web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj, tri orë në Apelin e GJKKO-së/ Detaje nga seanca

11 Mars 2025, 13:11, Aktualitet CNA

Veliaj, tri orë në Apelin e GJKKO-së/ Detaje nga seanca

Seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë nga Erion Veliaj po zhvillohet prej rreth tri orësh. Kryebashkiaku i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar një masë më të zbutur sigurie.

Gjithashtu kanë ankimuar masën e sigurisë dhe biznesmenët Elman Abule, M.P, G.S. dhe Sh. F..

Në detajet e dala nga seanca thuhet se për tri orë ka paraqitur argumentet vetëm avokati Ermir Beta. Aktualisht mësohet se po flet avokati Artur Selmani.

Më pas do të paraqesin mbrojtjen edhe 4 biznesmenët.

Vendimi për ankimimet do të merret nga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi./ CNA





Lajmet e fundit nga