqyrtimin e ankimimit të Veliajt për ndryshim mase sigurie. Gjyqtari që shqyrton ankimimin është Engert Pëllumbi.

Ditën e djeshme shtetasi amerikan Joshua.E.Roberts u paraqit si vëzhguesi i procesit ligjor të kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliajt./ CNA





Lajmet e fundit nga