
Në Kuvend, në Komisionin e Medias, po zhvillohet intervistimi, ose, le të themi, prezantimi i kandidatëve për Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Një listë mjaft e gjatë. Pak e çuditshme, por ja që ndodhi, fillimisht në garën e parë të hapur vendet nuk u plotësuan, më pas pati një rihapje të garës dhe një shpërthim kandidimesh.
Duken njerëzit e lidhur me politikën, dirigjenca, konjukturat brenda Partisë Socialiste dhe Rilindjes, kryetarë komisionesh, ministra që kanë futur njerëzit e tyre këshilltarë, staf, struktura etj., me radhë. Bien në sy aktorë, emra të njohur, humoristë etj. Sërish ajo që bie në sy është mosplotësimi i kritereve dhe konflikti i pastër i interesit për shumicën e kandidatëve.

Ne po i sjellim sipas detyrave dhe nga kush janë propozuar apo postet që kanë mbajtur, për të mos i hyrë garës personalisht pasi këtë duhet ta bëjë Kuvendi. Nga emrat e paraqitur, gati 80% e asaj liste ka konflikt interesi, ka shkelje të kritereve ligjore. Prandaj Komisioni i Medias është proceduar në mënyrë të gabuar, pasi duhet që këta kandidatë të verifikohen e më pas të bëjnë prezantimin.
Duhet të ketë një filtër paraprak, nuk mund të ndodhë ecja përpara pa një filtër paraprak. Përse duhet të investohet Kuvendi për të dëgjuar 67 persona, kur në fakt 50 prej tyre mund të jenë në konflikt të pastër interesi apo në shkelje të ligjit pasi nuk plotësojnë kriteret? Ky është fakt.

Ne po publikojmë listën e plotë dhe pasi Parlamenti të kryejë punën e tij, pra procedurën, komisioni, ne do të nxjerrim emrat që janë në shkelje në rast se ata do të kalojnë garën. Në rast se skualifikohen në komision është diçka tjetër, por fakti është që shumica e asaj liste dhe emrat që janë në atë listë, pavarësisht se ka dhe emra të nderuar, janë në shkelje të kritereve ligjore dhe në konflikt të hapur interesi.
1. Agim Bajko – Aktor, Ish Drejtor i Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare për Fëmijë
2. Alfons Zenelaj – nga opozita, Gazetar, ish Drejtor i Radio Tiranës 2011 – 2016
3. Alket Braho – CEO i Visit Albania Tour Operator
4. Anila Varfaj – gazetare, moderatore, pedagoge në Universitetin e Arteve, Fakulteti i Artit Skenik, ish kandidate për Drejtor të 5. Përgjithshëm të RTSH
5. Anna Kove – përkthyese
6. Arben Muça – nga opozita, avokat, zv, kryetar i LZHK (Drejtues muzike në Qendrën Kuturore “Pjetër Gaci”, Shkodër)
7. Arben Derhemi – Aktor në Teatrin Kombëtar
8. Arben Lami – Ekonomist, ish Drejtor i AQSHF, Ekonomist, Drejtor i Drejtorisë së Projekteve në Qendrën Kombëtarë të Kinematografisë, Anëtar i Këshillit të Shikuesve dhe Dëgjuesve në RTSH.
9. Arian Syknej – koreograf
10. Arjan Çuliqi – drejtor i Teatrit Migjeni Shkodër, regjisor
11. Artan Reçi – Avokat, nga opozita, (Bashkëshorti Ardita Reçi ish anëtare e KDRTSH)
12. Artan Maku – piktor, regjisor
13. Artur Zonja – ish drejtor informacioni në RTSH dhe ABC News
14. Bardhyl Sejdarasi – anëtar i Këshillit të Statistikave INSTAT
15. Besnik Bisha – regjisor, nga opozita, Lektor në Universitetin e Arteve
16. Belioza Çoku – nga opozita
17. Blerti Delija – nga opozita Gazetar Star Plus TV Shkodër (Kryeredaktor Qendra Vendore Audiovizive, Shkodër. Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë Shkodër (2018-2022)
18. Bujar Kapexhiu – 81 vjeç, aktor, regjisor, skenarist, karikaturist
19. Drita Avdyli – ish drejtore e sektorit për shtetësinë dhe refugjatët në Ministrinë e Brendshme, kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.
