web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkon kthimin e llogarive/ Ajola Xoxa paraqitet në GJKKO

10 Mars 2025, 10:23, Aktualitet CNA

Kërkon kthimin e llogarive/ Ajola Xoxa paraqitet në GJKKO

Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme në lidhje me ankimimin që ka bërë për sekuestrimin e llogarive bankare.

Seanca ka nisur prej orës 10:00 dhe vendimi do të merret nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Xoxa akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Kujtojmë që ditën e sotme u rrëzua dhe kërkesa e nënës së Ajolës, Valbona Xoxa, për sekuestrimin e pasurive./ CNA





Lajmet e fundit nga