20. Durim Neziri – Profesionist i lirë si piktor filmi dhe kostumesh
21. Edmond Zhulali – kompozitor, producent nga opozita
22. Elton Kadisi – Digitalb
23. Erion Prendi – Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Evangjelike të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare Edukim Për Jetën
24. Erjona Kakeli – aktore
25. Ermal Mulosmani – nga opozita, Ekonomist. Këshilltar pranë “Sigal”
26. Enio Civici – ish zëvendës ministër i Bujqësisë Tetor 2021 – Gusht 2024, kandidat i PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës 2023
27. Fatjon Hoxhalli
28. Floriana Paskali – muzikante, e bija e Odhise Paskalit, kandidate për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH 2025, Drejtore e Qendrës Ndërkombëtarë të Kulturës Arbroni 2012 – 2019
29. Gaspër Marku – gazetar Radio Shkodra
30. Genc Tomço – Inxhinier në RTSH dhe ATSH
31. Harilla Koçi – punonjës ose korrespondent ATSH
32. Hilda Gorica – moderatore kryesisht në media digjitale
33. Henri Muça – Top Channel
34. Hysni Gurra – nga opozita, Web Syri TV
35. Irena Myzeqari - doktore në Shkencat e Komunikimit, lektore në Universitetin Evropian të Tiranës.
36. Jonid Jorgji – Producent filmi, Drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative – Bashkia Tiranë, ish regjisor dhe një nga themeluesit e kanalit Living në Tring.
37. Kastriot Çaushi – aktor
38. Kristo Thoma – komentator sporti
39. Kristaq Pilo – aktor
40. Kleart Duraj
41. Klaudio Pulaha – Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri
42. Laureta Roshi – Gazetare dhe psikologe ligjore, kandidate për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH në shumë raste
43. Lorenc Vangjeli – gazetar, analist dhe ish redaktor në shtypin e shkruar
44. Malvin Kaçaj – këshilltar në Kuvend
45. Melsi Qirici – Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë
46. Merita Fanku – drejtore në Kuvend
47. Olimpjon Shurdi – Profesor i Asociuar Universiteti Politeknik i Tiranës IT
48. Olsi Abazi – Producent
49. Osman Mula – Kompozitor, nga opozita
50. Pano Xhixho
51. Petrit Beci – nga opozita
52. Rafaela Marteta – nga opozita
53. Raimond Cimbi – ish drejtor i Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, administrator i një studio muzikore
54. Rajmonda Bulku – aktore, nga opozita
55. Rezear Xhaxhiu – gazetar
56. Rita Gjeka Kacarosi – ish drejtoreshë e Teatrit Migjeni Shkodër, nga opozita
57. Robert Budina – regjisor, nga opozita
58. Rozeta Feri – aktore
59. Saimir Bakalli – s’ka shumë info, drejtor ekzekutiv i Fondacionit “JOSCELYN”
60. Silvja Gjepali – nga opozita Koordinatore e Mediave Sociale të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë
61. Sokol Gjoshi – Digitalb
62. Thanas Goga – Drejtor i Komunikimit për Ballkanin Perëndimor pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë
63. Valbona Lasku – Menaxhere e zyrës së BBC në Tiranë, konflikt interesi
64. Xhelil Aliu – 79 vjeç, regjisor, aktor
65. Ylljet Aliçka – nga opozita
66. Zamir Kokonozi – regjisor filmi dhe TV
67. Zylyftar Bregu – nga opozita, Pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë. Universiteti i Tiranës. Ish anëtar i AMA/ CNA
Ajola Xoxa është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e...
Apeli i Gjyaktës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e nënës së...
Këtë të hënë ju njohim me titujt kryesorë të gazetave në v...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka shpërndarë një shkrim pr...
Suela Harasani bashkëshortja e ish-deputetit socialist, k...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani është ndarë nga jeta...
Ilir Vrenozi, korçari më i famshëm ka shpërthyer për koali...
Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e t...
Gjykata e Apelit ka lënë fuqi dënimin me 30 vite burg t...
CNA ka zbardhur listën e plotë me emrat e 67 kandidatëve p...
Pak ditë më parë, CNA zbardhi 56 emrat që kandidojnë për a...
Pas shkarkimit të Leka Bungos dhe anëtarëve të Këshillit D...
Shprehja që vjen nga historia franceze e shekullit XVII se...
Gjykata e Lartë ka vendosur që të shtyjë shqyrtimin e reku...
Arben Rakipi, njeriu i skandaleve të njëpasnjëshme me ...
Për më shumë se një shekull, njerëzit në mbarë botën kanë ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbylljen e segmenti...
Aktivisti Aurel Kujtimi me anë të një statusi në rrjetet s...
Seanca në GJKKO për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Al...
Drejtori Policisë Tiranë, Elton Alushi, është paraqitur so...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...